E enjte, 25.04.2024, 03:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Vrasja e Adelina Arifit

E merkure, 07.06.2017, 07:51 PM


VRASJA E ADELINA ARIFIT

 

Nga fshati Sllatinë ,

Komuna e Tetovës –

Vajza Adelinë ,

Na iku para kohës !

 

Ishte 11 Gushti ,

I vitit 2001 –

Kur  armiqtë nga grushti ,

Gjuanin nëpër shtëpi !...

 

N’ Rataj , Zhillcë  t’ fshatarëve ,

Ishin stacionuar –

Shtëpitë e shqiptarëve ,

Këtu për t’i  sulmuar !

 

Pa mëshirshëm gjuanin ,

N’ drejtim të shtëpive –

Pa e kursyer jetën

E  t’ rriturve , as  fëmijëve !

 

Një plumb i mallkueshëm ,

Një shtëpi e goditi –

Ku e vrau vogëlushen

Adelinë  Arifi !

 

N’ moshën 11 vjeçe –

Ajo ra dëshmore !

Iku me buzëqeshje –

N’ fytyrën engjëllore !

 

Mu kur priste librat

E klasës së pestë –

Atë na e vranë bishat ,

Armiqtë e pa besë !

 

Nga kjo ngjarje  krimi ,

Në tokën Ilire –

Adelina Arifi ,

Pushon si martire !

 

Gjilan, më 24.05.2017.  Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora