E shtune, 20.04.2024, 11:27 AM (GMT+1)

Mendime

Kaltrina Hoti: Jetojmë nga përjetësia e të tjerëve apo nga vepra jonë!

E enjte, 06.07.2017, 09:18 PM


Jetojmë nga përjetësia e të tjerëve apo nga vepra jonë!

Nga Kaltrina VB Hoti

Duke e ditur historikisht se të gjitha projektet kombëtare janë krijuar nga Shoqëritë shqiptare që kanë vepruar jashtë Atdheut, dhe duke dashur që të jap kontributin tim dy vite më parë u ula rreth tryezës së Vatrës, Vatrës që e kam adhuruar që moti. Shoqëritë tona që nga Misiri, Stambolli, Sofja, Brukseli, Bukureshti, Vjena, Bostoni etj.., kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën tonë historike. Por sot a thua e kemi realizuar qëllimin që kemi zbehje të punës atdhetare në murgat apo jemi lodhur?! Nëse ideja e tyre e madhe nuk është realizuar, mos ndoshta nuk kemi idealist?! Besojë që idealist dhe atdhetar kemi se burimi i dritës rrezaton nga themeltarët e Federatës Vatra, por mos ndoshta jemi ulur rreth tryezës dhe kënaqemi me veprën e fjalës së moçme duke e përsërit vend e pa vend. Duke medituar rreth çështjeve të pazgjidhura dhe që janë si plagë në trupin e Mëmëdheut të copëtuar po them se duhet ndezur një zjarr në Vatër që sot tymon sa për të mos u fikur e që duhet të ngroh gjymtyrët e Atdheut. Sot kur në Amerikë ka intelektual të të gjitha profileve, artist e biznesmen, punëtorë e veprimtar , student e nxënës që e duan Shqipërinë, a thua ua kemi shtruar tryezën ku mund dhe duan të japin kontributin e tyre?!  Sot kur në Amerikë veprojnë shumë Shoqata, Klube, Organizata, Lëvizje të ndryshme shqiptare, ndër të cilët më e vjetra Vatra a ka një rrugë, a është ndezur ndonjë qiri për të bë dritë rreth një qëllimi, a ka një Projekt Kombëtar që do na ulë në një tryezë dhe në Kalanë e madhe të idesë së Lidhjes së Prizrenit çdo njëri të vendoj një gurë për të ndërtuar atë shtëpi të përbashkët që quhet Mëmëdhe. Mendoj se neve na duhet që t’ia themi njëri tjetrit ku ishim dje, ku jemi sot dhe ku duam të jemi nesër?! Nuk është turp të themi se u zumë në gjumë dje, nuk është turp të themi se nuk i besuam rinisë sonë që barti flamurin e çlirimit të Kosovës, nuk është turp të themi se u vonuam... por është turp që sot të merremi me vetveten si baballarë të kombit e mos të hapim dyert e të shtrojmë tryezën e ideve për të ardhmen tonë kombëtare. Mendoj se është koha që Federata Vatra të bëjë publike qëllimet madhore, të bashkojë të gjithë forcat intelektuale, ekonomike e atdhetare rreth vetes, të bëhet faktorë me rëndësi që jo vetëm t’i dëgjohet fjala por t’i respektohet vendimi. Është koha dhe jemi në të drejtën tonë historike që të ndikojmë në çlirimin e tokave tona, jo duke marr pushkët por dijen e diturinë dhe të ndikojmë që çamët të mund të vizitojnë vatrat e tyre, të iu kthehet prona, që të mos dëbohen shqiptarët në Mal të Zi por të iu njihen të drejtat e tyre, që shqiptarët në Maqedoni të gëzojnë barazi të plotë, që shqiptarët në Serbi të jenë element stabiliteti në mes të Kosovës e Serbisë duke ua njohur të drejtat si serbëve në Kosovë, që të mos ekzistojë dogana në mes Kosovës e Shqipërisë ky element denigrues për kombin tonë. Nuk janë këto që numërova punë të lehta, por nuk janë as të vështira nëse e kemi në pëllëmbë të dorës Shqipërinë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora