E enjte, 28.03.2024, 09:39 PM (GMT)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Selatin Novosella - Kronisti i malbrezave

E enjte, 06.07.2017, 06:20 PM


SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË TË KOSOVËS

Selatin Novosella: veprimtar i pesë dekadave për çlirimin kombëtar

Mehmetali Rexhepi “Selatin Novosella-Kronisti i malbrezave”; botues SHBPK, Prishtinë, 2017, f.244

Lexues i nderuar!

Të premten, më 23 qershor të këtij viti (2017), doli si tërësi libri “Selatin Novosella-Kronisti i malbrezave”, botim i shtëpisë botuese: Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, i autorit dhe veprimtarit Mehmetali Rexhepi.

Libri me qasje eseistike për publicistikën historike të autorit, tashmë të dëshmuar Selatin Novosella, i referohet  shkrimeve  të kronistit, publicistit, të burgosurit politik, autorit të mbi tridhjetë veprave të karakterit përjetues e dëshmues, dokumentar e publicistik, duke rrokur e vlerësuar disa nga monografitë për figurat e organizatorëve të ngjarjeve të qëndresës shqiptare kundruall okupimit afatgjatë serb të Shqipërisë Lindore…Figurat e tilla si Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Rexhep Mala, Isë Kastrati, Ramadan Shala, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka… Këta veprimtarë dhe të tjerë para e pas tyre, u bënë  pararendës dhe frymëzues të ngjarjeve dramatike dhe pinjoj  brezash të vijuesve, të  kërkim-gjetjes së mënyrave për arritjen e çlirimit kombëtar dhe ndërtimin e një demokracie evropiane në trojet e lashta të Dardanisë...

Ndonëse këtu  nuk janë spikatur, gjithsesi nga studiues e penë shkrues të tjerë, duhet të spikaten malbrezat  e penës e të pushkës si: Esad Mekuli, Ali Hadri, Gazmend Zajmi, Ukshin Hoti, Fehmi Agani, Halil Alidema, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja... Adem Jashari, Fehmi e Xhevë Lladroci, Zahir Pajaziti, Ramush Haradinaj, Sali Çeku, Ismet Jashari-Kumanova, Tahir Sinani, Skerdilajd Llagami, Agim Ramadani, Hashim Thaçi, Kadri Veseli...

Në këtë libër, njëkohësisht, duke shkruar veç e veç për disa nga veprimtarët e çështjes kombëtare, ecejaket, sprovat, vuajtjet, demonstratat, organizimet guerile, luftën çlirimtare, ndërtimin e institucioneve demokratike; të gjitha këto ngjarje e personazhe e shpërfaqën madhështinë njerëzore dhe kombëtare për ballë mizorisë të dhunës  së pushtuesit... Si rrjedhojë e këtyre  ngjarjeve  lartësohen  personalitete, të cilat e shtrijnë veprimtarinë atdhetare deri në arritjen e lirisë pas shumë e shumë flijimesh, mohimesh, shkatërrimesh, rëniesh e ngritjesh... Njëri nga ata, padyshim është kryepersonazhi i dyzuar Selatin Novosella, veprimtaria, sprovimi, çiltërsia, devotshmëria dhe bëmat e të cilit, pas publikimeve të shkëputura të shkrimeve për akëcilën vepër të tij, i përmblodhi dhe sistemoi në këtë vëllim libri shkrimtari dhe kritiku letrar Mehmetali Rexhepi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora