E marte, 16.04.2024, 09:11 AM (GMT+1)

Mendime

Malindi & Tahiri: Parashikimi i Skënder Kapitit

E merkure, 17.05.2017, 06:59 PM


Skënder KAPITI i kishte parashikuar zgjedhjet e parakohshme në Kosovë si të pashmangshme. (24 Shkurt 2016  )

Nga Av. Ilir Malindi, Durrës dhe Prof. Bedri  Tahiri, Vushtrri

Me 10 Maj 2017 parlamenti i Kosovës rrëzoi qeverinë  në Kosovë duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme.  Që në Kosovë do të kishte zgjedhje të parakohshme këtë e kishte parashikuar mjaft sakt dhe me argumente opinionisti nga Durrësi  Skënder Kapiti shumë kohë më parë.

Jo vetëm këtë: se në Kosovë zgjedhjet e parakoshme do të jenë të pashmangshme, por opinionisti Skëndër Kapiti kishte parashikuar shumë kohë para zgjedhjeve të vitit 2013 edhe humbjen e thellë të Partisë Demokratike; ka parashikuar fitoren e D.Trump për President të SHBA-ve: Patriotizmi dhe Demokracia amerikane do ta zgjedhin D. Trump si President të SHBA-ve; ka parashikuar se Miratimi  i Reformës në Drejtësi në Shqipëri  kryhet vetëm nëse ndërhyjnë vendosmërisht SHBA dhe BE si dhe vështirësitë  dhe pengesat që do të nxjerrë politika shqiptare  për moszbatimin e saj (shkruar me 17 Janar 2016) ; ka parashikuar  2 vite më parë zgjedhjen e Ilir Metës President të Shqipërisë; ka paraqitur  edhe dështimin e  “Rilindjes” “Rama” te shkrimi “Rilindje e kalbur”, dekadencën edhe të PS-së si Parti dhe si qeverisje, dhe të asaj se Shqipëria do shkonte drejt krizës për faje vetem të politikës, ku është zhytur aktualisht, etj.

Ajo që konstatohet në parashikimet e tij, në analizat e tij bindëse, është se ato janë thellësisht të faktuara dhe të argumentuara intelektualisht, politikisht  por dhe filozofikisht.  Po ua dërgojmë shkrimin me titull “Ja pse në Kosovë duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme...” në të cilin z. Kapiti kishte analizuar dhe argumentuar me mjaft intuitë dhe kompetencë kohë më parë krizën e pashmangshme të kualicionit qeveritar PDK-LDK, krizë, e cila patjetër do ta çonte Kosovën në zgjedhje të parakohshme, shkruar me dt. 24 Shkurt  2016, dy ditë para zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, shkrim i cili mendojmë se e ka rëndesinë e  madhe edhe Sot.

Rikujtesë:

“Ja pse duhen zgjedhje të parakohshme në Kosovë ose një formulë tjetër qeverisjeje e konsensusi”( Shkurt 2016)

Tjetra paaftësi dhe papërgjegjshmëri e politikës dhe politikanëve shqiptarë që jo vetëm që e vonuan shpalljen e Pavarësisë është dhe fakti i keqmenagjimit të shtetit dhe të demokracisë edhe pas shpalljes së vonuar së saj me 17 Shkurt të vitit 2008 si: në mos zbatimin e ligjit dhe të ngritjes së shtetit ligjor; në mosndërtimin e shtetit modern me standarte demokratike që po pengojnë liberalizimin e vizave; në mosefikasitetin e luftës kundër korrupsionit, por të instalimit të korrupsionit institucional; në ngadalsimin dhe në mosnjohjet e reja ndërkombëtare për shtetin e Kosovës; në rritjen e varfërisë dhe të papunësisë dhe si pasojë erdhi  rritja e numrit të shqiptarëve edhe sot që të largohen e të kërkojnë strehim e azil në perëndim; dhe kohët e fundit në mospranimin e Kosovës në UNESKO dhe të miratimit nga Këshilli i Europës, KiE, të rekomandimeve të Serbisë kundër Kosovës krejtësisht për fajet e politikanëve shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë, por kryesisht këto janë dështime që i faturohen qeverisë së sotme, Kryeministrit Mustafa dhe zëvëndësit të tij dhe që është edhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, H.Thaçit.

Dhe a për këto “merita” Thaçi kërkon të bëhet edhe president? Apo kështu duhet te bëhet president edhe për “meritat” e tjera të mëdha kryesisht  të tij: si fakti i nënshkrimit të dy Marrëveshjeve antikushtetuese të Qeverisë së Kosovës  si për Demarkacionin me Malin e Zi dhe  për atë mbi Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë, situatë kjo që ka krijuar një gjëndje amullie dhe krize të thellë politike në Kosovë që patjetër do ta çojnë Kosovën në zgjedhje të reja para kohe.

Si është e mundur që për këto dështime, sjellje dhe negativizma të politikës së politikanëve të Kosovës të jenë një kopje kaq identike të marra nga ajo e politikës dhe e politikanëve të Shqipërisë si për nga injoranca, papërgjegjshmëria, korrupsioni, vjedhja dhe abuzivizmi me privatizimet, tenderimet, me pasuritë kombëtare, me paranë publike dhe me postet e detyrat shtetërorë, si dhe të spekullimit me to dhe me varfërinë e papunësinë.

Jo vetëm që politika dhe politikanët shqiptarë nuk kanë strategji, por as interesin e duhur për prosperitetin, mirëqënien, konsolidimin e kombit, të demokracisë dhe të integrimin e dy shteteve shqiptare; por me veprime të tilla të tyre, rezultat i së cilës vjen dhe kjo gjëndje e rëndë gjë që përbën dhe i shërben të kundërtës së realizimit të demokracisë dhe të konsolidimit të shtetformimit modern të shtetit dhe të pavarësisë,   e që përbën kështu një kërcënim për Sovranitetin Kombëtar.

Fakti se dy kryetëparët e Kosoves  janë dy matrapazët  që po luajnë paturpësisht me demokracinë dhe me Pavarësinë e Kosovës që shkurtimisht i parashtrova më sipër, e tregon dhe trajtimi sikur ata të ishin pronarët edhe të dy partive të tyre, te  LDK dhe PDK, të cilët kontrobandojnë e spekullojnë dhe me trashëgimë e vyer dhe me meritën e sakrificën  historike e kombëtare të të tjerëve; si Mustafa me atë të Rugovës ashtu dhe Thaçi me luftën e luftëtarëve të UÇK-së, ku deputetët e të dy atyre partive përdoren  prej dyshes Mustafa –Thaçi si vegla inteligjente servile dhe të blera për t’i shërbyer pushtetit të tyre: hajde tani se unë që të bëra kryeministër ty Mustafa, më jep votat  e kompanisë së korruptuar të deputetëve të tu që të bëhem unë Thaçi president tani. A nuk është ky një matrapazllëk i turpshëm politik? A nuk po qeveriset Kosova nga nje grup i ngushte interesi i cili ka kapur institucionet dhe shtetin?

Koha po verteton se kualicioni qeverisës PDK-LDK ka dështuar pasi ai u ndërtua mbi baza pandershmërie dhe interesi të ngushtë personal të çiftit bashkëkryeministror dhe të një rrethi të ngushtë partiak rreth tyre, si një klan kualicioni kurrupsioni dhe tradhëtie të masës së antarësisë së të dy partive PDK-LDK , trajtuar si prona të tyre; si dhe kundër interesave publike dhe kombëtare; si një kualicion që mendonte ta asgjësonte e ta asfiksoje opozitën  në Kosovë ; dhe si një kualicion i cili shpresonte të bënte dhe antiligjin dhe antikushtetutshmërinë e pandëshkueshme dhe në dëm të interesave të Kosovës.

Edhe sikur ta zëmë se nuk paskan të drejtë Opozita, shoqëria intelektuale dhe ajo civile për protestat e tyre që po protestojnë kundër kësaj qeverisjeje krizash që e ka çuar korrupsioni dhe dështimi i saj në fakt, dhe që prej kësaj qeverie ka degjeneruar dhe precipituar kjo gjëndje; edhe nëse i ka mbetur pak moral këtij kualicioni bashkpushteti të këtyre dy pushtetarëve, këta Mustafa dhe Thaçi duhej të bënin “sakrificën” më minimale të tyre dhe të pushtetit personal të tyre: atë të zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme demokratike në Kosovë, duhet ta bënin këtë për interesin kombëtar, në shërbim të Pavarësisë , Demokracisë dhe të Integrimit Europian të Kosovës dhe jo të vazhdojnë me kokëfortësi  dhe me papërgjegjshmëri t’i pengojnë dhe t’i kërcënojnë ato.

Askujt nuk i lejohet që të spekullojë me demokracinë dhe sidomos askujt nuk i lejohet që të spekullojë me gjakun , sakrificat dhe me  mundin e popullit të tij për interesin e vet personal të pushtetit për ta gllabëruar politikën , pushtetin dhe për të kapur shtetin.

Prandaj them se ose duhen patjetër si e domosdoshme zgjedhje të reja  në Kosovë ose  nje formule tjeter qeverisjeje apo konsensusi të gjërë politik  dhe institucional për të dalë nga kjo krizë, krizë e cila e ka fillimin që ditën e formimit të kësaj qeverije, PDK-LDK e cila patjeter që do të dështojë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora