E marte, 16.04.2024, 11:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Hysen Grajqevci: Qyteti i alfabetit nuk frymon shqip

E marte, 30.05.2017, 05:06 PM


Hysen Grajqevci

 

PËR TY ...!

 

Frymoj thell, teper thell

aq sa horizontin dua ta fus ne gji!

Keto male, ky det, këto valë,

sikur më flasin për Ty.

Tretur mendimin në kohë,

dhe kohën të përqafuar e mbaj,

e përflakura Çamëri,

dhimbja dhe plaga jonë e gjall.

 

Vij nga veriu ku majat plisbardha prekin qiellin,

Jam këtu, ta takoj Negovanin, Hoxhë Hasan Tahsinin,

Me vete bart fjalën amanet

nga Hasan Prishtina,

Një lul'kuqe Kosove dhuratë nga Shota e nga Tringa!

 

 

QYTETI I ALFABETIT QË NUK FRYMON SHQIP

 

Thelluar mendimeve

në rrugët e këtj qyteti,

ec, me të kaluarën,

ëndrrën e tokës time!

Dhimbjen e mbartë

nën sqetull, trasesve,

gjurmëve të harrimit!

Këtu, kërkoj brumin,

fjalën, shkronjat e gatimit.

Gërmoi vitet thellësive,

kujtesën e gjej në largësi!

 

Vij me rrjedhën e burimeve në shekuj!

Hullive mbjellur farën.

Korrjet i bënim në përcëllime

motesh,

rritjet tufaneve!

 

Dëgjoj dhimbshëm rënkimin, psherëtimën e gurëve,

ngulfatur nën asfaltin e zi!

Në këtë QYTET emblemë dikur,

sot, asgjë shqiptare,

veç një shtëpi relikt me fantazma rreth tij!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora