E premte, 19.04.2024, 01:59 PM (GMT+1)

Mendime

Demir Krasniqi: Shtetet e Bashkuara të Kosovës

E merkure, 24.05.2017, 05:29 PM


SHTETET E BASHKUARA TË KOSOVËS

 

Kem kalua shumë kohë të vështira –

Herë Teuta , herë Ilira !...

Herë  dardanë , herë  shqiptarë –

Tash kem kombin Kosovarë !

 

Dikur ishim toskë e gegë –

Sikur lisi me dy degë !

Tash jem bë  lis me shumë rrema –

Rrojmë n’ mashtrime e me rrena !

 

Dikur kishim një gjuhë letrare –

Tash kem gjuhën kosovare !

Çdo krahinë është shtet në vete –

Me kryetar e kryeqytete !

 

Shumë luftuam forcat armike –

Për jetësim t’ Shqipërisë etnike !

Tash po i rrimë karshi Evropës –

Shtetet e bashkuara të Kosovës !

 

Republika  jonë e Llapit –

Burra t’ fisit , burra t’ llafit !

Kryeqytet ka Besianën –

Djemtë e sajë e dëgjojnë nanën !

 

Republika e Gollakut –

Burra t’ pushkës e t’ konakut !

Kryeqytet e ka Marecin –

Mysafirët shumë mirë i presin !

 

Republika e Anamoravës –

Mirë ia din rendin bakllavës !

Kryeqytet e ka Gjilanin –

Që prodhon dhe shet duhanin !

 

Republika e Karadakut –

Ka  pasë burra të bajrakut !

Kryeqytet e ka Seferin –

Që mbron vendin edhe nderin !

 

Republika e  Kaçanikut –

Është bedeni i armikut !

Kryeqytet Hani i Elezit –

Bënë  çimento  n’ grykë t’ Lepencit !

 

Republika e Tasjanit –

Pritje t’ mirë i banë jaranit !

Kryeqytet ka Ferizajin –

Prodhon vajin e shtron çajin !...

 

Republika e Kosovës –

Siguron bukën e gojës !

Kryeqytet ka Fushë Kosovën –

Me bukë mbushë hambarët , sofrën !...

 

Republika e Shalës s’ Bajgores –

Nuk i trembet shiut, as borës !

Kryeqytet ka Boletinin –

S’e  njeh sllavin , as latinin !...

 

Republika e Mitrovicës –

Në mes  Ibrit dhe Sitnicës !

Kryeqytete i ka dy  prore –

Veriore  dhe  Jugore !

 

Republika e Drenicës s’ Kuqe –

Asnjë luftë nuk e qon huqe !

Kryeqytet ka Skenderajin –

Për vetëmbrojtje  e  ngritë sarajin !

 

Republika e Drenicës s’ Pashës –

Shpesh luftoi me kasapë t’ shpatës !

Kryeqytet ka Komoranin –

Që nderon mikun , jaranin !...

 

Republika e Podgorit –

Ruan traditat e malësorit !

Kryeqytet e ka Istogun –

N’ kulla  t’ gurit  e  ruan logun !...

 

Republika e Dukagjinit –

Shtrihet kudo lugut t’ Drinit !

Kryeqytet i saj është Peja –

Plot burime e ide t’ reja !...

 

Republika e Rugovës –

Ka shikimin drejt Kosovës !

Kryeqytet i sajë Kuqishta –

Këndon vargje nga Gjergj Fishta !

 

Republika e Erenikut –

Prej Gllogjanit e Junikut !

Kryeqytet e ka Gjakovën –

Këngëtarët ia këndojnë sofrën !

 

Republika e Hasit t’ thatë –

Për furrtarë ia kanë zanat !

Kryeqytet i saj është Zymi –

Nuk  e tremb flaka , as tymi !...

 

Republika e Podrimës –

Asnjëherë nuk i ikë ndihmës !

Kryeqytet ka Rahovecin –

Prodhon  rrushin , prodhon  specin !

 

Republika e Lumbardhit –

Buzë Kalaje , rrëzës  Sharit !

Kryeqytet e ka Prizrenin –

Ia din rendin dhe  dyzenin !

 

N’ Sharr është Republika e Gores –

Me zanate e punë të dorës !

Kryeqytet e ka Dragashin –

Prodhon  qumështin , punon djathin !...

 

Dikur moti bënim be –

Do të vdesim ku kem le !

Kem një komb, kem një atdhe ,

Kem një gjuhë e kem një fe !

 

Kem një himn e një flamur ,

Kem një shtet të fortë si gurë !

Të bashkuar jem unik –

S’ ka ç’ na banë asnjë armik !

 

Atëherë ishim  popull i shkretë 

Tash jem bë mëhallë e shtet !

Atëherë rronim n’ terr të zi –

Tash jem bë  shpi e parti !

 

Atëherë rronim n’ dhunë e n’ tmerr –

Tash jem bë  shpi e lider !

N’ çdo krahinë nga një atdhe –

Kem shumë gjuhë e kem shumë fe !...

 

Gjilan, më 16.05.2017.  Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora