E premte, 19.04.2024, 02:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Monografia për ish-Shkollën 'Skënderbeu'

E diele, 02.07.2017, 11:06 AM


U botua monografia për ish-Shkollën Normale “Skënderbeu” në Gjilan (1959-1974)

Nga Tefik Selimi

Ditë më parë, tre autorë: Shefik Haliti, Ilmi Rexhepi dhe Adem Ademi, pedagogë të arsimit në pension, botuan monografinë me titull: “Shkolla Normale “Skënderbeu” e Gjilanit (1959-1974). Një monografi e cila i ka munguar kaherë kësaj vatre të çmuar të diturisë në këtë anë të Anamoravës. Por, vullneti për punë dhe dashuria për ta lënë një dokumentar për shkollën në fjalë, ishte tek autorët e veprës një “gjë” e pashmangshme apo etje e pashuar, vetëm e vetëm për ta larë një borxh ndaj këtij institucioni shumë të rëndësishme të arsimimit dhe të edukimit të mesëm të një kohe që pati Gjilani me rrethinë.

Pra, entuziazmi dhe dashuria e tyre e flaktë ndaj kësaj vatre arsimore, i ka shtyrë këta “projektuesë” që, përkundër vështirësive e “sfidave” të tjera, që janë paraqitur rreth mbledhjes së të dhënave të nevojshme për hartimin e kësaj monografie, ata (autorët) nuk janë zbrapsur dot kësaj pune të vlevshme, përkundrazi, i ka inkurajuar edhe më tepër për ta ndriçuar sado pak këtë institucion të rëndësishëm arsimor për kohën, se cilës punë edhe ia kanë dalë faqebardhë.

Siç dihet, monografia në fjalë i kushtohet kryeshit ish-Shkollës Normale të Gjilanit, e cila shkollë ishte njëra nga vatrat e rëndësishme arsimore në këtë komunë. Andaj, siç shtojnë  autorët, për atë kohë, ajo (shkolla Normale) “ishte imperativ dhe nevojë e kohës” për faktin se, kërkohej që të bëhen përpjekjet për hapjen e një shkollë profesionale në aspektin profesisional, ekskluzivisht për arsimimin e shkollimit fillor. Andaj, si  shtohet në fillim të parathënies së kësaj monografie, Kuvendi Komunal i Gjilanit, pas analizave të ndryshme e të shumta, madje edhe të hollsishme të gjendjes  së asaj kohe të kësaj sfere të dijes, vendosi që ta hapë Shkollën Normale, një vatër shumë e kërkuar të arsimit, me të vetmin qëllim që t’i përmbush nevojat kadrovike në shkollat fillore të kësaj komune.

Pra, data e fillimit të punës së kësaj shkolle profesionale ishte 1 shtator e vitit 1961, ku themelues  i shkollës Normale ishte Këshilli Popullor i Komunës së Gjilanit. Me hapjen e kësaj fidanishte  të arsimit, sikur ndryshoi koha dhe u shtua numri i mësuesve me përgaditje përkatëse profesionale. Nga kjo vatër e diturisë dolën me qindra e mijëra mësues, të cilët, për atë kohë e më vonë, ishin kuadro profesionale jo vetëm në Komunën e Gjilanit, por edhe në komunat  tjera, si: Dardanë, Viti, Ferizaj, Kaçank, Bujanoc, Preshevë, Metvgjë e mese të tjera. Pra, nga ish- Shkolla Normale “Skënderbeu” e Gjilanit, dolën shumë figura të shumta të shkencës, të arsimit dhe të kulturës, të cilët, më vonë , këta u bën rreze drite për kauzën mbarë kombëtare shqiptare.

Autorët ë kësaj monografie nuk kanë hezituar të shtojnë edhe ndonjë shënim për rrugëtimin e gjatë të shkollës normale. Me aforizmën që i preferohet popullit: “Sa ka nevojë për shtet, për bukë e ujë, populli po aq ka nevojë për mësues” (Ruso). Prandaj, pason shënimi i atorëve të monografiës duke bërë fjalë për Shkollën Normale të Elbasanit e themeluar në vitin 1909, drejtor i së cilës ishte Luigj Gurakuqi, një figurë e ndriturë e kombit shqiptar. Bën fjalë për ministrin e arsimit, Ernes Koliqin, i cili, në vitin 1941-42, kishte dërguar në Kosovë mbi 200 muësues për përhapjen e dritës e diturisë nëpër shkollat fillore të Kosovës. Më vonë shohim se shkolla Normale hapen në Gjakovë (1946-53), Prishtinë (1953-1974), Prizren, Pejë, Vushtrri, Ferizaj e Gjilan.

Në monografinë në fjalë të tre autorëve gjilanas, shtohet për emërtimn e shkollës Normale me emrin “Skënderbeu”, mandej, siç thuhet nga autorët, “për shkakt të ruajtjes së kontinuitetit (Shkolla Normale, shndërrohet në Shkollë të Lartë, më vonë shndërrohet në Fakulteti i Edukimit dhe Universiteti). Në monografi flitet për kushtet nëpër të cilat punoi Shkolla Normale e Gjilanit, aktivitetet e saja jashtëmsimore në Shkollën Normale, mësimi praktik e të tjera. Po ashtu, në këtë monogafi flitet për drejtorët  e shkollës në fjalë, biografitë e tyre.

Shtohet se, Shkolla Normale pati 6 drejtorë, 5 shqiptarë dhe vetëm një serb, siç janë: Laza Stefanoviqi, Rabit Rexhepi, Rashit Gashi, Mustafë Veseli, Abdulaziz  Veseli dhe Hysen Latifi. Po ashtu, në këtë  “projekt” të rëndësishëm arsimor flitet për maturantët e shkollës Normale nëpër vite, duke fillaur nga 1959 gjer në vitin 1974. Në fund të kësaj monografie janë 26 fotografi autentike të kësaj kohe të mësimdhënësve dhe të shkollarëve të saj. Siç mësuam nga autorët e kësaj monografie, përurimi i këtij “projekti” publicistik do të bëhet në ditët e afërme në Gjilan.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora