Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vilhelme Vrana: Dyrrahut ia rrisin vlerat takimet dinjitoz

| E diele, 21.05.2017, 09:37 AM |


Dyrrah-ut të lashtë e të bukur ia rrisin vlerat edhe takimet dinjitoze

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Teuta, Mbretëresha ilire, ruan ditë e natë të paprekshëm kaltërsinë e Adriatikut, që dielli dhe rërëpërvëluesja i ftojnë pushuesit në skenën mahnitëse, të ndërtuar nga piktorët e qiellit, që i kanë falur me të tepërt gjithë ngjyrat e ylberit.  Kurse skulptorët hyjnor u dhanë forma nga më magjepset gjireve, kepeve dhe bregut, që presin magjinë mbrëmjesore apo mbajnë frymën derisa të vdiret hëna dhe të dashuruarit t’i vidhen syrit lakmiqar apo gjuhëgjatëve. Bregdeti, vala, shkëmbinjtë e gjiri, ruajnë në çdo qelizëqenieje dashurinë e përjetshme, sepse lindën, u rritën vunë kurorë dhe u thinjën së bashku.

Aty..., zhegu i vapës nuk ndihet, pasi flladi... lajkatar i dashurisë dhe qetësues i brazdbrengave të të moshuarëve, nën tisin e puhizës e dallgëlozonjares, kreshtat e të cilës i prekin pulëbardhat, puth e ledhaton gjithë dashuri “Të Ujtën e pamatë “që pa frikë mund ta quash pasqyrë e sedeftë.

Në pritje të Festivalit “Pranvera poetike durrsake” Vilhelme Vrana & poeti Xhevahir Cirongu

E gjithë kjo larmi formash, ngjyrash dhe sa e sa lloje materjesh  e objektesh, që tok me ngjyrat e meloditë, bashkohen edhe zërat mistik të natës,  ngjason me një skenë teatri apo baleti në akull. Pushuesit e panumërt  për muaj me rradhë çdo pragmbrëmjeje të bronztë, ndjekin gjithë ëndje teatrin që luan vetë jeta. Kurse tingujt e jetës, që janë simfoni pa nota, pa muzikantë e vegla muzikore, madje të pashkruara në asnjë pentagram, bashkë me aromat e veçanta që ka kjo tokë e bekuar, joshin e ftojnë në atë skenë prrallore Dyrrahun, birin e Melisës dhe Hyut të detit që të çelin mbrëmjen me valsin e dashurisë së përjetshme.

Janë të gjitha këto risi që e bëjnë atë sa jetësor e plot gjallëri,dhe po aq joshës e të parezistueshëm nga çdo udhëtar apo vizitor, që nëse shkel njëherë, kërkon të rikthehet me çdo kusht. Bukuria që ngulitet në mendjet e banorëve dhe vizitorëve, i tërheq ata me magji, ndaj kërkojnë ta rishohin përsëri, si dallëndyshet që pas shtegtimit të largët si në kohë e hapësirë, rikthehen prapë në fole.

E dini se cila mrekulli njerëzore, tokësore apo hyjnore ofron këtë kënaqësi të jashtëzakonshme? Ky është Epidamni parahelen, i lindur me rrënjë autoktone pellazgo-iliro-arbëre. Është Dyrrahu i lashtë, që e shtrin shikimin tejpamës në Adriatikun e kaltër, i cili di t’i falë kujtdo, paqe, qetësi shpirtërore dhe dëshirë për ta jetuar jetën , ashtu si ta ofron koha.

Si gjithçka që ndodhet mbi tokë, dhe qytetet kanë vlerë e bëhen më të bukur kur kanë edhe njerëz të bukur. Janë pikërisht njerëzit ata që bëjnë kohën, qytetin dhe gjithë vendin, duke i shndërruar ata në të dobishëm, pasi duarartët venë në punë mendjen, vullnetin e mirë, kurse  risitë me mençuri e maturi i kthejnë në vepra arti të bukura dhe në vlera të admirueshme nga të gjithë. Që të njohësh qysh në embrion një qytet dhe ta duash e të flasësh pa droje për të, më parë duhet të njohësh njerëzit, ata që bëjnë kohën dhe historinë. Njerëzit janë ata që ndërtojnë të bukurën dhe janë po ata që shkatërrojnë çdo vlerë të ngritur me mund e djersë.

Ky është Durrësi që flet me gjuhën antike, me gjuhën mesjetare, me gjuhën e Rilindjes dhe me gjuhën e kohëve moderne. Ky është Durrësi me njerëzit e tij të mrekullueshëm, një nga portet kryesor të Mesdheut, që ruan në kujtesë dhe lëçit papushim historinë  me gjuhën e së vërtetës për të gjitha kohërat. Ndaj Mbretëresha Teutë ashtu stoike, qëndron zgjuar që t’u tregojë brezave të vërtetat historike , që e bëjnë vital dhe krenar këtë qytet e këtë komb.

Festivali "Pranvera poetike durrsake"-2017- Edicioni i tetë

Klubi i shkrimtarëve dhe i artistëve Durrës”,me festivalin “Pranvera poetike durrsake-2017” feston 10 vjetorin e krijimit të tij dhe promovon  edicionin e tetë të konkursit të poezisë .

Nuk kisha marrë pjesë në asnjë edicion para “Pranverës Poetike Durrsake 2017” Ishte hera e  parë që më ftuan të merrja pjesë në këtë festival poetik durrsak. Ishte vonë si kohë sepse donte vetëm 6 ditë që të mbylleshin pranimet për festivalin poetik. Gjithsesi u paraqita me një poezi të re , të pabotuar dhe të pareklamuar  më parë, vetëm 2-3 ditë para afatit .

Më 13 maj u nisëm herët bashkë me bashkëshortin tim, Fitim Haxhiraj, që njëkohësh e kam menaxher, reklamues të krijimtarisë sime të vonuar, si dhe fotograf personal. Për shkak të mohimit të sa e sa të drejtave të mia, nisa të shkruaj shumë vonë. Një femër e zakonshme, apo e çdo lloj profesioni veç artit dhe letërsisë, kur arrin moshën 52 vjeçe, siç isha unë, e quan veten të moshuar, të padobishme. Është e vështirë të fillosh krijimtarinë letraro-artistike në moshë të madhe dhe të mos harrojmë se  ¾ e kohës sime të punës kam qenë punëtore . Por më e vështira është të bindësh veten se mund të bësh diçka të pëlqyeshme apo të duhurën për shoqërinë në moshë të madhe,sepse unë isha  jo vetëm bashkëshorte e  nënë, por dhe gjyshe. Në këtë rrugë të vështirë, por të bukur e mjaftë fisnike të krijimtarisë sime, jo vetëm më nxiti të shkruaj, por qysh në hapat e parë 20 vjet të shkuara pata përkrahjen dhe ndihmën e bashkëshortit tim, Fitimit. Pa pasur atë në krah, emri im si krijuese, nuk do të kishte dalë tej lumit Vjosa apo tej Llogarait. Fal mbështetjes, publikimit dhe këmbënguljes të tij, jam ajo që jam sot dhe bashkë me Fitimin kam arritur deri këtu…,gjë që s’e kisha imgjinuar kurrë, pasi më shumë se gjysmë shekulli të jetës sime, kam qenë ëndrravrarë e shpresahumbur. Unë isha nga ajo shtresë që e kisha të ndaluar të ëndërroja e ta përfytyroja të nesërmen ndryshe…

Si pjesë e pandashme e jetës dhe e aktiviteteve të mia letrare, si brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, ai dhe unë mbërritëm në Durrës. Im shoq ka debulesë për Durrësin sepse nga 1952-1956 ka jetuar në këtë qytet, ku  ka kryer arsimin e mesëm në politeknikumin e qytetit. Ai ka pasur mundësi të njohë jetën,  traditën e njerëzit e mrekullueshëm të këtij qyteti dhe jo vetëm ruan respect, por edhe kërkon të ndalojë shpesh herë në këtë qytet.

Fal këtij aktiviteti të mrekullueshëm letrar, arrita t’i njoh sadopak edhe unë Durrësin e durrsakët dhe i dhashë të drejtë tim shoqi. Sa mësuan se ne kishim mbërritur, erdhën me radhë anëtarët e “Klubit të artistëve shkrimtarëve  Durrës”. I pari priu Xhevahir Cirongu bir nga Tomorrica e Skraparit, miku i shokut tim të klasës poetit brilant, Akademik Xhevahir Spahiu. Me z. Cirongu kemi këmbyer letërkëmbime dhe mendime internetike apo përmes librave, por ishte  hera e parë që takoheshim në një tavolinë e në një aktivitet.  Më pas mbërriti kryetari i klubit Nikoll Spathari, i ngadaltë, i matur, i ngrohtë në biseda dhe me kulturë të trashëguar, ashtu siç janë shkodranët, se ai është bir i kryeqëndrës apo i djepit të kulturës shqiptare, Shkodrës Loce. Paçka se jeton dhe vepron në Durrës, ai nuk e harron Malësinë e Madhe. Jo vetëm nuk harron por edhe mban lidhje me Shkodrën e veçanërisht me Malësinë e Kelmendit. Në këtë aktivitet Nikolla dhe kryesia e klubit  kishin ftuar mikun e letrave shqipe, kritikun Kadri Ujkaj, një zotëri me kulturë letrare dhe gjuhësore që vlen të admirohet. Me ne u bashkua nënkryetari i klubit të shkrimtarëve, poeti, shkrimtari dhe kritiku Vladimir Muça. Më pas erdhi biri i Thesprotisë Agim Bajrami, poet dhe analist shumë i zoti. Me mbërritjen e krijuesit prej Drenice, Bedri Tahiri mësuam se sapo kishin mbërritur poetët nga trojet mbarëkombëtare.

Mbërriti ora të fillonte festivali. U nisëm për në Pallatin Kulturës. Salla në katin e tretë ishte mbushur plot e përplotë me poetë nga të gjitha viset shqiptare, nga Kosova, Maqedonia,Mali i Zi, si dhe nga diaspora.Takime dhe përshëndetje dhe njohje të rastit. Ishte bukur kur takoje për herë të parë ata që i njihje vetëm përmes veprave. Sapo ishim ulur Fitimi , unë dhe Kadri Ujkaj, dëgjohet zëri kumbues i tim shoqi:”Ku je more Adem Zaplluzha” dhe ai Dardan i gjatë, elegant, me një çantë dhe një dëng librash në dorë, tha: “Këto libtra i m sjell enkas për Nermin Vlora Falaskin”-kështu e quaj Vilhelmen,- dhe më dhuroi 10 nga librat e tij,botime të fundit, mes 130 botimeve të tij të vyera.

-Adem, por Vilhelmja ka emrin e  saj…

-Të lutem, unë ekam për nder të më quaj Nermin Vlora se është një zonjë me vlera të rralla në fushën studimore mbi lashtësinë e gjuhës shqipe,- u përgjigja në vend të z. Zaplluzha.

Shumë të përpiktë dhe nën kujdesin e “shpirtit të klubit”që e mban peshë gjendjen nënkryetarit,  z.Daut Hoxha, sidomos sekretarit të klubit, këngëtarit të muzikës së lehtë që u dënua pas festivalit të X të këngës, Naim Kërçuku, nën tingujt e njërës prej këngëve të tij, u ngjit në pod konferencierja, poetja Habi Hoxha, e cila pasi e  deklaroi të hapur festivalin, ftoi  kryetarin e Klubit,  z.Nikoll Spathari.

Pasi uroi mirëseardhjen, z.Nikolla  falenderoi pjesëmarrësit dhe miqtë e tij organizatorë, uroi mbarëvejtjen dhe foli për vlerat e festivalit poetik. Foli pak për krijimtarinë e10 viteve jetë të klubit, gjatë të cilave veç botimeve, përurimeve të sa e sa librave, ai theksoi :” një vlerë e padiskutueshme për klubin tonë është festivali i poezisë me poetë mbarëkombëtarë…Ky është edicioni i tetë, ku kanë marrë pjesë poetë nga gjithë trojet shqiptare dhe nga diaspora ku jetojnë e punojnë shqiptarë. Unë falenderoj të gjithë ata që e kanë vlerësuar këtë ballafaqim vlerash kulturore poetike dhe kanë pranuar sfidën. Sot, mbi të gjitha falenderoj gjithë anëtarët e klubit të artistëve dhe shkrimtarëve durrsak, që kanë mbajtur peshën e çdo aktiviteti, ku na ka munguar ndihma apo vëmendja e shtetit, e organizmave institucionale të kulturës si të pushtetit lokal, dhe aq më tepër i Ministrisë së Kulturës. Për këtë ju falenderoj miqtë e mi që keni qenë kompakt për realizimin e çdo aktiviteti. Çdo javë ditën e mërkurë e kemi si ditë solemne, ku mblidhemi për një kafe dhe diskutojmë librat që janë në dorëshkrim, artikujt letrar të botuar, apo librat e rinj të autorëve të ndryshëm. Festivalin poetik të pranverës durrsake 2017, e kemi ndarë në dy etapa:

*  Në të parën do të përurojmë librin e një autoreje të re si krijuese, jo në moshë të re, që ia kushton detit, znj.Trëndafile Molla, me banim në Itali.

* Në pjesën e dytë do të lexohen poezitë sipas listës që do të thërrasë konferencierja, znj. Habi.

Në fund do të shpallen fituesit e konkursit.

Juria: Gjergj Vlashi, Ibrahim Bërjashi dhe Petrit Ruka një poet duke cituar poezinë e tij

Ndërkohë Kryetari Spathari ftoi në pod znj. Trëndafile Molla, regjisorin e Teatrit “Aleksandër Moisiu Durrës” Gjergj Vlashi dhe para se të ulej edhe vet, tha: Po u jap një lajm të mirë: Sot Presidenti ui Republikës i dekretoi Gjergj Vlashit  titullin e lartë” Nder i Kombit” .

Ndërkohë shpërthyen durtrokitjet në shenjë urimi për titullin më të lartë që jepet në vendin tonë.

Për librin e  autores Molla, autore e tri librave botuar 2016-2017 në shqip dhe italisht, diskutuan analistët Agim Bajrami dhe redaktori i librit Vladimir Muça. Autores Trëndafile Molla iu dha  Çmimi special: "Muza e Adriatikut" .

Pas falenderimeve të rastit nga zonja, nisi etapa e dytë.

*Konferencierja Habi Hoxha, veç regjisorit Gjergj Vlashi, ftoi në pod studiuesin e folklorit, kineastin dhe poetin, të mirënjohurin Petrit Ruka dhe z. Ibrahim Bërjashi, nga Tuzi i Malit të Zi, të cilët ishin në Juri.

Pasi secili autor lexoi poezinë e tij e ia dorëzoi jurisë,  u bë pushimi . Ndërkohë juria u tërhoq për të marrë vendimet. Çdo poezi lexohej nën tinguj muzikor në sfond…

Çifti Vilhelme e Fitim Haxhiraj dhe N/kryetari Vladimir Muça

Gjatë pushimit u takuam me shumë autorë. Ndërkohë më afrohet një fytyrë tejet e njohur, duke më pyetur: -Nëse nuk ma gjen emrin, nuk do të ta them. Në atë çast i kujtova vetëm mbiemrin “Batiu”, -po, jam Berat Batiu. U takuam të përmalluar pas tetë vitesh, qysh kur mora çmimin “Mirënjohje e Prizrenit” më 3 Qershor 2009 me rastin e 131 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku mbajta një kumtesë, me temë:”Roli i familjes Frashëri në formimin e Lidhjes së Prizrenit”. Këmbyem libra me poeteshat dhe poetët që merrnin pjesë në festival.

Më pas konferencierja na ftoi të uleshim.

Profesor Petrit Ruka doli para mikrofonit e tha:

-Sot më kanë ngarkuar rolin më të vështirë për të dhënë çmimet që vendosëm si juri.  Është e vështirë sepse midis poezive të mira të përzgjedhësh njërën apo tjetrën, gjithmonë  ka hatërmbetje. Ka një anë pozitive sepse çmimet në Shqipëri janë pa para, se ndryshe lufta do të ishte më e madhe, pasi paraja të hap oreksin për tituj. Si juri vendosëm 3(tre) çmime të treta, 2(dy) çmime të dyta dhe 1(një) çmim të parë. Jemi kujdesur që mes dy vlerave të barabarta letrare, kemi përzgjedhur  në mënyrë të atillë që shpërndarja e çmimeve të jetë në mënyrë uniforme si brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë gjithë trojet mbarëkombëtare në vlerësime. Sipas pikëve që kanë merituar vlerësuam me:

Çmimin e  tretë (3): Adem Xheladini,      -Kërçovë-    Maqedoni

Mimoza Rexhvelaj,  -Shkodër

Xhevat Latifi,           -Gjilan,       Kosovë

Çmimin e dytë( 2):   Merita Kuci,      -Durrës

Arben Rrashkaj, -Prizren-Kosovë

Çmimi i parë ( I-rë): Lola Sheshi-Tiranë

Pasi Profesor Petrit Ruka iu uroi suksese autorëve, ia dha fjalën kryetarit të “Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve  Durrës”, Nikolla Spathari, i cili u shpreh:-Ëmbëlsirën e lamë për në fund. Kemi dhe dy çmime speciale:

*”Çmimi i Karrierës”i jepet, poetit, studiuesit të folklorit muzikor dhe kineastit Petrit Ruka.

*Gjithashtu, “Çmimi i Karrierës”i jepet shkrimtares së mirënjohur, multidimensionale dhe Mjeshtre e Madhe e Penës” Vilhelme Vranari Haxhiraj

Pas falenderimit të z.Petrit Ruka dhe nga unë, festivali u deklarua i mbyllur.

Ishte vërtet një festë e bukur, që u zhvillua në një qytet të bukur, që u organizua nga njerëz të bukur, si në pamje edhe të bukur nga shpirti. Kur njerëzit janë të prirur nga dëshira e mirë, me vullnet  në vetvete bëjnë edhe punë të mira. Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve  Durrës, i ecën puna mbarë sepse janë një klub i vetëm, janë të bashkuar, vendimet i marrin së bashku, kanë harmoni me njëri-tjetrin e janë tolerantë ndaj dhe puna u ecën mirë. Kjo ka të bëjë me individualitetin dhe intelektin e secilit anëtar.

Nuk ka pse të mos u shkojë puna mbarë, kur kanë të njëjtat synime rritjen saijore dhe cilësore të letërsisë bashkëkohore durrsake në stade të larta zhvillimi, e cila të jetë në gjendje t’u bëjë ballë sfidave të kohës. Ky klub ka një kryesi, që e justifikon veten dhe një kryetar për së mbari. Janë të gjithë të kulturuar dhe dashamirës, ku secili mban përgjegjësinë e vet. Këta janë zotërinjtë e nderuar: Kryetar: Nikolla Spathari, dy (2) n/kryetarët, Vladimir Muça dhe Daut Hoxha, si dhe sekretarin e klubt, Naim Kërçuku. Nuk ka si të mos eci mbarë, kur në Durrës ka analistë të shquar si Vladimir Muça, Agim Bajrami, Kadri Tarelli, Fatmir Minguli dhe të paharruarin Perikli Jorgoni. Ka poetë të mrekullueshëm si: Nikoll Spathari, Agim Bajrami, Vaso Papaj,Vladimir Muça, Xhezo Gole, Xhevahir Cirongu, Merita Kuçi etje… Ka shkrimtarë të problemeve soc-politike si Skënder Kapiti, Bedri Tahitri si dhe prozatorët Vaso papaj, Vladimir Muça etje… Durrësi ka disa regjisor me emër  dhe shumë artistë të skenës dhe ekranit.

Për të kujtuar përkthyesin që na ka lënë kryevepra të letërsisë botërore, poetin dhe analistin, shpirtçiltrin Perikli Jorgoni, nga poezia e tij e fundit shkruar më 1 nëntor 2012 me titull” Kujtimi i një nate dimri”, shkëputa vargjet “Në u kujtofsh për mua gjallë,a në dhe tretur/ ti ngrima një dolli, për të më përshëndetur”. Dhe sot për të plotësuar amanetin e tij të fundit, unë bashkë me miqtë e tij të mrekullueshëm, pas vargjeve të pezisë së tij, po ngre këtë dolli që më del nga zemra: “Të ndrittë shpirti, o shpirtçiltri  vlerë kombëtare, miku im e i të gjithë krijuesve dhe lexuesve , Perikli Jorgoni!

Nikoll Spathari, Habi Hoxha & Vilhelme Vrana Haxhiraj gjatë marrjes së çmimit

Mirënjohje për Durrësin dhe Durrsakët

Së fundmi shpreh mirënjohjen time dhe të bashkëshortit, për vlerësimin që më bëri Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës duke më dhënë “Çmimin e Karrierës”, çmim, të cilin e mora për të tretën herë, pas Bashkisë së Vlorës dhe ShB Nacional. Ju faleminderit!

Me konsideratë Vilhelme Vranari Haxhiraj-

Vlorë, më 17-5-2017

Poezi për festivalin“ Pranvera poetike durrsake”-Durrës 13 maj 2017

 

Vilhelme Vranari Haxhiraj

 

E  gjithë Shqipëria

 

Dardani pallazgo-ilir

u kthye nga Troja,

i drobitur …

pas betejash të përgjakshme…

ulet i lodhur në Dodonën thesprote,

gjunjëzuar…,

betohet para Zotave

falje kërkoi për lumenj gjaku të pafaj,

derdhur si kurrherë më parë…

E bekuan Hyjnitë:

Dea, Diona e Diora.

Ashtu, fjal’arta, urt’e butë,

i kujtuan jetën e tij…

“-Nuk e mban mend ti, foshnja kërthi,

qumësht gjiri pive në Thesproti.

Gjyshja pellazge ninulla të këndoi,

nëna ilire me dashuri e ëmbëlsi të mëkoi.

Të morëm përdore e galopuam më në veri,

në vendin prrallor me emrin Arbëri.

Hapat e parë çaplove në Labëri e Shashicë,

ku Urani…

kish ngritur folenë për Perënditë.

Shëtite në fushë, në kodër, det e mal…

vendlindjen tënde me bukuri të rrallë.

I mirëpritur,

shqiptove fjalët nënë e babë.

Shëtite Shkup, Tetovë e Manastir,

Vrapin ndale në Shkodër e Dragobi,

Tivar, Shën Stefan e Ulqin,

Hot, Grudë, të Madhen Malësi.

Shtat’hedhur mbërrite në Deçiç.

Me flamur vrapin burrëror more

për Prizren, Prishtinë e Mitrovicë.

Puthe dhembshëm truallin dardan

krenar për identitetin tënd kombëtar.

Nëse m’ pyesin…

se cilët janë viset e mia?

Gjegjem:”E gjithë Shqipëria!”

Vivra