E premte, 19.04.2024, 02:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Leci: Në shenjë kujtimi për Kryetarin e Besëlidhjes

E shtune, 17.06.2017, 10:02 AM


Unë me Bacën Emin, me rastin e pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Shoqata “Nëna Terezë”, Göppingen, 23.2.2013.

Në shenjë kujtimi dhe nderi në përvjetorin e dytë të Kryetarit të Besëlidhjes

Nga Xhafer Leci

Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti (24.09 1937-16.06.2015), ish i burgosur politik në ish-Jufgosllavi. Veprimtarinë e Tij politike dhe atdhetare e filloi në vitin 1952.Ishte mërgimtar i hershëm. Nuk humbi fare kohë për t`u kyçur në jetën politike, krahas mërgimtarëve tjerë të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët kundërshtuan me armë murtajën sllavo-komuniste të Enver Hoxhës dhe të Fadil Hoxhës me shokë. Organizator dhe pjesëmarrës, pothuajse, në të gjitha demonstrimet dhe protestat në Evropë, kundër pushtuesëve serbo-jugosllavë, të cilët, me provokimet e tyre të vrazhdëta, stërmunduan shpirtërisht dhe fizikisht shqiptarët. Plisi i bardhë i Emil Kasrtiotit, u bë simbol i kundërshtisë të pushtuesit shekullor. Ai themeloi “Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare”, duke botuar për herë të parë më 28 nëntor 1972, edhe fletushkën “Besa Shqiptare”, fjala e shkruar e së cilës u bë kushtrim për lexuesit e Mërgatës shqiptare. Emin Fazlija ishte një publicist kronikë, duke publikuar dhe ndriçuar shumë qindra figura heronjsh, të anatemuar dhe të harruar nga bijtë bastard shqipfolës qeveritarë, të djeshëm dhe të sotëm, për të vetmën arsye se ata ruajtën drejtëpeshimin në të gjitha kohërat, u rrjeshtuan djathtas, duke qendruar me stoicizëm deri në përmbyllje të ciklit jetësor.

Për çudi, heshtjes dhe harrimit nga kundërshtarët ideologjikë e politikë, së fundi, mërgimtarët po e përjetojnë edhe anashkalimin nga ana e bashkëmendimtarëve pushtetarë në Kosovë. Mospërfillja e mërgimtarëve në qasje politike, qoftë edhe shprehje e mendimit ndryshe, sikur po irriton pushtetarët e sotëm partiiakë dhe qeveritarë. Dhe, kjo është një mosmirënjohje cinike, për kontributin e tyre të dhënë, qoftë për mbijetesën e popullit të Kosovës, përgjatë ashpërsimit të regjimit shtypës millosheviçian...

Lavdi e përjetshme atdhetarit të devotshëm të çështjes tonë kombëtare Emin Fazlija !

Kopërtina e fletushkës me titull: “Besa Shqiptare”, botuar për herë të parë në Gjermani, më 28 nëntor 1972.

Spital-Klinik am Eichert Göppingen, 26.8.2012, po sa u ktheva nga pushimet verore, nga Kosova, përsëri vizitova Bacën Emin, cili atëherë ishte operue nga boshti kurrizor...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora