E enjte, 18.04.2024, 10:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Sali Frangu: Vargu i bacës është pranverë

E enjte, 29.06.2017, 07:51 PM


VARGU I BACES ESHTE PRANVERE

(Duke lexuar vëllimin poetik “DUHAMA E VALBONES“ ke hyrë brenda e je duke  shpupurisë në shpirtin e sinqertë e aq delikat të vet autorit Zeqir LUSHAJ)

Nga Sali Frangu

-Te 12 librat e Zeqirit i kam lexuar me shume kenaqesi, por së fundi, vellimi "Duhama e Valbones" me redaktor poetin e publicistin e njohur Skender Buçpapaj, me pelqeu vertete ne menyre te veçantë se eshte bio dhe me shume mbrese. Aty e ka nderë të thahet gjithë shpirtin poeti. ndaj, po i dergoj per botim në VOAL.Ch shenimet e mia që i nxorra pothuajse bruto, ashtu si i hodha me sinqeritet sapo e mbylla kopertinen e fundit të ketij libri te kendeshem-

Këto ditë perfundova se lexuari vellimin poetik "Duhama e Valbones" të autorit Zeqir Lushaj ose Baca siç e therrasim ne miqte e tij që në vitet e rinisë... Ky vellim është njeri nder gjashtë librat e setit të dyte që na ka vene në dorë Baca  të shtypura në „Kristalina KH“ Tiranë, 2016.  Si mbarova se lexuari perftova një impression tejet të kendshem, një ndjesi freskie dhe lehtesimi. mu duk se edhe une në ato orë leximi udhetova në ato vise ku kish shetitur Baca me vargun e tij. Kaq bio, kaq jetesor është autori në hedhjen e vargut të tij në leter sa të merr me "dhunë", të çon të perjetosh e të shohesh me syte e tij të gjithë ato bukuri e detaje të viseve të Valbones bukuroshe, siç e quan vet autori, te Grise së tij aq te dashur ku eshte lindur e rritur Zeqiri, qe prej blinit-mriz në skaj t'oborrit e deri lart në kreshta mbi katund a te "guri i cikave"buzë sykaltres se Alpeve tona. Një udhetim tejet i gjatë por aspak i lodhshem. Ai të jep kenaqësi e të shlodh pa e kuptuar se si dhe unë them „kjo është magji e Baces“. Ai nuk e çan koken per rimat e standartet e poezisë, nuk kujdeset që të shkojë në sinkron me shijen shabllon të të shkruarit të poezisë. Baca na e leshon vargun perpara ne fleten e bardhe ashtu si i vjen, ashtu si e ndjen, ndaj eshte vetvetja në çdo strofë e varg. Dhe na teston ne‘: "a të pelqen keshtu si e kam thëne unë, se keshtu thuhet nga ne, a te shijon keshtu?" Dhe une i pergjigjem pa frike "më shijon pa mase".  Ai eshte i ndergjegjeshem se po mori kete pergjigje ja ka arritur qellimit, na e ka percjelle tharmin dhe lageshtine e  bereqetit krijues të shpirtit të tij. Dhe une si lexues dhe si konsumator i rregullt i poezise them se kur poezia e arrin kete ka arritur te japë mesazhin, ka arritur të vijë tek unë lexuesi siç e ka e ndjerë e menduar autori. Dhe kjo eshte poezi, poezi e nivelit të lartë.

Duke lexuar vëllimin poetik “DUHAMA E VALBONES“ ke hyrë brenda e je duke shpupurisë në shpirtin e sinqertë e aq delikat të vet autorit Zeqir LUSHAJ. Vargu i Bacës është pranverë, është fllad, është aromë blini e geshtenje, është buronjë e gurgullime Valbone, është plis, është burrë malsie e çikë e brishtë, është edhe zakon e adet. Vargu i tij shkon edhe në mergimin e larget pertej oqeanit. Lodhë në punet e renda të kurbetit e sfilitë prej mallit, lengon e perlotet, ulet të pushoje nën hijen e blinit në parkun e New Xhersit, por nuk çlodhet e freskohet dot se ky bli nuk eshte si ai, si Blini i dashur i Grisë. E serish kthehet aty ne vendlindje ku edhe pemet edhe fijet e barit edhe shkembinjte edhe ujet e burimit i njeh dhe e njohin aq mire, e çlodhin tek i thone mirseerdhe Bacë. Ketu vargu i tij gjen strehen e vertete pa permasa e pa skrupuj ne sjellen e tij në bregvalbonë, sepse ketu eshte atdheu, qe ai e do, e do aq shume. “Mos e harro hijen e babë-gjysh lisit/, Flladin që ta perkundi djepin…”,- shkruan autori që i kaloi plot 17 vite në hemisferen tjeter, në Amerikë. Dhe autori është burrë fjale, burrë bese e zakoni. E mbajti fjalen Zeqir Lushaj dhe ate qe thote e propogandon edhe per te tjeret e beri vet realitet, u kthye në atdheun e shtrenjte, në Tropojë, në Tiranë, në Shengjin, në të gjithe Shqiperinë. E kemi ketu dhe e duam fort.

Poezia e Baces, me një Cikel mjaft të qelluar të titulluar Syri i Liqenit, me 21 poezi, ben turin e saj edhe në Shkodren e bukur, në Shkodren e liqenit, në Shkodren e Kalasë së Rozafes qe autori jo vetem e njeh por edhe e don aq shumë, të shkolles pedagogjike “Shejnaze Juka”, te Shkodres e Cukalit, të Bik Ndojes e të Shirokes... Shkon atje se aty jo veç eshte formuar si mesues e intelektual i ardhshem, por ka njohur nje shoqri te gjerë , ka  "kullotur" shume mbresa në ato vite studimesh por edhe ka nje ruajtje shembullore te ketyre lidhjeve edhe sot mbas plot 5 dekadash. Ai eshte dashuruar me çdo gjë të Shkodres që ai ka pare e prekur. Dhe i ka kenduar me shpirt të ndere e me nostalgji që rralle kund gjendet në poezi. Mund te them pa frike se kjo pjese e vellimit tingellon si nje homazh nderimi per ate Qytet qe i dha aq shume e aq me cilesi ne nje moshe delikate e te etur per dije dhe aventure rinore. Nuk mund te themi gje me shume se vet autori „Kur nisna per Shkoder, sikur nisna per Gri...“.

Zeqir Lushaj eshte krijues teper i veçante e do te thoja eshte i veçante sidomos ne sinqeritetin e tij shpirteror dhe artistik. Shikoni sa bukur e mbyllë Ciklin per Razafen, per Shkodren, në poezinë e fundit , nr 21 me titullin kuptimplotë ...BORXH

 

Deklaratat në art

Nuk janë fort të mira,

Këtë normë letrare,

Unë, ka kohë që e di.

 

Veç, pa u deklarue,

Përpara Teje- Shkodër,

“Kështu e ashtu”

Nuk mund të rri.

…!

Syri i Liqenit,

Cikël me vjersha,

Loçka e zemrës,

Kryeqendra në Veri,

 

Asht… veç për Ty,

(Flen në hatër

Për jetë e mot)

 

Jam la në ujrat e Tua,

Po e laj (pak) edhe shpirtin,

Sikur… laj një borxh.

./.

Fjalet e teperta janë vertete të teperta në këtë rast. Shkurt dua të them publikisht se u kenaqa pa mase duke lexuar këtë vellim poetik. Faleminderit Bacë per kenaqesinë që më dhurove jo veç mua por te gjithe shokeve e miqeve që sa here takohemi të kujtojmë e komentojmë me dashuri. Vetem një verejtje kemi: -të shihemi më shpesh!

Në mbyllje të veshtrimit tim modest, (une nuk e kam penen e kritikeve te njohur qe kane shkruar per librat e Zeqirit si Fatmir Terziu, Adil Fetahu, Lutfi Alia, Drita Lushi, XHevahir Cirongu, Lulzim Logu, Tahir Bezhani e plot te tjerë), do të doja të beja një veçim per një poezi tejet perfaqesuese e tejet e shkrirë me autorin që është unik në stil, i drejtperdrejtë, mbreslenes deri diçka si në legjendë.

Vargje per nënën janë shkruar shumë e shumë, e shumë të tjera do të shkruhen. Nuk ka poet a prozator të mos kete shkruar dy radhë per nenen si krye-dashuri dhe sinonim i jetes. Por poezia e Baces "Nana u nis vete", eshte tharm i gjalle dashurie e mirënjohjeje, per ate që ben çdo gje per pjellen e saj, madje tallet dhe e sfidon edhe vdekjen. Elegji, balade, hymn a simfoni, quajeni si të doni, po kjo poezi e vesh nenen me nje petk epik që i rri aq bukur mes asaj bjeshke në bregvalbone.

Sa pak kam thene per aq shume sa na ka thene e dhene autori Zeqir Lushaj.

Të 12 librat e Zeqirit i kam lexuar me shumë kenaqesi, por së fundi, vellimi "Duhama e Valbones" me redaktor poetin e publicistin e njohur Skender Buçpapaj, me pelqeu vertete në menyre të veçantë se është bio dhe me shumë mbresë. Aty e ka nderë të thahet gjithë shpirtin poeti, ndaj, po i dergoj per botim shenimet e mia që i nxorra pothuajse bruto, ashtu si i hodha me sinqeritet sapo e mbylla kopertinen e fundit të ketij libri të kendeshem, e kqyra edhe shpindinen me kujdes nga ku Baca Zeqë krahas bjeshkeve te tij krenare, nga Qafë-Luzha e famshme, sikur me pershendeste edhe mua ketu ne tavolinen e punes, në Tiranë.

E di mire se libra te tjere ka neper duar Zeqir Lushaj, madje i lutem që të mos na‘i vonojnë shumë se mezi po i presim.

-Nga Tirana, Qershor 2017-



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora