Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dea Halimi: Lepuri lazdrak

| E diele, 11.06.2017, 07:40 PM |


Lepuri lazdrak

Dea Halimi një shkrimtare e vogël, e cila librin e parë “Yjtë farfuritës”, ka botuar kur ishte në klasë të parë, duke vazhduar kështu me librin e dytë me tregime “Princesha e Dardanisë” , librin e tret “Gishtoja” një novelë dhe sotë promovoi librin e katërt “Lepuri  lazdrak” një novelë e cila ngërthen ne vet imagjinatën, lojën dhe përditshmërinë e fëmijëve . Libri ndërthuret me ngjarje  imagjinatave nga jeta e fëmijëve në të përditshmen e tyre. personazhe kryesor janë Lepuri lazdrak dhe kopshtari Nela. Libri është i ilustruar me ilustrime te  çarta që tregojnë vet ngjarjen e librit.

“Pjes nga libri lexuan në Këndin e Gjelbër  sot nxënësit e shkollës fillore “Elena Gjika”,  ndërsa Drin Pireci, Puhiza Salihu dhe Rita Kelmendi foli për librin dhe biografin e autores.

Librin “Lepuri lazdrak”, e botoi Shtëpia Botuese “FAD”, në Prishtinë 2017.

Libri u promovua në kuadër të manifestimit “Prishtina lexon”, në sheshin e Prishtinës.