E enjte, 28.03.2024, 02:50 PM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Natyra e egër e korrupsionit

E diele, 21.05.2017, 07:31 AM


NATYRA E EGËR E KORRUPSIONIT ËSHTË E PËRHAPUR NË TËRË DARDANINË

Nga Afrim Caka

Armiqve tanë u duhet treguar vendi që të sigurohet e nesërmja. Por, që të sigurohet e nesërmja, është e domosdoshme të forcohet e tashmja. Shkrim që duhet ta lexojnë të gjithë, ata që nuk e lexojnë, por i quaj ata të gabuar, sepse ky mendim i imi ka nevoj për shpjegime, mendime dhe komente çfarëdo qofshin ato...!

Të më falet, si një gjakovar i vjetër që nuk mund të shmangë nga “shpirtiligësia” për të thënë fjalën time për mjeshtërinë e të bërit interpretime “dashakeqe”, por ajo normë e natyrës së egër, për të cilën votuesit e së keqës flasin me krenari. Kjo histori përfundon kështu: i ligu fshihet nën petkun e shtetit, ndërsa shteti është i detyruar të vesh rrobat e të ligut. Votuesit, si një krijesë e natyrës së egër, është në shkëmbim të vazhdueshëm më ta.

Shqiptarët heretikë, të zymtë, të kriminalizuar pas pasurive, bëhën edhe më të lehtë dhe hera-herës dalin në sipërfaqen e tyre me dy fytyra, pikërisht përmes asaj që i bënë të tjerët të rëndë: përmes urretjes dhe korrupsionit. Dhe kështu kopukët e pabesë heretikë, grykësit politikan qenë detyruar me fetyrën poshtë një pellgu të ndyrë ujërash të zeza, gojët e tyre të mbushura me produktin e pangopësisë së vet.

Vetëm në epokat e kësaj natyre të egër e shndërruar momentalisht kryejnë ato sforco të paimagjinueshme, hedhin themelet e atyre perandorive të kesaj natyre të cilët e çoroditën Dardaninë.

Ndryshueshmëria e karakterit të hajdutëve shqiptar por jo qëndrueshmëria e tyre na duket se kanë formuar një rregull sesi të korruptohet shqiptari sa më lehtë. Bazat e para të një dukje të tillë u sollën nga dora e Brojës menjëherë pas luftës. Kjo është asimilimi i veçorive atdhetare e psikologjike pa ndryshimin e shenjave dhe veçorive të ndryshueshme të llojeve të krimit politik. Mjedisi, rrethanat e edukata veprojnë në veçoritë anësore psikologjike të një populli të dhënë pas tjetërsimit të pasurive shtetërore.

Shpesh zullumçarët i gjejnë mundësit për t’i fshehur karakteretë e tyre. Shembuj na japin në epokat e ndryshme pas luftës... Shqiptarët dhe “krimi politik”. Si ngelën të pandryshuar pavarësisht nga revulucionet kombëtare. Këto tradita shkojnë kundër mentalitetit, karakterit, gjeneve dhe traditës mijëvjeçare të popullit pellazgo-shqiptarë.

Vetëm duke i parë nga afër me kujdes zhvillimin e qytetërimeve të tyre mund të përcaktohet qëndrueshmëria e karakterit dhe sjellja e tyre ndaj pasurive shtetërore. Që në fillim historia e tyre mund të na japë shkak për të supozuar se shpirtrat e tyre herë pas here pësojnë ndryshime shumë të shpejta e shumë të rrezikëshme. Për çudinë, a nuk na duken vallë se ka ndryshim të madh midis karakterit të një shqiptari hajdutë e dinak të kohës së sotit dhe atij të një shqiptari të djeshëm të ngarkuar me peshën më të rëndë për atëdhe. Për të shpjeguar shkaqet e këtyre hajdutëve para së gjithave duhet të kujtojmë se lloji i tyre psikologjik përbëhet nga një numër i madh veçorish negative, rreth të cilave grupohen tipat anësor të ndryeshëm dhe përulës të paqëndrueshëm.

Si pasojë e këtyre të dhënave karakteretë antikombëtare vihen në veprim nga shumë ngjarje të jashtëzakonshme, aktorët e krizave të mëdha hoxhallarwt e islamit politikë, politikanët dhe ata që janë në krye të shtetit u duket vetja si qenie të larta në krahasim me ne, si kolosë, në krahasim me popullin dalin si bastardë mjeranë. Pjesa më e madhe e tyre u bënë doktor shkencash, pedagogë, presidentë, kryeministër, ministër, deputet etj., nga kjo ngrehinë mundë të gjejmë lehtësi tiparet e karakterir dhe racës së tyre. Hashimi u bë sundimtar i pa diskutueshëm jo vetëm nëpërmjet aurolës së “fitoreve të tij në luftë”. Kur ky e shndërroi republikën në diktaturë të përgjimeve telefonike “alo pronto”. Mjerishtë edhe ne në Gjakovë i kemi ca BENA e LEGENA të vegjël të prodhuar ankas për të.

Njëzetë vjet pa u ndalur mjaftoi të shfaqej trashëgimtari i emrit të tij që të mblidhte votat e popullit të tërë, popull i sfilitur prej lirisë e që ishte i etur për skllavëri. Nuk ishte brumeri që e bëri Hasha e Veseli por shpirti i një populli injorantë ndaj historisë, kulturës i cili u fut pothuajse vullnetarisht nën thundren e tyre të hekurt. Që me shenjen e parë, mund të shkruaj, shqiptarët tru tharë u futën nën zgjedhë të kësaj klase politike e nën kastën e islamit politikë dhe qëndrojnë nën të sikur të ishin në një pozicion si të balsamosur.

Nga fakti mundë të duket, si klasifikim psikologjik i qytetërimit “iliro-dardanë” që i çojë disa pushtetarë e deputetë drejtë luksit të tepruar e të shfrenuar e drejt gjithë veseve antikombëtare, ndërsa të nacionalistët krijojnë kërkesa më të mëdha dhe me këmbëngulje, po me një energji të pamposhtur të cilën e përdorin për të mirën e kombit. Elementët që kanë rëndësinë më të madhe. Karakteri. Morali. Cilësitë mendore të atdhetarëve nuk mund të ndryshojnë përshkakë të edukatës familjare. Cilësitë e tyre të karakterit janë të përhershme e përbëjnë elementin e pandryshuar të trashigimisë tyre.

Cilësitë mendore të korruptuarëve mund të ndryshojnë lehtë nën ndikimin e edukatës që e morën nga baballarët e tyre. Ndërsa cilësitë e karakterit pothuajse ndikohen nga faktori i jashtëm. Po qe se edukata vepron mbi ta, kjo ndodhë vetëm te tipat e korruptuar e të organizuar vetëm për krime politike që nuk kanë pothuajse vullnet e rrjedhimisht anojnë lehtë në atë anë ku i shtyjnë...



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora