E enjte, 25.04.2024, 11:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Armela Hysi: Në vend të një kartoline

E hene, 29.05.2017, 04:06 PM


Në vend të një kartoline urimi në 70 vjetorin e lindjes

Ndonëse ngushëllohem e atë shprehjen biblike, se as vetë profeti nuk njihet si i tillë në vendin e vet, më duhet të pranoj me një “xhelozi” dashamirëse se në familjen time, po të pyesësh se kush është poeti më i dashur që njohin e kanë lexuar, do të përgjigjen pa asnjë ngurrim me emrin e zotit Nase Jani.

Im shoq se gjithmonë i pëlqen poezitë e tij lirike, madje më thotë shprehimisht se Kjo është Poezi! E lexon, e kupton të bukurën dhe të mbetet dhe diçka në mendje, pa patur nevojë të hapësh fjalorët, apo të mendohesh ç'ka dashur të thotë Poeti; kurse fëmijët sepse “Lotët e hënës”, libri aq i ndjeshëm për fëmijë, i ka prekur shumë, sa herë e lexonin dhe madje ime bijë mbante mend dhe vargje të tëra përmendësh, nga dhimbja e mëmës që i rrëmbyen vajzën e vetme, për tragjedinë barbare të tregëtisë së organeve. Pra, siç kuptohet, as që marr mundimin më t'u ndryshojë mendjen, me që është betejë e humbur. Por për këtë shkrim u bë shkas një Reminder (kujtues) në Outlook që mbrëmë në postën elektronike më kujtonte natën vonë se qe ditëlindja e Poetit dhe me një llogari të shpejtë, nga data që pash në biografin e tij, më tej, poeti dhe shrimtari e publicisti z. Nase Jani (Urdhri “Naim Frashri i Artë”) kryetar i Klubit të Shkrimtarëve Shqipëtarë në Botë Drita dhe Drejtor i Revistës “Pelegrin”, e kuptova se bëhet fjalë për një përvjetor të “rëndë”, me peshë e autoritet, siç janë 7 dekadat, në jetën e një njeriu.

Me zotin Nase Jani jemi njohur diku në fund të viteve nëntëdhjet. Qe znj. e nderuar Adelina Balashi, ose më saktë mamaja e mrekullueshme e Jovan Bregut, “të famshëm”, siç e njohin dhe e dashurojnë akoma komedinë “Pallati 176”, shqiptarët artdashës të maft brezave, që me dashamirësi më njoftoi dhe ftojë edhe mua në një aktivitet që zhvillohej me rastin e ardhjes në Athinë të shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare dhe takimit që emigrantët shqiptarë do të kishin me të. Ishte ky kontakti im i parë me një jetë tejet të gjallë, artistike, kulturore dhe atdhetare që zhvillohej në ato kohë, për të cilën, pa dyshim nuk do të mjaftonin mijra rreshta për të përshkruar ngjarjet dhe personazhet, por do mund të ndalesha tek përqëndrimi i kësaj vale në trajektoren e Gazetës së Athinës, pas një sërë përpjekjesh të mëparshme, të nisura me qëllime të mira, por jo kaq jetëgjata dhe Lules së Parë të buqetës, kurorëzuar me emrin e bukur Drita, klubin e shkrimtarëve dhe artistëve në botë, ku z. Nase Jani qe një nga nismëtarët e atëhershëm dhe kryetari i përkushtuar në gjithë këto vite. Klubi Drita, Klubi i Letrarëve të Athinës e Greqis, sot numëron antarë në të gjithë botën. Dhjetra shkrimtarë e poet, nga më të mirët e vendit, nuk janë më emigrantë në Greqi, por janë kthyer në vendin e tyre, a kanë emigruar gjetkë, por të gjithë kanë vënë themelet e tyre, si në letërsinë shqiptare, edhe në atë bashkohore, botërore. Kjo na bënë të gjithëve krenar. Në 27 maj Klubi ka edhe ai ditëlindjen e vet, 17 vjetorin, sivjet, ndaj kryetari Jani ka edhe më tepër sebepe për të qenë i lumtur e për të pritur urime.

Më duhet të përmend padyshim, se z. Jani ka qenë gjithmonë dhe një mik i gjendur – e jo vetëm me këshillat e tij, por edhe praktikisht, prandaj urimi për 70 vjetorin vjen edhe si një xhest familjar, për një mik të mirë, për një njeri të punës, krijimit dhe pasionit, për njeriun e përkushtuar, shërbyes të artit, gjuhës shqipe, librit.

Me respekt

Armela Hysi

26 maj 2017



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora