E enjte, 18.04.2024, 01:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Ndjenja dhe poezia

E diele, 21.05.2017, 07:23 AM


NEBI DRAGOTI

 

BELSHI

 

Najadat,

trijadat,

shtojzovallet

kanë zbritur në Belësh…

 

Djemtë e vashat belshake

ndezin vallet,

përdredhin belin,

në kërcime shamitë djegin

me najadat,

trijadat,

shtojzovallet…

 

Belshi qytet i trëndafiltë,

gjithë ngjyrat e trëndafilave kurorë

si bukuri e lindur prej përrallave,

hijeshi e mezit të Dumresë

me qëndizma tantellash

si shirit ylberor.

 

Ky qytet, ky qytet

dalton madhështinë,

skulpturon veten qyteti Belësh

dhe bëhet perlë për Shqipërinë…

 

Ja, këtu, ja, këtu

najadat,

trijadat,

shtojzovallet

dalin natën me yjet e hënën përdore…

Ditën ua lenë

djemëve e vashave belshake…

 

FLAS ME POEZINË

 

NDJENJA DHE POEZIA

 

Poezia është ndjenjë, madje, ndjenjë sublime që vlon nëpër vargje, strofë e që vjen në ngjitje në tërë krijimin. Kjo është bukuria e poezisë. Mirëpo kjo dukuri ka rënie të theksuar në këtë tranzicion vjershërimi për të cilin paraqitet në nivel të ulët artistik, ideor e problematikash. Krijuesët janë të larguar, prandaj dhe krijimi i tyre del i ftohtë dhe here-herë pa interes leximi.Të rrallë janë poetët që ngulmojnë të përcjellin ndjenjën, madje , ndjenjën e shëndosh në artin e poezisë. Ndjenja zbarazet në vjershë me anë të fjalës, togfjalshit e figurave të llojeve të shumta,…prandaj kërkohet edhe përdorimi i fjalorit sa më poetik, prandaj kërkohet bukuria e mendimit, ndertimi sintaksor elokuent për të krijuar individualitetin e vet origjinal çdo krijues. Frymëzimi, kur është i perzgjedhur ka ngarkesë më të madhe ndjenje, sesa kanë frymëzimet nxitëse kalimtare gënjeshtare cektësore. Poeti rrok frymëzimin si lopa barin cilësor dhe siç e përpunon ajo për prodhimin e qumështit, e mbars edhe poeti me ndjenja e, pastaj, i nënshtrohet proçedurës krijuese. Edhe gjatë këtij proçesi ai tregohet i kujdesshëm në shumë drejtime: mat cilësinë e ndjenjave për t’ia servirur lexuesit sa më bukur e pastër.Ndjenja jep dinamikën, jep ritmin,jep anën psikollogjike pozitive që t’i ngjisi lexuesit për të cilën krijuesi e ka në qender të vëmendjes. Poeti është arkitekti i ndërtimit të poezisë dhe si i tillë e bën atë sa më funksionale

POETI DHE POEZIA

Bukur të jesh poet, por edhe më bukur, kur poezinë e bën të bukur. Poeti, gjatë gjithë kohës përpiqet të perfeksionohet në marrje sa më shumë përvojë e dituri në prizmin gjithpërfshirës të jetës ku jeton. Duhet të lexojë, të studiojë shumë dhe të njohë sa më mirë gjuhën në të cilën shkruan. Duhet të lexojë kritikën dhe të mësojë nga fjala e kritikës. Po kështu mirë e bukur ta thuri e t’i pëlqehet poezia, sepse ky është edhe objektivi i tij. Thjeshtësia është madhështi, e, e thjeshta e gatuar me art është bukuri e mbrenda ka filozofinë. Kristalizimi i ideve, qartësia semantike e mendimit poetik, ndërtimi konstrukturor i vargut, strofës, tërë poezisë është leva e vlerës që e bën për vetë lexuesin. Sot, në Filolet, ku kishin botuar edhe tri poezi të miat, lexova nga një autor një krijim me yje e hënë dhe fare pak vend i kushtohej personazhit lirik dhe këti personazhi tepër kalimthi që ky duhet të ishte kryesori për të përcjellë nëpërmjet tij idetë. Një poezi e tillë as në fillimet e shekullit të kaluar nuk shkruhej kaq e varfër. Poeti duhet të mësohet të shkruajë poezi dhe të kuptojë ç’është poezia. Ka poet që turren, kërkojnë famën. Fama vjen vetë dhe nuk fitohet duke e kërkuar pa e pasur atë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora