E enjte, 28.03.2024, 03:50 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Tragjedia e familjes Zymberi

E merkure, 31.05.2017, 05:52 PM


TRAGJEDIA E FAMILJES ZYMBERI

 

Më 24 Maj ,

  vitit 2001 –

  Sllupçan , pa faj ,

Ndodhi  tragjedi !

 

Nga  këto  sulme  tmerri ,

  armikut  gjakatarë –

Familja Zymberi ,

Humbi 10 anëtarë !

 

U tmerrua Sllupçani ,

Shkupi , Kumanova ,

Presheva , Llojani ,

Shqipëria e Kosova !...

 

N’ këtë botë cep me cep ,

S’ ka rast si t’ Sllupçanit –

Vrasin  fëmijët    djep ,

Kasapët e Ballkanit !...

 

24 Maji ,

Ishte ditë e zisë –

Predha pa pikë faji ,

Ra n’ bodrum t’ shtëpisë !

 

Seç na u dridh katundi ,

Nga vaji dhe tmerri –

10 anëtarë i humbi

Familja Zymberi !

 

Predha  prej  armiku ,

N’ bodrum të  shtëpisë –

Jetën ua fiku

Hysnisë dhe Selvisë !...

 

Gjakatarët  sulmuan

Me luftë të  mjerimit –

Jetën ua shuan

Mersimit dhe Fitimit !...

 

Nga bishat e egra ,

Që sulmonin nga malet –

Atë ditë iu shua jeta

Jonuzit dhe Neales !...

Bishat  shuanin etjen  ,

Sulmonin prej çdo anës –

Atë ditë ia shuan jetën

Suzanës dhe Nerimanës !...

 

Kasapët e  bënë t’ vetën

Me sulme të  mizores –

Atë ditë ia shuan  jetën

Valbonës dhe Fitores !...

 

Kjo rënie  e dhimbshme ,

Po aq madhështore –

Historinë e ndritshme

Ka lëvizur prore !

 

Për Familjen  Zymberi ,

Ndjeu gjithë shqiptaria –

U pa çka është tmerri ,

Sa e shtrenjtë është liria !

 

Liria dhe nderi ,

Mbrohen cep me cep –

Që nga  më i  vjetri ,

Deri te fëmija n’ djep !...

 

Familja Zymberi ,

Qofshin faqebardhë –

Ra në mbrojtje nderi ,

Për ideal  kombëtarë !

 

Kjo  familje  ndritshëm

Me vepra t’ lavdisë –

Do zë vend t’ rëndësishëm

N’ faqe t’ historisë !

 

Shkojmë n’ përkujtimore ,

N’ varrezat e Sllupçanit –

Bëjmë homazhe prore ,

Për dëshmorët e idealit !

 

Gjilan, më 24.05.2017.        Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora