| E marte, 06.06.2017, 05:56 PM |
Jusuf Zenunaj
GËZOHU O POPULL
Qeshen malet,
lumenjtë edhe fusha,
këndojnë Vushtria,
Peja edhe Krusha
andej nga Gryka
valle hedh Rugova,
Prishtina në dasmë,
në këmbë e gjithë Kosova.
Gumëzhijnë foltoret
në fshat si n'qytet
zërat zhurmues
në garë për pushtet.
Një ëndrrimtarit
për karrigë n'komunë
seç iu ngatërrua vargu,
ishte pa gjumë,
heshtja pushtoi shesheshin,
askush nuk bëzani,
nuk flet patrioti
që i kishte dalë nami
për trim e atdhetar,
goja iu mor
s'nxjerr dot një fjalë.
Tjetri shumë i rryer
në politikë,
që nga koha e Titos
flet pa presë as pikë.
Nuk zihet ngusht
për laps , as për letër
këtë punë e ka mjeshtri
është ujk i vjetër.