E enjte, 02.12.2021, 10:11 PM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: Tallja monotone me Hitlerin

E diele, 02.07.2017, 10:18 AM


Tallja monotone me Hitlerin

Nga Ilir Muharremi

Hitleri thirrej në Nietzsche-n sepse i mungonte ambicia universale dhe nuk e meritonte titullin revolucion, pa dyshim Hitleri kërkonte të krijonte një perandori, dhe ideologët e asaj kohe besonin në perandorinë botërore. Hitleri dallonte shumë nga revulucinonet klasike, dhe nga Nihilizmi ai ka zgjedh hyjnizimin e irracionales, me këtë ai hiqte dorë nga universalja. Nietzsche nuk thirrej në këtë, por Hitlerin nuk e pengonte kjo. “Për këtë arsye, ai i takon historisë së revoltës dhe nihilizmit”, shkruan Albert Camus. Hitleri qe i pari i cili e ka krijuar shtetin mbi idenë se asgjë nuk ka kuptim, dhe se historia qe vetëm rastësi force. Diktatori nazist, është paraqitur në një ekspozitë kolektive “Artistët e rinj 2017” në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ai na vije si personazh komik, satirik, në formë të kukullës, dorën e djathtë e mbanë të ngritur (shenjë kjo e përshëndetjes naziste). Njerëzit kur e kujtojnë këtë, përpara ju del vdekja e lirisë, sundimi i dhunës dhe skllavërimi i shpirtit. Vërtetë fashizmi qe përbuzje, dhe fashizmi asnjëherë nuk mund të bëhet diç tjetër nëse nuk e mohon vetveten. Në gjithë atë imazh parodie, dora e tij tregon përshëndetjen origjinale të asaj kohe. A nuk qe shabllon kjo përshëndetje e cila është vërtitur me vite rreth botës dhe asnjë e re nuk doli nga artistët nga ky shabllon i dorës. Kjo për mua është jo artistike, është kopje e zbehtë. Hitleri nga Chaplini i cili bëri revolucion me përqeshjen e figurës,  dha lirinë njerëzve të tallen me të. Tallja me të në gjuhën e sotme të popullit “është bërë bozë ose bajate”, çka pas talljes ose gjithmonë mbetemi kopjues duke u tall me këtë figurë?!

Shpend Havolli fituesi i çmimit të parë, këtë figurë e kishte paraqitur në formën e kukullës, "Silphium" (skulpturë 88x20x12 cm),  rripi nuk ja mbante pantallonat Hitlerit, por aspak figura e Hitlerit nuk u tjetërsua nga ajo çfarë bënë artistët e më hershëm botëror me të. Për mua nuk qe provokim sepse kjo figurë është zhvatur tej mase nga bota, ndonëse tek ne ende është premierë, dhe kjo është mungesë e vizitave të Galerive botërore, ose punimeve në libra të ndryshëm të artit nga kritikët e famshëm të artit si: Gjulio Karlo Argan, Akile Bonito Oliva.

Pupeta ose kukulla, kishte për qëllim ndryshimin fizik, veçanërisht mimikë, sytë të njëtrajtshëm, pasiv, aspak agresiv, pastaj mustaqet qenë ato të Hitlerit. Trupi i hollë dhe pozicioni i trupit qenë shumë komike, sepse dihet qëndrimit i tij, andaj komedia vjen vetvetiu, dhe ngjante me kukullat e teatrit, të cilin fëmijët do ta shohin shumë të sinqertë, ndërsa ata që njohin anën historike të tij do qeshnin. Pushtimi i tij i pafund, pa të cilin ai nuk do të ishte asgjë, shtrembërohej, përqeshej përmes pantallonave të lëshuara te poshtë sikur një fëmije i cili në momentin e urinimit i lëshon të gjitha të poshtë. Veshja e brendshme krijonte më shumë humorin sepse u la e veshur, dhe kjo me qëllim të turpërimit. Kjo aspak nuk ndikon shumë artistikisht, ngaqë në thelb duhet të trajtohet problemi më i madh i Hitlerit, atë të cilin askush nuk e trajtoj: impotenca seksuale. Ishte vështirë që Hitleri të gjente ndonjë femër që i përgjigjej, andaj për ditë e më shumë ai tërhiqej në vetvete. Ai më dëshirë mbante kamxhikun në dorë, i cili i shërbente si stimulator për shërimin e potencës. Mesiguri lëvizjet e kamxhikut lidheshin me dëshirën seksuale, kjo qe e fshehtë për të arritur ereksionin. Në këtë kohë Hitleri qe në pubertet dhe i virgjër. Ai ishte homoseksual dhe heteroseksual, mashkull edhe femër, socialist dhe nacionalistë. Kjo mendoj do të ishte shumë më interesante sesa pantallonat dhe trupi i tij prej pupetës i paraqitur nga Havolli.

Artisti Havolli në ekspozitë paraqet figurën e tij në kontekst historik dhe shumë kujdes i kushton pamjes së tij e jo jetës intime të brendshme.  Në realitet Hitleri kishte kujdes shumë të madh rreth pamjes së jashtme. Andaj, kurrë nuk e hoqi xhaketën, atë e ka të veshur edhe në pupetën e Havollit, me këmishë. Pavarësisht sa ishte nxehtë Hitleri asnjëherë nuk e hoqi xhaketën. Madje askush nuk e ka parë nudo Hitlerin.

A duhet të qeshim me pupetën e Hitlerit? Hitleri e ka shpikur refleksin e pafundmë të pushtimit, pastaj ngriti sllogain: vetëm një shef, vetëm një popull, vetëm një zotërues nga i cili rrodhën miliona skllevër. Nëse e analizojmë shefin me popullin, nuk kemi organizmin të pajtimit, kemi aparatin që i bie parti për shtypje, atëherë kjo nuk kuptohej, ndërsa sot kritikohej dhe satirizohej përmes artit. Andaj, këtu e ndaj veprën me historinë. Ana historike është një gjë, vepra një gjë, por vepra këtu u përzije pak, rrodhi nga historia.

Hitlerin veten e konsideronte si shërbyes hyjnor, kërkonte t’i kthente të gjithë kah origjinat, atëherë origjinat janë në uturimën primitive. Bëhet fjalë për një Zot, për Adol Hitlerin, ky besim besohej se e shpie popullin në shpëtim. Tash nga ana estetike e veprës së Havollit, unë qesh me Hitlerin, nga ana tjetër njohë mirë krimet e bëra, por cilën duhet ta pranoj: satirën apo krimin? Unë parasëgjithash kur shohë dorën e ngritur, shoh Hitlerin dhe aspak nuk qeshë me të, sepse prezantohet historikisht i njëjtë, dhe nuk duhet të qeshë nëse trajtohet në këtë aspekt, kjo i bie sikur të qesh me krimet e Musolinit, Bin Ladenit, Sadam Huseinit.....

Krimet Hitleriane janë të pashoqe në histori, shtëpi të djegura, gra dhe burra të pushkatuar, fëmijë, kishte edhe fëmijë që u transferuan për t’u edukuar në religjionin e Hitlerit, krejt i bie shtatë milion hebrenj të vrarë, shtatë milion evropianë të depërtuar ose të vrarë, dhjetë milion viktima të luftës, kjo nuk i mjafton botës të mësohet të gjykoj ashpër për ndalimin e vrasjeve dhe vetëvrasjeve. Ky krim e bëri këtë njëri historik i cili popullin e vet e dërgoj në vetëvrasje, vetë ka thënë: “Nëse populli gjerman nuk është i zoti të fitojë, nuk është as i denjë të jetojë”. Nëse vërtetë duhet të qesh, atëherë ana komike qëndron tek intimiteti i Hitlerit, impotenca seksuale, por në aspektin biologjik kjo është e dhimbshme. Përqeshja e tij si diktator tashmë është demode, e shfrytëzuar shumë, artistikisht e punuar mrekullisht nga artistët botëror, përse na duhet ta përsëritim historinë e artit? Nuk e kuptoj: veprën e Havollit a duhet ta pëlqejmë si lodër, kukull, apo duhet të qeshim me figurën e diktatorit. Ta urrejmë, aspak, sepse kjo ndoshta përmes imagjinatës së tij dihet, por nuk dihet sa duhet të shpërthejë e qeshura dhe dashuria.

Në të sotmen kjo tallje është ripërsëritje, ajo kishte me qenë e fuqishme në kohën e Luftës së dytë Botërore ku ndodhin bombardime të pamëshirshme dhe masakrime sistematike, aty shpërtheu artisti zviceran Alberto Giacometi i cili pikturoi dhe gdhendi burra e gra si skelete që qëndronin të vetmuar në hapësirë. Figurat e tij të brishta e të vetmuara shprehnin ankthin dhe pasigurinë e periudhës së pas-Luftës. Vepra tjetër: “Shtylla e shoqërisë” nga George Grosz. Ushtarë mizorë marshojnë në sfond, ndërsa një prift bekon me budallallëk gjithçka. Satirizoi  udhëheqësit gjerman duke i bërë ata qesharak. Ai u persekutua për këtë lloj arti. Vepra është e madhe në kohën e duhur, por jo në vendin e duhur, ngaqë vendi globalizohet, kurse vepra e Havollit, tashmë ka demokracinë dhe lirinë e shprehjes, vetëm se është e vonuar.

Kuratorët e kësaj ekspozite ishin: Alban Muja dhe Rudina Xhaferi, ndërsa artistët e tjerë pjesëmarrës janë: Adea Pula, Altin Krasniqi, Din Azizi, Faton Mazreku dhe Jetullah Sylejmani.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora