E premte, 19.04.2024, 11:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Vjollca Pasku: Pas disa vitesh

E shtune, 17.06.2017, 09:59 AM


Vjollca Tiku Pasku

 

PAS DISA VITESH

 

Dikur në dritën që lulëzoi dashuria ime e parë

fluturonim të dy me fjongon e ylberit drejt lartësisë

dhe në momentet e ndritshme, në telajon e bardhë,

pikturoja një kurorë ëndrrash në altarin e përjetësisë.

 

Ti më lodhe, si një kullë me gurë pa gjethe lulesh,

apo si një luan që mbretëron me ligje në mbretëri;

premtimet e tua shkuan si lumë i rrëmbyer me zhurmë

ku kthjelltësia u harrua në ndonjë letër të lagur në shi.

 

U largova, me një buzëqeshje, si të malit para dimrit,

teksa dhembja ime endej si dallëndyshe e verbuar në qiell,

lotët si murgeshat e virgjëra njomnin tokën e djegur

teksa duart grusht lëshonin shtrëngatën e fikur nën diell.

 

Çuditërisht, ti kthehesh pas disa vitesh e premton dashuri...

trazon një dhembje të shuar me hirin e yllit të Afërditës,

por asgjë nuk ndizet më, se hiri u shpërnda në lumin e jetës,

tani kam ëndrra nga spektrat e ngjyrave të reja të dritës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora