E merkure, 28.09.2022, 08:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Kadri Kadiu: Për poetin Meti Fidani

E premte, 09.06.2017, 06:54 PM


Kadri Kadiu

PËR POETIN METI FIDANI

(Marrë nga Libri " Dheu që dhemb")

Në Librin tim "Mall e Dashuri", kam shkruar dhe për Poetin e talentuar por të shumëvuajtur devollit, Meti Fidanin. Metin nuk e lanë të vazhdonte shkollën në Universitet por nuk e ndaluan dot që edhe në kampe internimi dhe në kantiere ndërtimi ai të bëhej poet. E dua aq shumë Metin,  si njeri e si poet, sa që edhe këtë Libër dua ta stolis me një poezi të tij, të titulluar "Ç'pate Nënë që më bëre", duke shtuar dhe një koment timin modest.

Ja poezia e Metit:

 

"Pse më bëre, ç'pate nënë

I dënuar paskam qenë

Pse s'më flake në hendeqe

Më dhe rrugën me orteqe

 

Sa më linde mora dhenë

Zvarrë çapita Myzeqenë

Një kolopuç i internuar

Pse më bëre moj e uruar

 

Pse më bëre që të vuaj

Më dhe penën që të shkruaj

Ëndrrat e bukura fëmijërore

Vargje qëndisa në fletore

 

Mbusha libra, poezira

I recitova sa u ngjira

Një ditë katilët u mblodhën

Poezitë në kosh m'i hodhën

 

Desh Partia t'iu verë zjarrë

Hëngra breshërin' e parë

Më dhe rrugët moj kërcure

Çantë hallesh mbi sup më vure

 

Nëpër vepra jetim jam rritur

S'lashë shkollë pa trokitur

Tok me 10-tat portën shtynja

Por s'më linin që të hynja

 

Shtynja,shtynja dhe s'e dija

Prapa portës ish biografia

Portën s'ma hapi laneti

Mbeta lypsar te fakulteti

Si Luli i vocërr nëpër mure

Pse më bëre moj kërcure

 

Ky kurbeti ç'paska qenë

Pse më bëre, ç'pate nënë

Ngjitu zbritu nëpër skela

Çarë duart thela-thela

 

Thyer brinjë e thyer këmbë

Më dolli shpirti ndër dhëmbë

Ka të liga, ka të mira

Ka në botë plot trazira

 

Sa herë fishkëllen një frenë

Bobo, djemtë ku do jenë

Më shtrydhi, më ha meraku

Gjersa vijnë, pa pikë gjaku

 

Kanë makina e motorë

Gdhihem me zemër në dorë

Janë të rinj iu merr koka erë

Shpesh i bien shkurt e prerë

 

I kam të ëmbël si mjalti

I kam unë s'i ka asfalti

E në fjetsha si kukudhi

Më del në ëndër i paudhi

Ç'është kjo jetë me kusure?

Pse më bëre moj kërcure?

......

Po ç'them kështu, s'më ka lezet

Jam i pari, jam si mbret

Kur kam shpirtin e gëzuar

Me djem e nuse i rrethuar

S'ka si unë, jam i tëri

Ndrittë nëneja që më bëri".

.....

Dhe unë i përgjigjem Metit:

 

Po ç'po thua more Met

I paarritshmi poet

E dimë, ke hequr hukubet

Po nëna të kish me kimet

 

Ti je mbreti i poezisë

Lum ajo nënë që të dha sisë

Ti je nderi i Devollit

Shkon në gjurmët e Agollit



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora