E enjte, 25.04.2024, 12:11 AM (GMT+1)

Mendime

Qazim Shehu: Njeriu i digave Dali Lika

E merkure, 05.07.2017, 08:28 PM


KUJTESA E  UJIT KTHYER NË DRITË

Për njeriun e digave Dali Lika

Nga QAZIM SHEHU

Për Dali Likën , i njohur si hero i hidrocentraleve,  njeri me ndihmesë të jashtëzakonshme në ndërtimin e tyre , mund të shkruhen radhë të gjata e të përsillet gjithnjë ajo kujtesë që ka nevojë e duhet të na transmetojë mesazhe ndërlidhëse me të sotmen. Edhe pse ka një vit që ai është ndarë nga jeta ,  koha reflektive  për të nuk matet me këtë vit , ajo matetme gjithë atë botë pune që shpalos portreti i tij i cili konturohet nëpër dekada lufte dhe përpjekjeje me natyrën për t`i shkëputur asaj përmes ndërtimit të mirat që ajo jep.Duhen edhe vite të tjera të cilat do vazhdojnë ta mbartin kujtesën e punës dhe të modelojnë gjithnjë  shembëlltyrën e nje njeriu të mirë dhe të ndershëm,  për të cilën shembëlltyrë aq shumë ka nevojë shoqëria jonë sot.

Sa herë udhëtoj nga Va Deja për në Fierzë, përmes kësaj bote ujore rrethuar nga male të lartë me peizazhe mahnitëse, dhe,  vetiu ,  njeriu e ndjen veten të përhumbur nga ai refleks epik i ujit,  nga kthesat e papritura të terrenit,  nga gjithë ai peizazh i mahnitshëm e,  sidomos nga digat madhështore të hidrocentraleve,  vepra të rëndësishme energjitike të Shqipërisë, të cilat i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin shtetit të ardhura të mira.Por tek i sheh ato diga të heshtura  s`ka sesi të mos mendosh për punën e atyre njerëzve,  të cilët të frymëzuar nga idealet e kohës,  shkrinë mendjen dhe pasionin e madh në ndërtimin e atyre digave, për ata inxhinierë projektues,  specialistë dhe punëtorë të thjeshtë që rrëfyen edhe momente heroizmi duke shkuar deri në sakrifica sublime,  vetëm e vetëm që të ngriheshin këto vepra gjigande, të cilat edhe sot janë rezistente dhe të pavdekshme.

Nëse historia është kujtesë,  kjo kujtesë nuk mund të lihet pa u shfletuar herë herë,  për të rrëfyer një gjest nderimi,  po edhe për të përafruar një model pune e përkushtimi sado i largët qoftë.Modelet gjihnjë e përmbajnë një bërthamë rrezatimi që ndjell për ide të reja e që shpreh mundësi dhe forcë për një popull që gjithnjë kërkon të ndërtojë diçka të re e cila u shërben edhe brezave që do vijnë.

E një nga këto figura është,  padyshim, Dali Lika nga Laç-Bruçi i rrethit të Matit,  i cilësuar në atë kohë si hero i tuneleve, pjesëmarrës që nga ndërtimi i digave të para mbi lumin e Matit e gjer tek Fierza.Ai e fillon punën që 14 vjeç ,  po nuk e pranojnë.Dëshira e madhe për punë e bën që të ngrejë 2 vjet moshën.E kështu vit pas viti, nga një vepër në tjetrën do të niste e vijonte jeta e këtij njeriu të paepur e së bashuk me Sali Vatën, do ta mbante me nder cilësorin:Luan i tuneleve.Atëhere njerëz të tillë stimuloheshin shumë nëpërmjet stimujve moralë,  bëheshin epiqendrae shtypit,  ndryshe nga sot kur konsumizmi kapitalist qendërson figura të modës apo të artisteve dhe të politikës.Ishte një veçori e kohës , pavarësisht nga tejkalesat që arrinin në lejfenizëm , që të ngriheshin figura si mite të punës, sepse në mungesë të stimujve matrialë duheshin krijuar pradigma të tilla të vlerësimit.Çdo kohë e ka të vetën,  por ama veprat mbeten dhe njerëzit nuk duhen harruar,  pavarësiht se herë herë gjërat merren sikur kanë ekzistuar,  kanë lindur nga dheu dhe harrohet se për ngritjen e tyre është derdhur djersë e gjak.Kështu,  Dali Lika u bë një figurë shumë e rëndësishme e kohës duke tërhequr vëmendjen e mjaft artistëve dhe kineastëve,  gazetarëve e duke i afruar takime edhe me udhëheqëite lartë të shtetit të asaj kohe.Figura e tij merret si model i frymëzimit për skenaristë e regjizorë dhe për të xhirohet filmi artistic” Yje mbi Drin”,  ku i mbështetur tek personi real, Dali Lika,  aktori i famshëm Sandër Prosi ndërton një figurë interesante të njeriut të punës me një plasticitet thjeshtësie epike,  ashtu siç dinte t`i luante vetëm Sandër Prosi.Ky film jo vetëm që jep dinamikën e jetës së asaj kohe,  dinamikën dhe impulsivitetin heroik të këtyre njerëzve,  po njëkohësisht skalit edhe portretin e njeriut më të përparuar përmes kohës dhe arritjeve të saj.Dhe kështu skulptori Robert Varfi realizon një bust të tij që ndodhet edhe sot në Galerinë Kobëtare të Arteve.Artistët e asaj kohe e kishin si prirje po edhe brenda kornizave të asaj kohe,  të trajtonin temën e punës,  njëkohësisht të sillnin motive nga jeta e njerëzve të thjeshtë, kjo e sillte një botë më vete të asaj kohe, pavarësisht klisheve apo dromcave ideologjikë,  megjithatë reale mbetej bota e këtyre njerëzve që shtjellohej përmes detajeve të sinqerta në një kuadër sugjestiv për kohën.

Një nga shkrimtarët e dëguar të asaj kohe,  Dhimitër Xhuvani që ka shkruar një varg romanesh si Tuneli,  Fan Smajli, e mjaft tregime , do të shkruante reportazhin pikant Hani i vogël.Tregimet dhe proza e Xhuvanit është mjaft realiste dhe me një shtrirje të thellë e të gjërë në kohë, ai ndoshta ka qenë shkrimtari më i mirë që e paraqiste me vërtetësi botën e punës.E për këtë edhe u dënua kur shkroi romanin Tuneli.Në tregimin e tij reportazh ai e pyet Daliun se sa sa vjeç ishte kur ai kishte filluar punë,  ndërsa Dali i përgjigjet:ja,  sa ky djalë…dhe i tregon me gisht Hanin e Vogël 14 vjeç,  të birin që e kishte marrë me vete të punonte në hidrocentral.Ky fakt i bën përshtypje shkrimtarit dhe qëndis një shkrim që do bëjë bujë për kohën.Lufta për punën dhe evidentimi përmes saj ishte një moto e kohës, jashtë kësaj motoje etiketoheshe si parazit i shoqërisë brenda konceptit të gjykimit të drejtë.Ndërsa kjo ide shtjellohej dhe merrte përmasasugjestionuese duke pasë figura të punës të cilat ridimensionoheshin sa herë në çaste të mbarimit të veprave.Kështu jeta e njomë e Dali Likës do niste që nga Shkopeti e Bistrica , nga Va Deja e Fierza, duke u etiketuar si Njeri i Digave,  Luan i Tuneleve .

Gjykuar nga koha e sotme jashtë çdo kornize ideologjike,  varësisht se ideologjia e bën punën e saj,  natyrisht rrëfimet ngjajnë disi të pabesueshme,  por duke e njohur kohën mirë e duke e zbritur realitetin brenda saj, duhet thënë se njerëzit në atë kohë besonin tek ideali i punës, rrinë me muaj pa shkuar në shtëpi,  gëzoheshin për një shpërblim material të njëfarësojtë e për triumfe morale të mëdha.Megjithatë,  sado që të flasim,  veprat mbeten trashëgim për brezat dhe këtu buron ai admirim i madh për këta njerëz,  të rëndësishëm dhe të thjeshtë, njerëz të kantiereve të mëdha dhe të sakrificave, planeve dhe afateve,  tejkalimeve të tyre dhe realizimeve të shpejta.Në Fierzë punonin atëher 17 mijë punëtorë, një kantier gjigand dhe ky numër i madh njerëzish i futur në zemër të maleve i shkëputi ujit dritën.E këtu nuk duhen harruar disa emra të mëdhenj të energjitikës shqiptare si Petrit Radovicka, Fahrudin Hoxha, Emin Mysliu,  të cilët gjendeshin gjithnjë në një marëhënie të ngushtë me punëtorët  duke parë sesi projekti i tyre merrte jetë përmes guximit të këtyre njerëzve të thjeshtë.Ka pasur edhe momente të vështira, avari e rreziqe, aksidente dhe vdekje,  por gjithnë është besuar se veprimi i shpejtë, mobilizues, kurajo, kanë qenë ato përbërës alkimistë të shpirtit njerëzor brumosur me idealet e kohës , të cilët në çaste të caktuara kanë dhënë rezultate të pabesueshme.Kështu ishte ajo kohë,  ndërsa ata njerëz që dinin të bënin sakrifica të panumërta natyrisht nuk përtonin edhe të sakrifikoheshin, .

Një episod nga jeta e Dali Likës na e jep më së miri këtë:U diktua se Diga ishte plasur diku.Dali Lika bashkë me shokë futet në ujë në kushtet e një temperature të ftohtë.U sjellin arkat me konjak, , sjellin peliçet e reja që do viheshin në vendin e dëmtuar,  pastaj ky vend do çimenohej.Dali Lika edhe pse e kishte peliçen e vet të vjetër nuk mendoi ta ndërronte.Ishte sedra e vërtetë e njeriut të punë, ndërgjegja e madhe,  ajo që i bënte këta njerëz të kryenin veprime tëtillla.Sot përpara një arsyetimi të tjetërllojtë kjo mund të duket si anakronike e zbritshme në kohë si e pabesueshme,  por kështu ka ndodhur,  ndaj këta njerëz shkëputeshin nga realitei i zakonshëm dhe bëheshin shembull për të gjithë , për të nxitur tek e zakonshmja njerëz të tjerë, që të ngjitnin grafikët e heroizmave dhe sakrificave të tyre.

Në jetën e tij të gjatë e gjersa doli në pension, Dali Lika e mbart më së miri epitetin :Njeriu i Digave,  ndonëse nuk është i vetmi ,  ndonëse janë me dhjetra arsye që ky epitet mbetet si një pasaportë heroizim dhe sacrifice, njëkohësisht  një motiv i atëhershëm dhe një gjest nderimi i sotëm dhe i kohrave që do vijnë për këta njerëz , të cilët të fymëzuar nga koha, pavarësisht si mund të gjykohet sot ajo, derdhën djersën në vepra të mëdha të dritës.Ky respekt ndaj Dali Likës është konkretizuar përveç veprave të artit dhe kujtimeve të bashkëkohësve të tij, edhe në dhjetra medalje e urdhra pune të klasit të parë, të dytë e të tretë nga Presidiumi i kuvendit popullor të asaj kohe.Por edhe komuna Rukaj,  rrethi i Matit,  e ka shpallur Dali Likën Qytetar Nderi.Është më se e kuptueshme.Zakonisht në rifreskimin e vlerave të historisë duhet gjithnjë të hapet një vend sa më i gjërë për njerëzit ëe mëdhej të punës,  pavarësisht sistemeve,  ideologjive.Sistemet ishin mbulesa dhe propaganda,  ndërsa këta njerëz ishin promotori i punës dhe realizimit të saj përmes guximit, heroizmit dhe sakrificës së pashembullt…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora