E shtune, 20.04.2024, 04:04 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Petrit Aliaj: Dy autorë dhe një shkollë shqipe

E shtune, 27.05.2017, 01:30 PM


SHËNIME NGA DIASPORA ME DY AUTORË DHE NJË SHKOLLË SHQIPE..

Nga Petrit Aliaj

Shoqata “Shqiponja” në Costa Volpina,tashmë ka hyrë në 11 vjetorin e saj me histori aktivitesh cilësore në rritje, të cilat i dedikohen bashkëpunimit e trasparencës që kanë në mes tyre si staf me komunitetin shqip folës në zonën ndërmjet dy provincave ,Brescia e Bregamo. .Jam përsëri në mes tyre,i ftuar nga zv./pres,i kësaj shoqatez.Astrit Hyska në një takim promovues të autorëve Lumturi Plaku e Skënder Lazaj.

Një vit më parë të pranishëm në zgjedhjet e kësaj shoqate,ne nga afër pamë se si funksiononte e sinkronizuar gjithçka në një ditë votimesh .Rregulli,trasparenca dhe pjesmarrja masive e mbi 100 anëtarve të kësaj shoqate me djem e vajza të cilët ndiqnin e drejtonin  me kujdes votimet në formën më demokratike  Ishte një tregues shumë pozitiv i trasparencës së tyre, por edhe mjaft domethënës për eksperiencën e formës së organizimit, e cila është e baraz vlefëshme për shumë shoqata të tjera ,dhe jo vetëm në Itali .Pa i mburrur,por me plot gojën i admiroj për punën,arritjet dhe unitetin e tyre.                                                                                                                                              Takimin e hapi sekretari i shoqatës z,Jasin Dauti me falenderimet për të ftuarit ,autorët dhe pjesmarrësit për praninë e tyre,duke ja i dhënë fjalën e përshëndetjes,presidentit të shoqatës z.Sherif Nuredini, i cili ndër të tjera,njoftoi të pranishmit se; me 17 shtator,ashtu edhe  siç e kemi ideuar,do të hapim për herë të parë shkollën tonë shqipe. Shkollë e cila mundësohet në bashkëpunim me drejtuesit e komunës ;Costa Volpino,(Bergamo) të cilët na sigurojnë lokalin dhe kushtet e përshtatëshme në ambientet e Institutit të shkollave në Darfo Boario Terme ,falë edhe konsideratës dhe impenjimit të presidentes së këtij instituti zj.Paola Abondio .                                                                                                                                                                              - Ai njëkohësisht paraqet  edhe mësuesen e re;zonjën Shpresa Popa, e cila falenderon me këtë rast për besimin duke ju drejtuar pjesmarrësve me fjalët ;ju  jeni të gjithë  bashkëpunëtorët e mij ,e tashmë së bashku do ti dalim punëve përpara .Rezultatet vijnë kur jemi në gjëndje ta kuptojmë domosdoshmërinë e të mësuarit të gjuhës e cila fillon së pari me frekuentimin e shkollës nga fëmijët.                                                                                                                                                                          Shkrimtarja Lumturi Plaku ne paraqitjen e krijimtarisë së saj i a dedikoi kryesisht gjuhës sonë të bukur .gjuhës së nënës ,të një nëne e cila vuan kur nipërit e saj kthehen me pushime në vendlidjen e të parëve dhe gjyshja e përmallur e me lot ndër sy nuk arrin të komunikojë me ta, mbasi nuk flasin shqip.                                                                                                                                                                       Ashtu siç vuajmë edhe ne këtu kur dëgjojmë që shumë nëna nuk janë në gjëndje tja u trasmetojnë gjuhën,fëmijve të tyre si pjesë të edukimit tonë brez pas brezi .Më tej zonja Plaku shton se;është një mungesë që na vret së pari gjuhën duke na rrezikuar ekzistencën e vetë kombit tonë.Pranda jna duhet të jemi së bashku në ide e aksione ,me përpjekjet  maksimale për të luftuar indiferencën e cila pjell veç përçarjes  edhe shumë  ligësi të tjera.                                                                                                                                                       -Zonja Lumturi, ndër të tjera recitoi e lexoi pjesë nga libri  “Unë Jam Shkronjat” ku hapësirat në të cilat ajo krijon me vargjet e saj, të bën të përjetosh të bukurën në sytë që ndriçojnë errësirën,ku dritën që marrim nga shkronjat, si vetë jeta e thellësi e detit, së bashku me mallin për atdhe, të bën të ndihesh krenar në çdo aspekt të së kaluarës e së ardhëmes .

Në vijim poeti Skënder Lazaj u paraqit me një përshkrim të shkurtër të jetës dhe dëshirës që kishte që në fëmijëri për të shkruajtur.Në vargjet e tij tek vëllimi poetik dy gjuhësh “Ringjallem për Dashurinë ,ai si një vëzhgues mjaft i kujdesëshëm i natyrës shqiptare ,deri në vlerat që ka një gjethe kur bie, e fladi i vjeshtës e shtyn larg ...larg diku .Pra një metaforist i përsosur me baladat,etjen për dashurinë e dijen,mallin që përpëlitet nga dhimbjet së bashku me aspektet intime kult si forma më e përsosur të cilës i jep jetë me penën e tij.                                                                                                                                Duke u ndalur në debatin për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës sonë,ai preku një detal të vogël nga koha kur ishte emigrant në Greqi,kohë në të cilën asnjë nga ne nuk mund ta mendonte hapjen një shkolle shqipe ,për faktin se edhe të flisnim shqip,kishim frikë nga ndëshkimet .Ndërsa këtu, falë bashkëpunimeve me komunat e një sistemi demokratik më të avancuar, janë të gjitha mundësitë që shkollat shqipe të lulëzojnë e fëmijët tanë të ngrihen në nivele më të larta për vetë karakteristikat e plotësimet që ka gjuha e jonë në të folurën gramatikore etj.                                                                                                                                                                            Më pas zoti Jasin Dauti,recitoi një  pjesë nga vëllimi poetik “Shija e Lirisë” e autores Oltjona Selamaj Magnani.                                                                                                                                                                               Në fund të këtij takimi mjaft të vlefshëm presidenti  shoq, “Shqiponja”zoti Sherif Nuredini me dorëzoi teserën e anëtarsisë me motivacionin për bashkëpunimin me devotshmëri me shoqatën “Shqiponja” si aktivist ,patriot e bashkëpuntor,themelues i mjaft shoqatave e në veçanti i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali.                                                                                                                 - Ishte një nder që më bëhej mua,si rezultat i respektimit të përpjekjeve të cilat unë i ndaj me bashkëpuntorët dhe miqtë e mij përgjatë këtyre viteve në emigracion ,për të mbjellur farën e unitetit për bashkim e përparim të kombit tonë.Faleminderit miq të shoqatës“Shqiponja”në Vale Camonica/Sebino .Qofshi të bekuar në punën tuaj atdhedashëse.

20/05/2017

Costa Volpino /Bergamo(Italy).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora