E shtune, 20.04.2024, 12:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kosova e vogël me zemër të madhe

E hene, 03.07.2017, 08:09 PM


KOSOVA  E VOGËL ME ZEMËR  TË MADHE

 

Moj Kosovë e vogël , me zemër të madhe –

Djemtë porsi petrita , vajzat si sorkadhe !

Dhunti sikur ti , nuk kanë tjerat shtete –

Lumenjtë  nga gjiri yt , derdhen në tri dete !...

 

N’ veri lumi Ibër , vjen në Mitrovicë –

Aty i bashkohen Llap edhe Sitnicë !

S’ bashku marrin rrugën , kalojnë për Serbi –

Shkojnë në Bullgari e derdhen n’ Det të Zi !

 

Po në Det të Zi , nga Kosova Lindore –

Shkon me krenari Morava Jugore !

Bashkë me te rrugëtojnë lumi i Moravicës ,

Edhe Lumi i Shtrembër , që vjen prej Kamenicës !

 

N’ Kosovën Jugore , lumenjtë rrjedhin prore –

Kalojnë shumë lugina dhe vende malore !...

Lepenci e Nerodimja nisen nga ky dhe –

Marrin rrugë të gjatë për  Detin Egje !

 

Lumi Nerodime , ka në funksion –

Një  bigëzim  human    bifurkacion !

Kësaj mrekullie  , mirë  t’ ia hapim  sytë –

Me këtë lloj dhuntie , n’ botë është vendi i dytë !

 

Dega e majtë  i futet  Sitnicës  në gji –

Bashkë me te merr rrugën drejt  Detit të Zi !

Dega e djathtë , merr  rrugën nëpër leqe e shelgje –

S’ bashku  me  Lepencin , derdhën  n’ Detin  Egje !

 

N’ Kosovë Perëndimore , lumenjtë rrjedhin prore –

Nga Rrafshi i Dukagjinit dhe bjeshkët malore !

Lumbardhi i Pejës , Prizrenit , Deçanit –

Janë burime t’ pastra nga gjiri i vatanit !

 

I merr Drini i Bardhë , bashkë me Erenikun –

Dhe të gjithë krenarë , mësyjnë Adriatikun !

Askund  kësaj  bote  , s’ ka këso marifete –

Nga një grusht Kosove  – me u derdhë ujë n’ tri dete !

 

Gjilan, më 22.06.2017.       Demir KRASNIQI

 

 

NJË SHTEGTIM PËR KUJTIM

 

Përmes telave  të çiftelisë –

Një këngë t’ bukur , unë  e kam ujdisë !

Me e këndua , unë , do t’ ia nisë –

Për shqiptarët e  Maqedonisë !

 

Si bylbyli    agim  të dritës ,

Do t’ këndoj  një këngë të rritës –

Për shqiptarët e Iliridës ,

Që s’ ia njohin termin e  frikës !

 

Do t’ kaloj  Luginë e Karadak –

N’ Kumanovë  të shkoj për konak !

N’ Kumanovë gjithë ku flitet shqip –

Bukës – bukë edhe  kripës – krip !

 

Do t’ kaloj  Grykën e Kaçanikut –

N’ qytet t’  Shkupit , do t’ ia  mësyjë  një mikut !

Valët e  gëzimit  seç më dridhen trupit –

T’ i  këndoj qytetit të Shkupit !

 

Do t’ kaloj  Sharrin e Kosovës –

Për konak  do t’ ia mësyjë  Tetovës !

Nëpër fshatrat e  Pollogut mbarë –

Do t’ iu  këndoj për trimat shqiptarë !

 

Do t’ kaloj  nëpër  bjeshkë të  Sharrit –

N’ Iliridë , buzë lumit t’ Valëbardhit ;

Do t’ia  këndoj  trimat  Gostivarit ,

Skënder Beut dhe Ismail Qemajlit !...

 

Do t’ kaloj liqenin e Mavrovës –

Për konak  do t’ ia mësyjë Kërçovës !

Do t’ ia këndoj trimat e Uskanës ,

  Zajazit , Qafës dhe Sulltanës !...

 

Do t’ kaloj Grykës së Radikës –

Për konak dua t’ ia mësyjë Dibrës !

Do t’ ia  këndoj luftërat dhe traditën ,

Do t’ia këndoj  trimat dhe  mikpritjen !...

 

Drinit t’ Zi , do t’i shkoj rreth buzës –

Me kënaqësi do t’i  këndoj Strugës !

Do t’i këndoj vekut edhe drugëzës ,

Sofrës , bukës , gjellëve dhe lugës !...


Do t’ marr rrugë  me ngrohtësi t’ kraharorit –

T’i  këndoj Prespës  edhe  Ohrit !...

Sa me gëzim rrugëve , unë  jam nisë –

T’ shoh  luginën e  Pellagonisë !...

 

Do t’ zgjedh  vargje  si dritë xhevahirit –

T’ia  këndoj  qytetit t’ Manastirit !

T’ia  këndoj  qytetit t’ Alfabetit –

Me fjalët ma t’ ëmbla  si lëngu i sherbetit !

 

Gjilan, më 03.06.2017.       Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora