E shtune, 20.04.2024, 03:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Zgoti kundërmues i majit

E shtune, 17.06.2017, 09:36 AM


Zgoti kundërmues i majit

 

Mehmetali Rexhepi

 

shikoje pendueshëm urrejtjen

mos e shih si kancer e kob

veshe me petale skofiare jo si rob

assesi t`ia shtrosh shtratin çerdhes së ulcerës

pa shpërthyer vrer  kapja dorën verës

lëre marrëzinë me rrënjë në erë

dhe ti kameleon indiferent

asnjë flutur nuk do ta gëlltisësh sivjet

krejt ngjyrat peng  për ty

nuk do ta identifikosh asnjë

*

do të përlajë shtrëngata

mbi drurin që e përpin flaka

diku me trajta të shëmtisë

pa asnjë dorë të zgjatur

le të jenë duart tuaja

masha për prush e gështenja

nëse nuk vlen të arnohet jeta

me infuzione të pleksura

e bardha drejt së bardhës

e bardha s`është e bardhë

pa shkrepur vetëtimat

pa e praruar djegien rrezet

*

ti nuk fale një shkëndijë

as teshë nuk qepe

ece lajthitjeve lakoreve

të ligjit engjëll  djallëzuar përkorave

grabite kur s`grabitej

volle kur hahej

të është ngjizur gjaku

ha-ha-ha-ha-ha-ha-ha

një fije avulli e mëshirës

i mbështillej si litari qafës viktimës

*

urdhërdhënës i të zezave të gjata

thoshin kundër thiut sëpata

tash çalaman e mjeran

majit zgotit tënd

lëvrijnë krimbat gëlojnë tundën

mbyllni gojën dhe hundën


Gjilan, më 30 maj 2013

Spitali Rajonal i Gjilanit



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora