E enjte, 28.03.2024, 09:45 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Dy fjalë për një shkrimtar

E diele, 21.05.2017, 07:05 AM


Dy fjalë për një shkrimtar që e"vranë" në gjumë

In memoriam- MUSTAFA  GREBLLESHI

(ese)

Nga Përparim Hysi

Nuk është herë e parë që kam marrë pjesë në tubime përkujtimore shkrimtarësh, por në këtë, për të ndjerin MUSTAFA GREBLLESHI, jo vetëm u ngarkova me emocione prekëse, por ca më tepër: u mbusha me morrnica.

Se nuk qeshë një pjesëmarrës dhe aq, por isha një nga pjesëmarrësit që kam të drejtën e pakonstetueshme, që ( pas familjarëve që ka gjallë, MUSTAFA GREBLLESHI) ta dua më tepër atë.

*     *   *

Ftesën për të marrë pjesë në këtë "promovim" të Veprës Letrare  të të NDJERIT,MUSTAFA GREBLLESHI, ma bëri Profesor-doktor ILINDEN SPASE dhe, së bashku me të, hymë në"gërmadhat" ( i rëntë gërmadha brezash, kush e sakatoi  dhe përçudnoi këtë Hotel, krenari e SHqipërisë dikur) e hotel "Dajtit" që, sa pashë,  qe kthyer në një haur që të kallte datën, aq, sa aty për aty, e kuptova që duhej një Herakli që të merrtet fshesën dhe të dëbonte "avgjitë".  Natyrisht, pjesa me Herakliun është në suazën e legjendave, por realisht tubimi u bë  në një haur që jo vetëm të vriste sytë ( aq agravues qe sa unë që i mendoj gjërat me peizazhe nga fshati (se fshatar jam denbabaden), thashë:" Këto mure të këtij hauri, po t'i lëpijë kau, menjëherë bie i ngordhur." Ç'them, nuk zmadhoj dhe Profesoresha e nderuar, Zonja MYZYEJEN SHAPLLO që qe ulur me mua, tha:- Vallë, a do shpëtojmë pa na rënë ndonjë copë suvaje mbi kokë? Epo shpëtuam, më së fundi, se dhe ndaj po shkruaj.

*      *    *

Auditori qe i zgjedhur dhe "Kumbara" apo"nuni" që priste "kërthizën" e këtij promovimi, ishte Z. BRIKENA ÇABEJ, të cilën gjej rastin që t'i uroj për atë punë aq këmbëngulëse, që arriti të nxjerrë në dritë dhe të botojë, gjithë krijimtarinë letrare të  MUSTAFA  GREBLLESHIT. BRIKENA ÇABEJ është vajza e PPROFESORIT TË MADH,EQREM ÇABEJ që në vizioinin tim është "BABAI I GJUHËS SHQIPE" dhe në FUSHËN E GJUHËSISË dhe të ETIMOLOGJISË është jo vetëm NJËSHI, por dhe më i PAARRITSHMI! Nuk besoj se do jem subjektiv në vlerësimin tim dhe më erdhi mirë që e bija është "pema që ka rënë nën pemë".

Profesor NASHO JORGAQI që ishte dhe folësi  kryesor, tregoi  se si ishte njohur me MUSTAFAN, kur kërkonte një bojaxhi për të lyer shtëpinë. Qëlloi që "bojaxhiu" ishte  ish-shkrimtari ( si shkrimtar e njihte, pa dyshim) dhe, kur "bojaxhiu" u prezantua, atëherë ata sapo nisën një rrugë miqësie së bashku  që vazhdoi deri sa"bojaxhiu" u nda nga jeta. Profesor Nashoja, atë kohë punonte  si shef në Ndërmarrjen e botimeve "NAIM FRASHËRI", po me modestinë që  ka dhe sinqeritetin, nuk vuri mbi supe "spaleta" që, fare mirë një sharlatan (sa ka sot nga ky soj?!!!),mund t'i vinte. Tregoi..." i fola për Mustafan, drejtorit, të ndjerit DRAGO SILIQI, dhe ky e mbësheti që të hapej dritëjeshile për botime shkrimesh të Mustafait. Njëkohësisht, siç tregoi Profesor Nashoja, për t'u kthyer nga një shkrimtar "nongrada", ndihmoi  dhe mbështetja që i dha FADIL PAÇRAMI. Njëkohësisht, interesante qe fjala e profesor Nashos në ato kujtimet vetjake që bëheshin që të gjitha në shtëpinë (ajo qe kthyer në hotel) e  STERJO SPASSES, ku nuk rreshtnin së ardhuri: Profesor Çabej e profesor Mahir Domi; MItrush Kuteli e Nonda  Bulka; Nexhat Hakiu e Nasho Jorgaqi, Fatmir Gjata e lista e gjatë, Vetëm në shtëpinë SPASSE ish ngritur ai "filiali i Lidhjes së Shkrimtarëve" dhe, nëse këtyre takimeve, doje t'u vije një emër, për idetë që shkëmbenin lirshëm me njëri-tjetrin, e kishe pak vështirë,se, shpesh, siç tregon i biri i STERJO SPASSES, ILINDENI, ndodhte që idetë të ishin pak "jakobine" për kohën, por, sidoqoftë, asnjë nga "banorët" e atij "hoteli pa qera", nuk doli "bukëshkalë", sado që regjimi, në mos i vrau, i burgosi apo dhe u hoqi të drejtën e shkrimeve,si: Kutelit,NEXHAT HAKLIUT apo dhe MUSTAFA GREBLLESHIT. Shtëpinë e STERJO SPASSES unë do ta  quaja pa frikë" Klubi Petef" për idetë që konvergonin nga njerëz që krijimtaria i kish afruar dhe i kish bërë aq të sinqertë dhe vëllazëror.

*    *   *

Profesor-doktor ILINDEN SPASSE, djali i të ndjerit STERJO SPAASSE, lexoi para auditorit letra autentike që janë ruajtur në "Arshivën SPASSE" dhe, natyrshëm, këto dokumente kanë atë gjashmërinë me verën: sa më e vjetër,aq më e shijshme. Ato pasazhe qoftë dhe fragmetare e ngrenë më lart kurbën e vlerave me kalimin e viteve.

*    *   *

Dhe ja  fjala ime në"vija të trasha".

Pas familjarëve dhe të afërmëve të të ndjerit MUSTAFA GREBLLESHI, jam njeriu  që e kam dashur dhe e dua MUSTAFA GREBLLESHIN. Unë kam qenë 10-vjeç kur jam"njohur" me të. Isha në klasën e  gjashtë(kam qenë dy vjet parakohe: 5 vjeç në klasën e parë) dhe, ngaqë në fshat nuk kishte shkollë unike(7-8 apo 9-vjeçaret e sotme) bëja  8 km rrugë vajtje-ardhje nga fshati iim në Fier. Në Fier kishim për fis një plakë që kish mbetur e vetme. Imatë, më dha një trastë me miell për t'ia çuar asaj. Shkova dhe banonte në një barakë prej kartoni. U gëzua se qe viti 1953 dhe qe keq për bukë. Po dhe unë u gëzova,se në atë barakë të varfër qenë dy rafte plot me libra. Plaka djalin e kishte me studime në Bullgari dhe librat qenë të tijat. Unë drejt e tek librat dhe syri më mbeti mbi një libër me një kopertinë rozë. Vura dorën mbi të dhe i them  plakës:- A ta marrë këtë libër? Dhe ajo:- Nuk i merr të tëra. E mora librin, e futa në trastën time të librave dhe,sa mbrrita në shtëpi, e shfletova. Titulli i rëndë:"Gremina e dashurisë" dhe  shkrimtari MUSTAFA GREBLLESHI. Nga ky libër pata një të mirë me vlerë të madhe, por dhe një të keqe që e pagova, si i thonë fjalës:për një thelë, një pelë!. E kisha marrë librin me vete , tek kullosja dhëntë e mia dhe unë, ndërsa merresha me Memlin e Margaritën (personazhë të librit), harrova që dhëntë kishih hyrë në arat e botës. Harrova unë, po nuk harroi babai im që të m'i skuqte jo vetëm faqet, por dhe veshët. Po unë kësaj të "keqeje" as ia vërshëlleva fare, por vazhdoja me historitë e Memlit dhe Margaritës dhe qaja se ngjarjet i merrja krejt të vërteta. Ky qe libri i parë dhe, ngaqë këtë libër e përcolla me  të qarë, e  vazhdova leximin me vite e vite, duke e vazhduar dhe sot. Shkrepsen për  të ndezur pasionin për librin, ma  ka dhënë MUSTAFA GREBLLESHI.

Po kjo histori e njohjes me MUSTAFAN, nuk mbaron me kaq. Përkimet në  jetë janë nga më të çuditshmet.

*    *   *

Në shkollën nr.2 të Fierit (sot quhet "Pinallopi Piro"), lëndën e gjuhës dhe letërsisë ma jepte një mësuese nga më të mirat që ka patur Fieri. Ajo ishte VJOLLCA OMARI. Kjo, VJOLLCA OMARI, kur vërente pasionin tim për të lexuar, më bëri pothuaj  si birin e saj. Atëherë unë nuke dija fare që profesorja ime paskej qenë e motra e MUSTAFA GREBLLESHIT. Unë e doja se shpjegonte bukur dhe qe martuar me mësuesin tim aq të mirë HIQMET OMARI!

Aq më donte profesorja,sa një pjesë të rrugës me të birin e porsalindur në krah (Leandri, ai djali që mbante në krah profesorja ime, sot është mësuees i nderuar mathematike në Fier) , më shoqëronte një pjesë të rrugës,deri tek Ura e Sheqit, kur unë nxitoja hapat për t'u kthyer në shtëpi. U bëmë miq me profesoren time dhe, kur dola mësues, kjo miqësi u forcua më tepër. Aq u lidhëm shpirtërisht dhe  familjarisht, sa dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së profesores nga i ati, u bënë  të njohur për mua. E kujtoj me dhëmbsuri të ndjerin Faik, vëllan  e mesëm të familjes dhe takoj me dashuri të vetmin vëlla që ka mbetur gjallë, Kujtimin.

Në gjithë këtë "marartonë miqësie" (ajo ende vazhdon me djemtë e e profesores:LEANDRIN DHE LULZIMIN), ka një moment që unë gati thirra "EUREKA" siç bëri ARKIMEDI. Ndodhi që u takova dhe me MUSTAFANË, por dhe me RUSHIN atë zonjë aq fisnike që, siç vërejta,qe  vetëm  "shtojca vertebrore" e MUSTAFAIT. Një zonjë dinjitoze që të imponohej me erudiconin e saj. Kur pashë  MUSTAFANË, gati m'u duk se erdhi dikush nga jashtëplaneti. E kërkoja në qiell dhe e gjeta në tokë. Tek po shkruaj, më vinë parasysh ato emocione që përjetova dhe them se nuk ka ndodhur veç me mua. Sa për një të gjashëm: Çehovi qe nisur të takonte TOLSTOIN dhe rrugës për të mbrritur,ndërroi tri palë shallvare. Natyrisht, unë nuk ndërrova asnjë palë, por, po të më jepej mundësai, nja tri herë të mira do shikohesha në  pasqyrë për të hequr emocionet. Aq i mbresuar qeshë, sa ia dhashë dorën për së dyti, sikur doja të sigurohesha a ishte i vërtetë. Dhe ai, "statujë e gjallë e marsit", po të "vjedh pak Fan Nolin", jo vetëm qe i vërtetë, por aq komunikues sa m'i hoqi si me shkopin magjik emocionet dhe ne, pothuaj, u "vllazëruam". Mandej, unë nuk lija asgjë që të binte në tokë nga ato që botonte MUSTAFA GREBLLESHI. Më ngopte me "Albumi i një bojaxhiu"; ndiqja përkthimet  nga Pirandelo, "Njëmijë e një net" e çdo gjë tjetër. Dhe kurrë nuk e mendoja  se do ikte aq shpejt. Po si mund të mos ikte? Kur e vranë, pothuaj, në gjumë. E burgosën dhe i hoqën të drejtën e shkrimeve. A nuk është vrasje për së gjalli? Kur vdiq, i përkushtova një poezi që ekam prfshirë në librin "Rektimat e dashurisë" dhe poezia kuhshtuar MUSTAFA GREBLLESHIT është nënë okelion"NJerëz që dua" në faqen 181-182. Ngaqë këtë shkrim e bëj enkas për të, nuk e quaj pa vend, që të pranëvë pçoezinë time.

 

MUSTAFA  GREBLLESHIT *

 

Ende, pa vënë brisk në faqe, ti u shfaqe si kometë

Memli yt me Margaritën ( një Romeu, një ZHulietë)

Libri yt- bibël amori (për rininë seç bën apel)

A e dije, MUSTAFA, se po sillje një "Verter"?  *"

Diktatura lëmon kosën se tek ti seç pa rrezik

Dhe Poetin e amorit, mbyllur në një burg të lig

Po mandej?Kalvari i gjatë: pompë e bojës mbi kurriz

Një regjim i pistë si natë "vranë" Poetnë e dashurisë.

 

Por në muret lyer me bojë, midis llaçit e zhavorit

Ti "gatove" një"Album..." me TUT HUQËT e humorit.

Dhe kur çlodheshe nën hije (libri rrinte veç përpara)

Plot me"hurma arabije" na gostite me përralla.

Pak nga pak, të"vranë" në gjumë( epadrejtë qenka kjo jetë)

Ike, sikur "kishe punë" (ndoshta kthehesh si kometë)

* ka vdekur 64-vjeç në maj 1986.Poezinë e kam shkruar në vitin 1996.

**romani i Gëtes.

*      *     *

Kësaj pyetjes sime sa hipotetike aq dhe retorike, sikur ia dha përgjigjen me fjalën e tij, i vëllai Kujtimi:"... dhe e gjetën atje tek ballkoni mbi libër, me sytë nga Dajti?!!!". Një "vrasje" në gjumë është ku e ku nga më tragjiket,- them unë.  Kurse Kujtimi, pothuaj, ra në gjunjë sa për auditorin  dhe aq për Kadarenë që ka bërë parathënie e librit për Mustafan. Nesër, - tha Kujtimi,- do t'i shkoj tek varri dhe  do t'i tregoj për gjithçka që u bë sot për të.

Dhe unë, tek i mbyll këtë shkrim, them:" Mustafa, unë të dua! Pa ty, unë nuk do isha ky që jam. Shkirmtar jam nga ti, në radhë të parë, e, mandej, nga Profesoresha e dashur,VJOLLCA. Nëse do arrij që të botoj qoftë dhe një libër, pas këtej, ta dini që në përkushtim kam për të shkruar:-Ju dua! Pa ju do kisha heshtur!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora