E enjte, 28.03.2024, 07:19 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Muhaxhirët boshnjakë dhe të dëbuarit shqiptarë

E diele, 11.06.2017, 08:11 PM


Muhaxhirët boshnjakë dhe të dëbuarit shqiptarë

Asnjëherë nuk është thënë se nga krahina e Nishit deri në Vrajë, Serbia dëboi (1878-81) me masakre shqiptarët myslimanë e të krishterë. Propaganda serbe e turke gënjenin sikur janë shpërngulur myslimanët, pa e specifikuara përkatësinë e tyre kombëtare, meqë nuk u shkonte për shtatë. Pjetër Bogdani në një relacion dërguar Vatikanit shkruante se arbërorët e kësaj pjese të Dardanisë ishin katolik. Pati edhe skizmatik, për të cilat Bogdani po ashtu shkruante. Literatura e mëvonshme i përmend të përzierë arbërorë- katolik e ortodoks (skizmatik).

Nga Gani MEHMETAJ

Literatura jonë, duke shfrytëzuar burimet e njëanshme turke e serbe, pa i anketuar pasardhësit e të dëbuarve, nuk e thotë se nga krahina e Nishit deri në Vrajë, ushtria serbe dëboi shqiptarët e të dy besimeve. Literatura perëndimore pa burime të mirëfillta, në pjesën më të madhe i ra këtij teli, por megjithatë e thanë se të dëbuarit në pjesën më të madhe ishin shqiptarë. Sikur të kishin shkencë shqiptare në kohën kur na dëbuan nga kjo krahinë, përfundimet do të dilnin ndryshe.

Në literaturën dhe në historiografinë shqiptare po ashtu shpesh herë i përziejnë shqiptarët e dëbuar nga territoret etnike me boshnjakët - myslimanë, që u shpërngulen nga Bosnjë-Hercegovina. Pushtuesi turk muhaxhirë i quajti shqiptarët e dëbuar nga krahina e Nishit, muhaxhirë i quajti edhe boshnjakët që i mori me vete nga Bosnjë-Hercegovina. Dallimet e muhaxhirëve boshnjakë e shqiptarëve të dëbuar ishin të mëdha, esenciale, motivet e shpërnguljeve po ashtu ndryshonin.

1. Kur u tërhoq Perandoria turke nga krahina e Nishit, duke ia lënë shtetit të ri serb një pjesë të Dardanisë antike e mesjetare, serbët e armatosur bënë terror të paparë ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare (1878-1881). Me fiset aziatike myslimane serbët u sollën ndryshe: ua hapen rrugën dhe i orientuan nga Edreneja, sipas marrëveshjes me Stambollin. Myslimanët aziatik erdhën me pushtuesin dhe ikën pa therë në këmbë me pushtuesin. Mirëpo, shqiptarët e pambështetje pësuan tragjedi të paparë, i masakruan dhe i dëbuan në dimrin e acartë, qindra katunde ua dogjën, Nishin e shkretuan. Për fatin e tyre s'pati marrëveshje mirëkuptimi turko-ruse, s'pati as mëshirë.

Të dëbuarit nga krahina e Nishit e gjeten shpëtimin në pjesën tjetër të Dardanisë nga Llapi në Rrafshin e Dukagjinit. Por në mungesë të informacionit apo, sepse literatura serbe dëbimin e shqiptarëve të krishterë e hesht, askush nuk e thotë se nga krahina e Nishit Serbia masakroi e dëboi shqiptarët e besimit myslimanë e të krishterë. Literatura serbe këtë fakt e hesht, literatura turke i quan turq ose myslimanë, Pjetër Bogdani (1630-1689) në një relacion shkruante se arbërorët e kësaj pjese të Dardanisë ishin katolik. Literatura e mëvonshme i përmend të përzierë arbërorë- katolik e ortodoks.

Serbia i dëboi ata që nuk pranuan të bëheshin serbë, ndërsa me te shkelur refugjatët në krahinën e Llapit, ushtria turke i detyroi të ndërrojnë shqiptarët e krishterët të ndërronin fe, ndryshe i kërcënuan se do t'i kthenin nga erdhën. Ndërkaq, fatkeqit e dinin ç'i priste po i kthyen mbrapshtë, prandaj i dërguan në qendrat e konvertimit në Prishtinë, që mori emrin Lagja e Muhaxhirëve. Aty ua mësuan fenë myslimane, agjërimin, mënyrën e re të sjelljes etj. Një pjesë të të dëbuarve, pasi i konvertuan i kthyen sërish në Llap, pjesën tjetër i shpërndanë në territorin e Dardanisë, ose i mbajtën në Prishtinë. Të parët e njërit nga prijësit e kreu të Bashkësisë Islame të Kosovës, kur hynë në Merdare, para 120 vjetësh të krishterë ishin. Njëri nga ta rrëfen në qarqe të mbyllura se si ushtarët turq e detyruan familjen e tij t'i mbyste derrat, kafshë shtëpiake që i morën me vete nga katundet e Nishi, ndryshe me derra s'mund të hynin në Llap.

Në këtë lumë refugjatësh shqiptarë u përvodhën edhe tartarë e fise aziatike, që dikur u sollën mizorisht ndaj arbërorëve, veçmas pas vdekjes së Pjetër Bogdani. Ndër refugjatë, turq nuk pati, sepse Perandoria turke të vetët i mori në Turqi.

2. Kur Perandoria turke ia lëshoi Bosnjë-Hercegovinën Austro-Hungarisë (1878), një pjesë e boshnjakëve sllavofolës ikën nga vendi i tyre, të cytur nga turqit disfatist, sepse nuk donin ta pranonin Perandorinë e kaurit. Boshnjakët e shpërngulur, luajal ndaj Turqisë, i vendosën në krahinën e Pazarit të Ri, Peshterit e Mbasbjeshkës (Rozhajë, Tutin, Turjak etj) të banuar me shqiptarët e fisit të Kelmendit. Me ndihmën e muhaxhirëve boshnjakë turqit e bënë islamizimin dhe sllavizimin e kelmendasve. Me muhaxhirët boshnjakë Turqia manipuloi duke i hedhur kur i duheshin në territorin e Bosnjës kundër austriakëve, por njëkohësisht i përdorte kundër shqiptarëve në krahinën e Peshterit e Pazarit të Ri. Pjesën tjetër të muhaxhirëve-boshnjakë Turqia i vendosi dhunshëm në Shqipëri nga Shkodra deri në Elbasan.

3. Që të krijonin huti, apo pse në gjuhën e tyre nuk kishin emërtim tjetër, Turqia edhe të parët edhe të dytët i quanin muhaxhirë, megjithëse dallimi ishte i madh. Shqiptarët e krahinës së Nishit deri në Vrajë, ikën nga territori shqiptarë, duke u vendosur prapë në territorin e tkurrur shqiptarë, pra ata nuk erdhën në tokën e huaj, pavarësisht që pronë e shtëpi i lanë nën okupimin e Serbisë. Muhaxhirët boshnjakë ikën nga territori i tyre, por erdhën në vend të huaj. Edhe sjellja ishte ndryshe. Të dëbuarit nga krahina e Nishit u integruan me lehtësi në territorin etnik, sepse kishin një gjuhë, një histori, një kulturë dhe një traditë. Malli për vendlindjen i gërryente vazhdimisht, ashtu sikurse i ndoqi ndër breza tmerri i masakrave. Muhaxhirët e Bosnjës më vështirësi u integruan në vendin e huaj, apo nuk u integruan, pavarësisht që pjesa më e madhe e tyre nisën të flisnin shqip. Perandoria turke i përdori kundër shqiptarëve, ua dha tokat e shqiptarëve, i shndërroi në fanatik islamik Ata ishin për t'ua qarë hallin- refugjatë të keqpërdorur e të mashtruar nga pushtuesi turk, të përbuzur nga vendësit.

Një pjesë e muhaxhirët boshnjakë në Shqipëri asnjëherë nuk arritën të integroheshin, me lehtësi instrumentalizoheshin. Haxhi Qamili (dum baba), njëri ndër prijësit më famëkeq antishqiptarë, i ndërsyer nga Turqia, muhaxhirë boshnjakë ishte. Ramiz Alia, prijës komunist, i këtij soji ishte, muhaxhirë boshnjak. Jo pak muhaxhirë nga Bosnja e pushtuan Shkodrën. Turqia donte t'i armiqësonte me vendës, prandaj edhe sot Shkodrën qytetin margaritarë e ka mbuluar islamizmi më i egër në Shqipëri.

Muhaxhirët boshnjakë në kohën më të re në një katund të Fierit për një ditë u shndërruan në serb, sepse i bleu ambasade serbe në Tiranë. Kështu, Murati u bë Milorad, Nafija u bë Nada, Mirsada u bë Millojka, Emiri u bë Strahinja.

Muhaxhirët boshnjakë të financuar e të keqpërdorur nga shoqatat terroriste arabe e turke pas vitit 2000 u bën islamikët më të egër në Shqipëri. Këta muhaxhirë e tundin flamurin islamik sa t'i nxjerrin sytë edhe në Dardani. Kreu i partive e shoqatave fetare, pastaj pjesë e madhe e hoxhallarëve që flasin turpshëm për heronjtë tonë kombëtar me prejardhje muhaxhirë janë.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora