E enjte, 28.03.2024, 12:03 PM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Laguna e Nartes

E merkure, 24.05.2017, 04:04 PM


Laguna e Nartes

Nga Gëzim Llojdia

1.

Një udhëtim në gjirin e Nartës, përbënë një atraksion. Afrohem, drejt flladit përkëdhelës tè kësaj ngrohtësie,në çdo pulitje sysh gjej një fushëpamje tè cilën e zbuloj me ëndje,zhytur thellësive me rrymë të nëndheshme ,që vjen duke shpërthyer. Gjiri i Vlorës ,rrethuar nga brigjet e sheshtë, me thellësi të vogla, mbyllur nga shpatet e malit Lungara dhe gadishullit,shkojnë deri mbi lartësit 840 m.Në këtë gji deti është i çuditshëm motivi peshkatar.Sa e sa përpjekje tè lëna pas, anije tè braktisura nga pamundësia e lundrimit,përplasen me dallgët duke u përballur me guximin e tyre tè pamposhtur,çdo rikthim në pikën e nisjes bèhet lajtmotivi i orëve tè pafund tè pritjes. Ankoruar nè brigjet e shpirtit peshkatar ,qè kurrë nuk u përkul nga tè gjitha vështirësitë, serish një nerv jete mbijeton duke sjellè shpresën, që kurrë nuk mbytet,kaltërsitë e premtuara mbeten tè dlira në nostalgjinë e cila nuk mund tè shlyhet me asgjë.Sipas të dhënave të siguruara nga :Gef/UNDP - ruajtja e ligatinave dhe ekosistemeve bregdetare ne rajonin e Mesdheut, Fondi shqiptar i zhvillimit, Albanian Development,Instituti i kërkimeve Urbane :Territori administrativ,sot nënë veresi të njësisë administrative përfshinë një sipërfaqe prej 12,000 ha nga të cilat 42 km katror janë të përbëre nga pasqyra ujore e Lagunës së Nartës. Një vijë bregdetare prej rreth 10.5 km në detin Adriatik. Pjesa tjetër e territorit shtrihet në lartësitë e kodrave, që rrethojnë qytetin e Vlorës në pjesën verilindore dhe lindore. Disa kufij imagjinarë janë përkufizuesit e saj në jugperëndim nga Orikumi ,në veri verilindje nga Novoselë.Ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës. Laguna e Nartës është e njohur në nivel ndërkombëtar për shkak se përmbush kërkesat e Ramsarit. Laguna mbyllet me kepin e Triportit.

2.

Sa njihet :Gjiri i Vlorës dhe kepi i Treportit? Fjalët e pathëna si muzgje tè heshtura që vijnë radhe-radhe,një shi i imët u mbulon ndjeshmërinë duke i mbajtur afër dhe përkëdhelur,është një mallëngjim qè pushton anè e kënd gjithësinë e këtij eklipsi.Pemë të larta kapin qiellin e mundësive duke iu rikthyer gjithmonë thellësive hapet nè pambarim. Hapet një dritare nè këtë fushëpamje .Atje tej një jehonè,që fshihet i hap sytë agimeve tè përndritura,përgjumje e kudondodhur mè vjen si fjalè e ligè duke mërmëritur. Gjiri i Vlorës i përcaktuar me këto përmasa:19 km i gjate dhe 16 km i gjere. Fillon me Kepin e Triportit,përfundon me Kepin e Gjuhëzës. Kepi i Treportit ndodhet në lagunën e Nartës. 3. Treporti në listën e qyteteve antike. Vlora ka 5 qytete antike: Amantia, Olympia, Cerja, Orikum, Treporti .Triporti: është një rrip toke, në forme istmi shtrihet 8 km në veriperëndim të Vlorës, shkruhet në planin e zhvillimit të saj,midis lagunës së Nartës në lindje dhe detit në perëndim. Relievi i këtij rripi toke krijohet nga kodrina të ulëta, që shkojnë deri në 80 m. Në zona të tjera rripi i tokës është shumë i ulët dhe përbëhet nga një rërë e hollë edhe e bardhë (zona e Kavalonës në lindje të Nartës). Në të kaluarën lidhja e lagunës së Nartës me detin realizohej nga tre hyrje nga të cilat sot funksionon vetëm dy. Në pjesën me të gjerë e më të lartë të Triportit gjendet fshati i Zvërnecit, në pjesën jugore të së cilës që zgjatet drejt detit janë zbuluar mbetje të një porti antik.

3.

Ku gjendet Narta? Nè burimet e të gjitha ujërave të kristalta,aty ku humb kuptimi i kësaj kohe dhe hapësirave të qenësishme. Nèse mundesh bèje tè çele fushëpamjen qè lundron nè një det të pafund,thellësitë le të mbeten mirazhe tè largëta. Udhëtar,merre me vete të gjithë magjinë që sjell gjiri parajsës mrekullore të Nartës. Mes petale lulesh shkrihesh e bëhesh njësh kësaj hijeshie,bari i njomè lëshon aromën dehëse dhe kudo përhap frymè ripërtëritjeje,natyrë moj e ëmbla që sjell ngazëllimin depërtues. I mbyll sytë, duke tè imagjinuar tè tjera ardhmëri dhe ngjitje lartësive,j çasti i mbetur ndërmjetësisë mes kulmeve dhe skajeve,lërmë tè prehem e qetè nè këto lugina të mrekullisë parajsore.Në veri të qytetit aktualisht gjendet, fshati i Nartës, ngritur buzë ujërave të lagunës, rrethuar nga kodra të buta të mbuluara me vreshta nga të cilat prodhohet një prej verëra në mënyrë artizanale,por tepër cilësore. Banesat tipike të ulta rrugicat dhe në jug stadiumi,fusha e braktisur,kur dikur skuadra “Adriatikua” gjendej në kategorin e dytë. Dikur, njihej për prodhimin e Vloshit. Në jug të fshatit ku zë fill pylli mesdhetar ndan lagunën nga deti,vetëm tre vjet më parë Qendër komune , sot një njësi administrative me det dhe plazhin e madh, ka në territorin e saj një ndër dy lagunat e Gjiut të Vlorës, laguna e Nartës për nga madhësia mund të shkruhet si: laguna e dytë, me sipërfaqe 4.180 hektarë. Laguna e Nartës është përcaktuar në një plan zhvillimi administrativ ajo përbën një ekosistem të rëndësishëm natyror. Laguna e Nartës është e njohur në nivel ndërkombëtar me një numër shpendësh ujor me më tepër se 48.700 lloje. Për tre lloje, zona pret 1% të numrit të përgjithshëm. Në dimër, me tepër se 23% e shpendëve ujor të Shqipërisë strehohen në këtë zonë. Në të gjenden 195 lloje shpendësh, ndërsa kordoni që ndan lagunën nga deti është i mbuluar me pyje mesdhetare. Kjo është një pikë mjaft e mirë për observimin e shpendëve ujore si dhe për peshkimin. Ujërat e lagunës janë të pasura me peshk, sidomos ngjala dhe levrek. Laguna mbyllet me kepin e Triportit, i cili së bashku me kodrën e pyllëzuar përbën një kompleks natyror mjaft të bukur turistik. Disa të dhëna:Laguna e Nartës është sipërfaqja ujore kryesore e zonës. Pjesa veriore e e saj transformua në kripore sot mbulon një sipërfaqe prej afro 1 500 ha. Laguna e Nartës është vendosur ne zonën Vlore-Myzeqe, ne pjesën jugore të deltës së Lumit të Vjosës. Ajo, përfshin zonën nga Grykëderdhja e Vjosës deri ne Kepin Triport. E gjithë zona prej Grykëderdhjes se Vjosës, përfshire fshatrat Bishan, Novosela, Cerkovina, Panaja, Narta, karakterizohet nga dominimi i fushës bregdetare aluviale që shtrihet gjatë bregdetit të ulet ranor. Kriporja dhe lagunat ndahen nga një digë prej 13.8 km2 . Laguna e Nartës (2 900 ha) ndahet nga deti prej një brezi ranor, i mbuluar në pjesën më të madhe të tij prej pyllit të pishave. Laguna komunikon me detin nëpërmjet dy kanaleve artificiale. Kanali jugor është 200 m i gjatë, 6-48 m i gjerë dhe 0.2 -1.8 m i thellë. Kanali verior është 800 m i gjatë, 11-60 m i gjerë dhe 0.3-0.5 m i thellë. Kanali ka një debit prej 2.2 – 4.3 m 3 /s. Të dy kanalet bllokohen shpesh për shkak të mbushjes nga sedimentet. Laguna ka një thellësi mesatare prej 1.2 m. Thellësia maksimale arrin 2.08 m ndërsa thellësia minimale është 1.08 m. Si çdo lagunë tjetër e këtu regjimi ujor është ne varësi të baticë-zbaticës. Një ndikim të madh kanë erërat. Era jugore ul nivelin e lagunës me 20-25 cm, ndërsa era e veriut ngre nivelin me 15-20 cm. Uji i lagunës është tepër i kripur me shifra në pikun e verës kapin vlerën 78.0 0 /00. Kur sasia e ujit të ëmbël është mjaft e ulët dhe kur kanalet e komunikimit janë të bllokuara nga mbushjet, një sipërfaqe prej afro 1 000 ha thahet ndërsa një pjese tjetër prej afro 800 ha kap një thellësi prej 10 cm.

4.

Gjiri i Nartës shquhet për shpezët me një habitat të pasur. Gjiri i Vlorës dhe zona e Nartës,kryesisht janë studiuar nga mjaftë organizata si dhe ente shtetërore .Gjiri i Nartës shquhet për bollëkun e shpesëve dhe peshkut të gjolit. Mirëpo sasia e peshkut e ardhur nga laguna ,vetëm rënie ka pasur. Disponojmë disa të dhëna të përfshirë nën një hark kohor, 30 vjeçar në sundim të dy regjimeve. Gjate periudhës 1975-1990 kapjet vjetore te peshkut ishin afro 55 kg/ha (d.m.th. 1 590 kv/vit) me një maksimum prej 70 kg/ha (2 023 kv/vit) në vitet 1980-87. Afro 30% e prodhimit vjetor përbehej nga gaforret (Carcinus aestuarii). Sipas të dhënave, numri i peshkatarëve dhe kapjet kanë shënuar rënie në 50 vet, ndërsa zëniet e peshkut në tërësi në vitin 2003 ishin 46 kg/ha ose 1 340 kv/vit. Llojet kryesore të peshkut janë qefulli (katër lloje të ndryshme), ngjala, levreku, kocja dhe aterina. Struktura e peshkut dominohet nga qefulli. Llojet me vlera të larta si: levreku,kocja përbejnë vetëm 25 % te zënieve. Këto sasi janë 2-4 here më të ulëta se në lagunat e tjera bregdetare të Shqipërisë. Llojet të pasura te makro-zoobentos (gjallesa të thellësisë në nivel të përgjithshëm) janë bivalvoret Cardium edule dhe krustacet si Gaforrja. Iktiofauna është e ngjashme me atë te Lagunes se Karavastase, por paraqet dominim te Ngjalave, Aterines, Celikut dhe llojeve te ndryshme të Qefullit. Laguna strehon një avifauna interesante veçanërisht gjatë periudhës së dimrit. Zogjtë që ndeshen me shpesh, në lagunë janë: Pula e ujit, Cafka e përhime, Karabullaku i detit, Karabullaku i vogël, Kredharaku i vogël, Kuqla qafëgjelbër, Rosa kërre, Kryekuqe e madhe, Marsakja, Bajza, Çafka e madhe e bardhe, Çafka e kuqërremtë, Laraska e detit, Qyrylyku këmbëqirizë, Pulëbardha kokëzezë, Pulëbardha e argjendtë.

Sot peshkimi punëson diku te 50 peshkatar, dhe të kutjosh se në fillim viteve ’90, ishin 200. Zonat e peshkimi përfshijnë lagunën e Nartës, Limopuan, Derdhjen e vjetër të lumit Vjose, lagunën e Kallënges, lumin Vjosa dhe brezin litora.

5.

Laguna e Nartës ka në vetvete problemet e saj.Citojmë disa:Janar, 2017. Pas 60 vitesh një fenomen i rrallë natyror ngjau në lagunën e Nartës, sipërfaqja ujore e lagunës ngriu nga moti i ftohtë , ndërsa banorët dhe peshkatarët nuk janë munduar shumë për të kapur peshkun. Produkti kryesor i lagunës ngjala sipas ankimit të peshkatarëve për kapjen e ngjalës dhe mbledhjen e rasatit të peshkut përdoren mjete shumë të imëta që dëmtojnë produktin, që bie në rrjetat e tyre. Por nuk është ky i vetmi shqetësim për këta peshkatarë, që bashkërisht kanë marrë nën administrim një pjesë të lagunës. Gjuetia , e paligjshme e peshkut. Fenomeni drejt zhdukjes të pelikanit dhe shpendëve të tjera që dikur kishin për disa muaj vendqëndrimin e tyre në këtë vend është frenuar me ligjin e moratoriumit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora