Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Heinrich Heine: Sqarimi

| E merkure, 24.05.2017, 04:11 PM |


Përktheu nga gjermanishtja Remzi Salihu

 

Heinrich Heine

 

SQARIMI

 

Këtu pas muzgut erdhi mbrëmja,

Dhe egërsisht gjëmonte batica,

Unë rrija pranë bregut dhe shikoja me vëmendje

Vallëzimin e bardhë të valëve,

Dhe për një moment gjoksi im u fry si deti

Dhe mallëngjyeshëm më kaploi malli për Atdheun,

Për ty, për ty, fotografi e magjishme,

Që kudo më rrotullohet,

Kudo, kudo,

Nëpër fërshëllimën e erës, në oshtimën e detit,

Dhe në vuajtjen e zemrës së vetmuar,

 

Me një tubë të lehtë shkrova nëpër rërë

‘’Agenes, unë të dashuroj ty’’

Dhe do dallgë të egra u derdhën

Mbi këtë pohim të ëmbël

Pastaj e fshinë atë.

 

Të thyeshmen tubë, të pluhurosën rërë

Dhe juve të derdhura dallgë, unë nuk u besoj më!

Dielli do të errësohet, zemra ime do të egërsohet,

Pastaj me këtë dorë të fortë, nga malet Norvegjeze,

Unë do ta këpus një degë nga maja e bredhit më lartë

Dhe do ta zhys në greminën e zjarrtë të Etnës

Dhe me këtë pendle udhëtare

Do tashkruaj në kupën e errët të qiellit:

‘’Agnes, unë të dashuroj ty!’’

 

Pastaj secila mbrëmje ka për të ndriçuar

Atje lartë me shkrimin e zjarrtë,

Pastaj të gjithë nipërit që do të vijnë

Do t’i lexojnë ngazëllueshëm fjalët qiellore:

‘’Agnes. Unë të dashuroj ty!’’