E premte, 19.04.2024, 10:39 AM (GMT+1)

Mendime

Azgan Haklaj: Atdheu thërret kalorësit e lirisë

E hene, 22.05.2017, 09:08 PM


Atdheu thërret dalzotës kalorësit e lirisë…

Nga Azgan HAKLAJ

Ka pak kohë që legjenda e gjallë e shqiptarëve , kalorësi i lirisë Ramush Haradinaj u kthye në Kosovë triumfalisht nga Franca e De Golit. Ai qëndroj disa muaj atje në Atdheun e lirisë së kombeve, peng si prometeu për llogari të Serbisë shoviniste, ekspansioniste e filo-ruse, si dorzanë i Atdheut të Tij, i luftës së drejtë dhe heroike të UÇK-së dhe i kauzës së shenjtë e të shtrenjtë kombtare.

Kapedani i Haradinaj së bashku me komandantet e tjerë të luftës dhe fitores kanë zbritur në një fushëbetejë po aq të rendësishme e jetike per fatet e Kosovës e të Kombit, siç ishte beteja për çlirimin nga Serbia.

Beteja elektorale në Kosovë tashmë ka përballë koalicionin e Lirisë AAK-PDK-Nisma dhe taborret e fundit në Kosovë e Ballkan të idhtarëve të Jugosllavisë titiste të prirë nga binomi Mustafa- Pacolli. E thanë më qartë Europianistet e nacionalistët modern Haradinaj -Veseli-Limaj perballë vasalëve titistë serbianë Mustafa-Pacolli. Aleanca Haradinaj -Veseli -Limaj është krejt e natyrshme. Ata janë protagonistet e medhenj të betejës e fitores për një Kosovë të lirë. Ky kualicion i lirisë zbret në betejën elektoralë me dy armë të kalibrit të randë të cilat kundershtarët e tyre nuk i kanë. Janë komandantë, strategë e fitimtarë të luftës çlirimtare te Kosovës, realizues të endrrës 600 vjeçare për liri. Ata i zhveshen parzmoret e randa të luftëtarëve në momentin historik të Kosovës dhe veshen kostumet e politikanëve për të ndertuar në Kosovë një shtet demokratik në themel të së cilit janë gjaku i derdhur për liri, vlerat Kombëtare e Evropiane. Ramush Haradinej është një piramidë madhështore e Atdheut tonë , siç ishte Oso Kuka në Vraninë, Preng Cali në Vermosh,Isa Boletini në Mitrovicë, apo gjeneral Telini, i cili vuni me drejtësi e ndershmëri kufijtë jugorë të Atdheut tonë në vitin 1913 dhe u vra nga fashistët grekë sepse i doli zot në t? drejtën e tij një kombi t? vogël e fisnik shqipërisë tonë t? shtrenjtë. Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër e shkoj në Hagë si dorzanë, si dalzotës i luftës s? shenjtë të UÇK-së dhe kauzës së Kombit tonë. Nuk lejoj Demarkacionin dhe nuk pranoj shitjen e trojeve shqiptare për përfitime utilitare politike e privilegje personale. Nuk lejoj Zajednicën e Prilluzhen që do ti shërbenin Serbis? si gozhda e Nastradinit. Kualicioni AAK-PDK-Nisma i beri një sherbim të madh Kombit Shqiptarë. Ai i parapriu marrëveshjes Basha-Rama duke i garantuar aleatët tanë të medhenj se shqiptarët kanë me të shtrenjt? se pushtetin Atdheun dhe se dine te jenë faktor stabiliteti në Ballkan.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora