Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Helmut Kohl, Medalia e Artë e shekullit

| E diele, 02.07.2017, 10:21 AM |


HELMUT  KOHL

MEDALIA E ART’ E  SHEKULLIT XX

Nga Fritz RADOVANI

Burrat e mendshem asht e vertetë që bajnë vepra të mëdha po jo, pa kenë Trima!

Ne jetuem me Ta, po Ata ishin aq pak sa, gati filluem me humbë shpresat e Lirisë.

Një Botë “moderne” e kaperthyeme nder misteret e luftave të rrebta e shfarosëse!

Armët e barbarve dhe tiranve të shekullit t’ “atomit” na kishin shperthye nder sofrat e bukës, kur gati po ngriheshim të ngopun... E aty filloi vorfnia!

Papa Gjon Pali II ishte Ai që e ndjeku Yllin e Dritës, gjithë rrugës vetem, se kje Trim!

Sa mjeshtri asht me dijtë me lutë të Madhin Zot! Po, asht edhe ma vështirë me punue per Ate, që gjithmonë Popujt e Botës i luten me na sjellë të mira me Lirinë e Atdheut!

30 Mars 1981... Atentat kunder Presidentit Amerikan Ronald REAGAN...

13 Maji 1981...Atentat kunder Papës Gjon PALI II... Asnjeni rastësi!

Burrat e shpresave të mëdha të njerzimit shpetojnë per Mrekulli... Portretet e Tyne asht e vertetë se u zverdhën, po guximi dhe Burrnia e Tyne e pashoqe mori flakë...

E Flaka e Tyne dogj edhe gurin.., po edhe betonin...

9 NANDOR 1989... Para orës 23 të natës Gjermanët shkatrruen pergjithmonë...

MURIN E BERLINIT... E bashkë me 41.91 km kufi të betonit të atij Muri, që nuk ishte tjeter veç një shemtim i gjithë Europës, u shpartallue edhe robnia komuniste.

186 Kulla rojesh vrastare u rrëzuen dhe u dogjen mbrenda nate... Nga 156,4 km kufi në total me Berlinin Perëndimor, 43,7 km ishin direkt në kufinin me Berlinin Lindor dhe 112,7 km në Qarkun e Potsdamit. 63,8 km të gjatësisë së kufinit ndodheshin në një zonë rurale, 32 km në një zonë pyjore dhe 22,65 km në zonë të hapun. Ndërsa 37,95 km e kufinit shtrihej në lumenj e liqej. (Nga Raporti STASI-it 1989)

RRUGA “BORNHOLM” e Berlinit u hap e para në oren 23...

10 NANDOR 1989, Ora 10 e mengjesit, në mbledhjen e Bundestagut në Bon, i pari u ngrit në kambë Kancelari Helmut KOHL, dhe mbas Tij të gjithë të pranishmit, të cilët filluen e kënduen Hymnin Kombtar të Gjermanisë.

Gjithë Bota e perparueme ishte në festë!...

Kur e ndigjova atë natë lajmin nga sytë me rriguen lotët, dishka parandjeva!

MBI FLETËT E BETONIT TË MURIT BERLINIT RRAHIN FLETËT PLLUMAT E PAQES... REAGAN, PAPA GJON PALI II, HELMUT KOHL E GORBAÇOV JANË SHPETIMTARËT E PËRJETSHËM TË NJERZIMIT...

Edhe sot zani burrnor i Reaganit ushton në Berlin: “Zotni Gorbaçov, hape këtë portë!.. Zotni Gorbaçov ... Zotni Gorbaçov, rrëzoje këtë mur!”

Vetem këte duhet të pyesin njerzimi: Sa popuj fituen Lirinë...me 9 Nandor 1989...

Sa njerëz fituen të Drejtën me kenë “njeri”... Sa piramida nuk lahën ma me gjak Rinije...në kërkim të Lirisë... Sa kampe pune shfarosje e interrnimi u shpërthyen njëherë e përgjithmonë... Sa burgje mbetën vetëm qendra muzeale vuejtjesh, urije e mjerimi...

Sa qendra torturash nuk u lejuen ma me vazhdue shfarosjen.... Sa kriminelë mbetën pa vra njerëz për kënaqësi ...e terror... Sa familje u çveshën nga rrobat dalluese të “luftës së kllasave”... Sa mija e mija njerëz fillue me harrue fjalën “frikë” nga sigurimi... Sa miljon vetë nuk kanë frikë me lutë Zotin... Sa miljon njerëz nuk janë ma të interrnuem...

Sa miljon njerëz bienë me fjetë pa frikë se i troket dera natën... Sa miljon njerëz filluen me kuptue fjalën “Liri”.... Sa miljon qej ujq nuk shkyejnë ma njerëz... Sa miljon ml. tel me ferra nuk rrethojnë ma njerëzimin... Sa miljon vetë nuk mendojnë ma veç me ngranë ... Miljona e miljona vetë ndër shekuj...do të kujtojnë me respekt Ata Burra Shteti që janë Shpëtimtarët e Njerëzimit nga komunizmi barbar, vrasës e gjakatar në Botë!

HELMUT KOHL, Ju falemnderës e Pushofshi në Paqë!

Melbourne, 17 Qershor 2017.