E marte, 23.04.2024, 11:01 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Fetnete Ramosaj: Krimet serbe në Kosovë (IV)

E hene, 01.09.2008, 07:40 PM


Fetnete Ramosaj

Krimet serbe në Kosovë
PA APOLOGJI
Me fakte kundër shpifjeve

SERBIA NUK ZGJODHI MJETE PËR TË ARRITUR QËLLIMET E VETA

Gjatë ofensivës masive të forcave serbe të ndërmarrë në rajonin e Dukagjinit, në gushtin e vitit 1998, burimet e MUP?it serb bëjnë të ditur se janë vrarë edhe këta policë: Zhelko Bozhiq (1952), Vishegrad, i vrarë më 2 gusht 1998 në Jabllanicë të Gjakovës. – Duhet vënë në dukje se ditën e sulmit të forcave serbe mbi Jabllanicë (tash Shqiponjë), më 2 gusht 1998, janë vrarë pjesëtarët e UÇK?së: Idriz Bajram Gucati (1952) nga Polaci dhe Azë Zekë Brahimaj (1921), nga Jabllanica, e cila më pas është masakruar e prerë copë?copë me thika bashkë me të ëmën, 95?vjeçare.? Ndërkaq të njëjtën ditë në luftime në Cermjan është vrarë dëshmori Jeton Idriz Hoxha (1973), nga Cermjani; Branko Gjuriçiq (1969) nga Grabanica, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1990, i vrarë më 2 gusht 1998 në Grabanicë të Klinës; Nebojsha Saviq (1967) nga Manjaku, komuna Vladiçin Han, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1993, i vrarë më 5 gusht 1998 në Rakovinë; Miroslav Petroviq (1964), polic i MUP?it të Prishtinës, i vrarë më 9 gusht 1998 në luftimet e zhvilluara tek Suka e Bitesheve; Zoran Jovanoviq (1973), Lebanë, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1994, i vrarë më 10 gusht 1998 në fshatin Bitesh, komuna e Gjakovës. – Më 10 gusht 1998, në luftimet e zhvilluara në këtë vijë të frontit (në Shaptej) kanë rënë dëshmorë luftëtarët e UÇK?së: Jusuf Skënder Kelmendi (1975) nga Peja dhe Arben Tahir Hajdaraj (1976) nga Shapteji. Pjesëtari i MUP?it të Serbisë prej vitit 1997, Branisllav Nikoliq (1974), është vrarë më 11 gusht 1998 në rrethinën e Pejës; Zoran Aniçiq (1970), Prijepolje, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1994, i vrarë më 16 gusht 1998 në afërsi të fshatit Lybeniq të Pejës. Në luftimet e zhvilluara në Voksh të Deçanit, më 15 gusht 1998, janë vrarë major Millorad Ragjenoviq (1962), pjesëtar i MUP?it të Verbasit, Zdravko Miskin (1957) oficer i MUP?it të Novi Sadit, kapiten Dragolub Shukoviq (1960) nga Kovina, pjesëtar i MUP?it të Pançevës dhe oficeri Gojko Vojinoviq (1958) nga Krushçiqa, pjesëtar i MUP?it të Vrbasit; Zenun Gashi (1957) nga fshati Kosuriq i Pejës, oficer i stacionit të policisë së Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë në Pejë, prej 10 majit të vitit 1982 pjesëtar i MUP?it të Serbisë, i vrarë në luftime gjatë ofensivës serbe në muajin gusht 1998. Në luftimet e zhvilluara në Loxhë, më 6 korrik 1998, janë vrarë pjesëtarët e MUP?it serb: Srgjan Peroviq (1962) nga Peja, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1981, Mirko Radunoviq (1962) nga Dashinoci i Deçanit, pjesëtar i MUPit të Serbisë prej vitit 1981, Dejan Preleviq (1974) nga Kovraga e Istogut, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1994 dhe Millorad Rajkoviq (1957) nga Broliqi i Pejës, pjesëtar rezervë i MUP?it të Serbisë prej vitit 1985 dhe janë plagosur nëntë të tjerë.28 Ndërkaq, Goran Petroviq (1968), nga Beogradi, pjesëtar i Brigadës Speciale të Policisë prej vitit 1995, është vrarë më 15 gusht 1998 në luftimet e zhvilluara në Loxhë të Pejës. Dihet mirëfilli se gjatë verës së vitit 1998, forcat serbe fshatin Loxhë të Pejës, e plaçkitën dhe e shkatërruan tërësisht deri në themele. Pa përmendur viktimat civile, nga ana e UÇK?së, në Loxhë kanë rënë dëshmorë: Tahir (Sali) Shala (1965) i rënë më 5 korrik 1998, eprori Rrustem Beqir Bruçi (1958), nga Isniqi, eprori Lumni Musë Surdulli (1969), nga Vushtrria, Enver Tahir Alaj (1975) nga Drenoci, Xhavit Tahir Qufaj (1969) nga Peja, të vrarë më 6 korrik 1998, Rexhë Haxhi Morina (1962), dhe Selman Zhujë Morina (1940), të dy nga Loxha, janë vrarë më 11 korrik 1998. Më 15 gusht ’98, forcat serbe, prej orës 5.45 të mëngjesit deri në orën 6, Loxhën e bombarduan njëkohësisht me katër aeroplanë ushtarakë të tipit jugosllav “Orao” dhe me gjashtë helikopterë ushtarakë. Menjëherë më pas, nga shumë drejtime kanë vazhduar granatimet me artileri të rëndë, me tanke e blinda,? duke e mbajtur fshatin nën zjarr të pandërprerë të artilerisë e të forcave të këmbësorisë së ushtrisë serbe.29 Pothuajse tërë ditën njësitë e UÇK?së bëjnë rezistencë heroike. Nga ana e UÇK?së bien në fushën e nderit komandanti i vijës së frontit në Loxhë, Skënder Haxhi Çeku (1955), nga Çyshku i Pejës, Ahmet Deli Shala (1969) dhe Valon Sokol Shala (1977) të dy nga Loxha. Të njëjtën ditë në luftimet e zhvilluara në Graboc, vritet Ahmet Bajram Krasniqi (1966) nga Peja. Organet e MUP?it serb pranojnë se në Rrafshin e Dukagjinit gjatë luftimeve janë vrarë edhe policët: Dragolub Ristiq (1955), polic i Brigadës së Policisë së Sekretariatit të Beogradit, i vrarë më 10 maj 1998 gjatë sulmit të ndërmarrë kundër vijave të frontit në Baballoç të Deçanit; Nikola Jovanoviq (1973), oficer, pjesëtar i MUP?it serb të Shabacit, prej vitit 1993, i vrarë më 24 maj 1998 gjatë sulmit të ndërmarrë kundër pozicioneve të UÇK?së në Baballoç së bashku me shefin e sektorit të kategorisë së I?rë të MUP?it të Shabacit, Rade Popadiq (1956). – Në këtë vijë të frontit nga ana e UÇK?së ka rënë dëshmor Ramiz Sadik Botusha (1974) nga Baballoçi, i vrarë më 25 maj 1998. Nexhat Adem Humaj (1977), nga Baballoçi, i vrarë më 11 gusht 1998 dhe Zenun Mun Mataj (1975), i plagosur rëndë në luftimet e zhvilluara në Baballoç më 11 gusht. Ndërroi jetë më 25 gusht 1998, në Spitalin Ushtarak në Pagarushë. Polici serb Dragolub Gjukiq (1964) nga Peja, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1987, është vrarë në luftimet e zhvilluara në Strellc të Poshtëm, më 25 maj 1998. Të njëjtën ditë në pengim të depërtimit të forcave serbe në fshat, që kishin depërtuar në disa lagje të fshatit të cilave ua kishin vënë zjarrin, bie dëshmor luftëtari i UÇK?së Ismet (Hazir) Ukaj (1976) nga Strellci. Dragan Bjelanoviq (1973) nga Peja, pjesëtar i MUP?it serb të Pejës prej vitit 1992, i vrarë më 29 maj 1998 në Çallapek gjatë ofensivës ndëshkimore të forcave serbe të ndërmarrë kundër fshatrave Vranoc, Baran e Çallapek të Pejës; Dushan Urosheviq (1967) nga Beogradi, pjesëtar i Brigadës Speciale të Policisë, i vrarë më 31 maj 1998 në luftimet e zhvilluara në Deçan; Zhelko Shijan (1960) nga Beogradi, pjesëtar i Brigadës Speciale të Policisë së Serbisë prej vitit 1993, i vrarë më 1 qershor 1998 në luftimet e zhvilluara në vijën e përfshirë në luftime Deçan – Carrabreg – Lloçan. Dihet se forcat ushtarako?policore dhe paramilitare serbe, më 26 maj 1998, sulmuan qytezën e Deçanit, duke përdorur tërë makinerinë luftarake, ku luftëtarët e UÇK?së rezistuan për pesë ditë me radhë. Edhe në Deçan, si kudo tjetër në Kosovë, me theks të veçantë, u sulmua popullsia civile shqiptare. Pjesa më e madhe arritën të evakuohen në zonat më të thella, ndërsa, fatkeqësisht, një pjesë u zunë peng dhe u dërguan në Manastirin e Deçanit që nuk shërbente si tempull fetar, por si një kamp përqendrimi dhe komandë e forcave serbe. ”Ky, manastir asnjëherë nuk u vu në mbrojtje të shqiptarëve dhe së paku të distancohet nga dhuna, terrori dhe politika gjenocidiale e pushtetit hegjemonist serb. Në fakt, shumë argumente dëshmojnë se para dhe gjatë luftës manastiri i Deçanit ishte çerdhe e forcave komanduese, paramilitarëve, madje edhe vend?strehim i disa kriminelëve. Vetë, disa nga personeli fetar i këtij manastiri, para se të ndodhin disa krime ndaj civilëve shqiptarë, nga dëshmitarët okularë është parë duke ushtruar me armë zjarri (automatikë dhe pistoleta) në vendin e quajtur “Lluga e Mark Gegës”. Dhe më pastaj, në afërsi dhe rreth këtij Manastiri, vetëm gjatë majit të vitit 1998, janë vrarë 6 shqiptarë civilë nga komuna e Deçanit. Këto ngjarje, pastaj kanë shkaktuar urrejtje të arsyeshme, ngase aktorët e këtyre krimeve kishin për vendstrehim këtë objekt të “Shenjtërisë serbe”. Sipas evidencës së KMDLNJ?së më 5 maj të vitit 1998, pasi që janë mbytur me torturë pleqtë Hajdar H. Kuqi dhe Bekë S. Cacaj nga Deçani, janë gjetur të ngulfatur në ujin e Lumit të Bardhë (ish?Bistrica e Deçanit) që rrjedhë në afërsi të këtij manastiri. Dy ditë më vonë, tek Laura, përkatësisht 200 m larg këtij objekti fetar është vrarë punëtori i hidrocentralit “Kozhnjer”, Vehbi Mustafa (61), i cili në atë rast kthehej nga puna. Vrasjet kanë vazhduar në kontinuitet. Të nesërmën është vrarë edhe Haki D. Kamberaj (36) nga fshati Lëbushë. Ndërkaq, më 21 maj 1998, në afërsi të shtëpisë së tyre vriten edhe pleqtë nga Isniqi: Bajram O. Osdautaj dhe Rexhë S. Pajazitaj. Këto janë vetëm disa nga krimet që dëshmojnë për “rolin fetar” dhe “human” të këtij manastiri dhe “shenjtërisë” së këtushme”.30 Në luftimet e zhvilluara në vijën e frontit Deçan ? Carrabreg ? Lloçan, nga ana e UÇK?së kanë rënë dëshmorë: Nagip Muharrem Cacaj (1959), Brahim Zymer Mushkolaj (1954), Isa Lush Kuqi (1955), Bajram Rrustem Gogaj (1943), Valdet Muzli Kuqi (1969) të gjithë nga Deçani; Blerim Ahmet Dervishaj (1974) nga Irzniqi, Lavdim Rexhep Likaj (1978), nga Carrabregu, Adem Zeqë Ukëhaxhaj (1964), komandant i Shtabit të UÇK?së së fshatit Carrabreg, Muharrem Rrustem Lataj (1976), Faik Jahë Ukëhaxhaj (1963), Besim Bilall Ukëhaxhaj (1962), Tafil Brahim Kasumaj (1950), Shaban Rexhë Kasumaj (1954). Ndërsa më 13 korrik 1998, në vijën e frontit në Carrabreg kanë rënë dëshmorët Rexhë Sadik Qorraj (1961) dhe Artan Nezir Qorraj (1980), nga Carrabregu. Polici serb Nenad Remishtar (1969), pjesëtar i MUP?it të Gjakovës, thuhet se është vrarë më 13 qershor 1998 në luftimet e zhvilluara në afërsi të Kpuzit në magjistralen Klinë?Gjakovë; Dragan Stamenkoviq (1961) nga Nishi, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1993, i vrarë më 14 qershor në luftimet e zhvilluara në Rakovinë; Sasha Jovanoviq (1966) nga Beogradi, pjesëtar i Brigadës Speciale të Policisë prej vitit 1985, i vrarë më 14 qershor 1998 në luftime të zhvilluara në rrethina të Pejës; pastaj, Dejan Mihajloviq (1971) Uzhicë, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1992, i vrarë më 11 korrik 1998 në sulmin e ndërmarrë kundër vijës së frontit në fshatin Strellc; Ivan Erakoviq (1967), pjesëtar i Brigadës së Policisë nga Beogradi, i vrarë më 12 korrik 1998 gjatë sulmit të ndërmarrë kundër pozicioneve të UÇK?së në Carrabreg të Deçanit; Bicok Zoltan (1964) nga Crvenki, komuna Kula, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1983 dhe Zoran Qeraniq (1962) nga Peja, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1993, të vrarë më 22 korrik 1998 në përleshjen e zhvilluar në paralagjen Dardania të qytetit të Pejës. – Në këtë përleshje, nga ana e UÇK?së kanë rënë dëshmorë Hysen Ukë Komoni (1980) nga lagjja Dardania e Pejës, Demë Avdyl Shala (1964) nga Graboci i Pejës dhe Hajdin (Hamid) Vrenezi (1946) nga Çyshku i Pejës. Për Mladen Batançevin (1956) nga Novi Knezhevci, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1993, thuhet se është vrarë më 23 korrik 1998 gjatë sulmit të ndërmarrë kundër pozicioneve të UÇK?së në Rastavicë; Velibor Stojanoviq (1974) nga Vranja, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1994, i vrarë më 25 korrik 1998 në luftimet e zhvilluara në Junik. Po më 25 korrik ’98, në luftimet e zhvilluara në vijën e frontit Junik – Dobrosh vritet luftëtari i UÇK?së, Vezir Hysen Ademaj (1971), nga Sheremeti i Gjakovës. Më 27 korrik, bie luftëtari Fetah Hasan Krasniqi (1972), nga Gjyrgjeviku i Klinës. Më 28 korrik, në Jasiq bien Mirsat Idrizaj (1976), nga Lubozhda e Istogut, Avdyl Jasiqi (1966), nga Jasiqi, Arif Gjoci (1965), nga Gjocjat, Shkëlzen Gacaferi (1971), nga Juniku, Xhevdet Plava (1959) nga Cermjani, etj. Më 6 gusht në Junik bie dëshmor Bashkim Avdi Leku (1972) nga Baica e Gllogocit. Më 10 gusht, në Junik, bien dëshmorë Bedri Veli Shala (1969), nga Negrovci, komuna e Gllogocit, komandant i Brigadës 134 të UÇK?së, eprori Bekim Fazli Berisha (1967), nga Graboci i Pejës, eprori Përmet Ilir Vula (1978), nga Gjakova, eprori Elton Gëzim Zherka (1979) nga Gjakova, etj. Në luftimet e zhvilluara në komunën e Deçanit gjatë vitit 1998, po sipas burimeve serbe, thuhet se janë plagosur policët: Dragan Stojanac, polic i MUP?it të Mitrovicës së Sremit i plagosur më 30 maj 1998 në luftimet e zhvilluara në Strellc të Epërm; më 25 maj 1998, në luftimet e zhvilluara në vijën e frontit në Rastavicë plagoset Milladin Novakoviq, komandant i punktit të MUP?it serb në Junik. – Ndërkaq, më 26 maj, në vijën e parë të frontit në Rastavicë bie dëshmori Arben Shaqë Qerimaj (1976) nga Gllogjani dhe plagosen rëndë luftëtarët Shefqet e Agron Mustafaj, po nga Gllogjani. Polici Sllavko Tomasheviq, thuhet se është plagosur rëndë në luftimet e zhvilluara në Deçan, më 30 maj 1998. Policët e MUP?it serb të Deçanit Miloje Petroviq, Sllavko Ashanin, Branko Bullatoviq dhe Radule Sedllareviq, janë plagosur në përleshje me njësitë e UÇK?së në fshatin Lëbushë, më 14 qershor 1998. Vidomir Shalipur, pjesëtar i MUP?it të Pejës, është plagosur, më 15 qershor 1998, në luftimet e zhvilluara në Drenoc të Deçanit. – Më 14 qershor 1998, në luftime me forcat serbe në Drenoc vriten pjesëtarët e UÇK?së, Armend Tafil Kukleci (1975) nga Peja dhe Blerim Selman Lokaj (1975), nga Prejlepi, të dy pjesëtarë të njësisë speciale si dhe Tahir Rexhep Alaj (1940), nga Drenoci. Polici Marko Shkoriq, pjesëtar i MUP?it të Suboticës, thuhet se është plagosur më 22.6.1998 në Pobergjë, ndërsa Sasha Gjorgjeviq, pjesëtar i MUP?it të Smederevës, është plagosur në luftimet e zhvilluara në Voksh më 8 korrik 1998. – Gjatë kohës së luftimeve në Voksh, më 7 qershor 1998, zhduket nga forcat serbe derisa ishte në vëzhgim luftëtari i UÇK?së, Isuf Camë Mazrekaj (1938), nga Vokshi, ndërkaq më 7 korrik 1998, bie dëshmor Agim Abaz Mazrekaj (1970), nga Sllupi i Deçanit. Novica Radojkoviq, pjesëtar i MUP?it të Smederevës, thuhet se është plagosur më 8 korrik 1998 në luftimet e zhvilluara në Rastavicë. Goran Stojanoviq, pjesëtar i MUP?it të Beogradit, i plagosur më 12 korrik 1998 në luftime në Strellc. Dragan Petroviq, pjesëtar i MUP?it të Somborit, i plagosur më 16 korrik 1998 në luftimet e zhvilluara në Isniq. Sadri Bahtiq, MUP?Novi Sad, i plagosur më 19 korrik 1998 në luftimet e zhvilluara në Carrabreg. Zdravko Mudriniq, MUP?Novi Sad, i plagosur në luftimet e zhvilluara në Pobergjë më 20 korrik 1998. Goran Çorto, MUPNovi Sad, i plagosur më 22 korrik në luftime në Pobergjë. Mladen Batanijev, MUP?Kikinda, i plagosur më 23 korrik 1998 në luftime në Drenoc. Millan Grçajiq, MUP?Novi Sad, i plagosur më 24 korrik 1998 në luftimet e zhvilluara në Voksh. Ivan Radeviq, MUP?Pejë, i plagosur më 27 korrik 1998 në luftime në Strellc të Epërm. Vetëm gjatë ofensivës së gushtit 1998 janë plagosur policët serbë Dragan Mitroviq, Mirko Kojda, Nebojsha Arsiq, Petar Kovaçeviq, Urosh Velimirov, pjesëtarë të MUP?it të Novi Sadit të plagosur në Hulaj; polici i MUP?it të Prishtinës Slobodan Velkoviq, polici i MUP?it të Novi Sadit Gjuro Lavrosh, të plagosur në Gllogjan; polici i MUP?it të Novi Sadit, Ranko Zhdrnja, i plagosur në Gramaçel; Gjoka Dimiq, pjesëtar i MUP?it të Sremski Karlovcit, i plagosur në Voksh; Zoran Nikoliq, pjesëtar i MUP?it të Malit të Zi, i plagosur rëndë në Baballoç; Radoica Perishiq, pjesëtar i MUP?it të Çukaricës, i plagosur në Carrabreg; Millan Domatenoviq, i plagosur në Junik etj. Raportet serbe po ashtu dëshmojnë për plagosjen e një numri të konsiderueshëm të policëve serbë gjatë zhvillimit të luftimeve në vijën e frontit në Prejlep si p.sh.: policët Boban Velkoviq dhe Dushan Kovaçeviq, pjesëtarë të Brigadës së Policisë të MUP?it të Beogradit, të plagosur më 12 qershor 1998; Zoltan Tot, polic i MUP?it të Suboticës, i plagosur më 22 qershor; Vladimir Terzin, polic i MUP?it të Somborit, i plagosur më 2 korrik 1998; Sasha Jankelin, polic i MUP?it të Beogradit, i plagosur më 5 korrik 1998; Petar Bojçiq, polic i MUP?it serb të Mitrovicës së Sremit, i plagosur më 16 korrik 1998; Radoje Babiq, polic i MUP?it të Vershacit, i plagosur më 30 korrik 1998 në Prejlep etj. Duhet vënë në dukje se gjatë luftës, në radhët e policisë serbe, sidomos të atyre nga Vojvodina, ndodhin edhe një varg vetëplagosjesh për të mos marrë pjesë në front. Kështu, sipas burimeve serbe, më 24 korrik 1998, në Rastavicë vetëplagoset polici Zhivice Vlajiq, pjesëtar i MUP?it serb të Pançevës; Stevan Laliq, MUP?Pançevë, i vetëplagosur më 25 korrik 1998 në Sllup; më 31 korrik 1998, në malin e Hereçit, vetëplagoset polici i MUP?it të Suboticës, Bozhidar Radovanoviq; më 4 gusht në Pobergjë vetëplagoset polici Ivan Shashiq, pjesëtar i MUP?it të Novi Sadit; Mirosllav Kazhaviq, MUP?Gjakovë, i vetëplagosur më 4 gusht 1998 në Deçan; më 31 gusht 1998 në Prejlep vetëplagoset polici i MUP?it të Zrenjaninit Jana Anin; më 7 shtator 1998, në Baballoç, vetëplagoset polici i MUP?it serb të Suboticës Dragan Boshkoviq etj.31


Të dyja, më 3 gusht 1998, janë varrosur në një varr të përbashkët në Jabllanicë.
28 Shih Zloçini albanskih…, vep. e cit. më lartë, f. 55, 156; adresa në internet
http://www.mup.sr.gov.yu.
? Është gjuajtur nga Bello Poja e Zagërma, nga lagjja Dardania e Pejës, nga Gorozhdeci dhe nga Podi i Gështenjave në Deçan. (KMDLNJ - Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor
serb…, vep. e cit., f. 43).
29 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb mbi popullatën shqiptare në regjionin e Pejës, vep. e cit. më lartë, f. 43.
30 Letër e hapur e kryetarit të KMDLNJ-së në Deçan, Musa Berisha, drejtuar komandantit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralit Skiaker, institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe mjeteve të informimit. (Cit. sipas Hysen Ibrës, UNESCO legalizoi përvetësimin e kishës (manastirit) shqiptare të Deçanit nga Serbia okupatore, “Fokusi”, nr. 72).
31 Dokument i gjetur në stacionin policor të Deçanit, në korrik të vitit 1999.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora