E merkure, 24.04.2024, 09:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Mercedes Gega

E enjte, 29.06.2017, 08:12 PM


Mercedes Gega

 

Momente fluturake


Momente fluturake lumturie

Përshkuan qiejt e syve të tu,

Kur dera e pritjes u hap

Dhe buzëqeshur, haplehtë hyri

Nje rreze e praruar flu.


Larg teje… s’mundem!


Larg teje dot s’gjalloj

Siç dot s’mundesh as ti

Sublimja gjer në dhembje

Fisnikja “dashuri”.


Unë kam jetuar

 

Në ballin tënd pasqyrë

Një rrudhë lehtë buzëqeshte

Sa herë balukja gri

Dy sytë t'i përkëdheldhte.

 

Dhe shndriste gjithë fytyra

Nga një dritë e praruar

Tek flokët ngrinte lart

E thoshte...

Unë kam jetuar.


13 shkurt 2017

 

Më prit...më ndje

 

Ja prit një çast

Për ku nxiton

Jam unë që flas

Vërtet s'dëgjon?!

 

Përse përvidhesh

Ndër fjalë të kota

E nisesh shtigjesh

Që dikton bota.

 

Jam unë që flas

Që isha dje

Për ty dhe ajër

dhe qiell pa re.

 

Jam unë sërish

Ngrij sytë, më ndje

I yti ajër

E qiell si dje.

 

30 maj 2017

 

Qetësi

 

E vërteta le të thuhet

Nuk të zgjodha

e me vetëdije plotësisht ta them :

" Unë jam e dashuruar me fjalën

Që në krye të herës kështu ka qenë!"

Mahnitem e sërish dot s'kuptoj

Me mua kjo është dashuri?!

Në momente kur dhe vetja më harron

Ti rizgjedh të jesh...

Aty!!!

 

30 maj 2017

 

Më mungon

 

Ka ditë që s’mudem

Të të jem pranë

Ashtu si s’mundesh

Dhe të kuptoj

Dallgët e ditës shpesh na përfshijn

Herë na përplasin...

Herë përqafojnë.

Kanë rrjedhur ditë...

Ca kohë në fakt

Që s’të jam pranë

Siç meriton

Ndaj munda sot

dhe dallgë dhe ditë

Drejt zemrës tënde

Të fluturoj.

Në sytë e tu

Të shplodh frymëmarrjen

Të them të dua dhe...

Më mungon!

 

2 qershor 2017



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora