E premte, 29.03.2024, 06:08 AM (GMT)

Kulturë

Florim Zeqa: Cili do të jetë dështimi i radhës!?

E merkure, 17.05.2017, 05:33 PM


Cili do të jetë dështimi i radhës!?

Shkruan Florim Zeqa

Këtë shkrim do e filloj me një thënje të vjetër popullore: "Nëse bie me fjetë në shtratë me fëmijë, në mëngjes mund të zgjohesh i lagur"!

Disa sikur (qëllimshëm) po harrojnë se për këto 18 vite, me përjashtim të një gjysëm mandati kanë fjetur në të njëjtin shtrat (qeverisje)  me fëmijët e llastruar, të lagur e zhytur në pisllëqe të shumta,...atëherë aty nuk bëhet më fjalë për pastërti.

I kuptoj shpirtërat e virgjër të LDK-së, që kërkojnë unifikim dhe bashkim të elektoratit rugovian në prag të këtyre zgjedhjeve të kurdisura nacionale, por në asnjë rrethanë nuk i akceptoj djallëzitë e atyre që deri dje fjetën në të njëtin shtrat me fëmijët e "lagur", ndërsa sot paturpërisht po thonë se "atyre" u vie era kështu e ashtu, duke harruar se edhe vet janë duke kundërmuar të njëjtën erë.

Arsyetimet mund të gjenden nga më të ndryshmet, por faktet gjithnjë janë më të fuqishme dhe të pamëshirshme ndaj tendencave djallëzore për mashtrimet e radhës.

E kam një thirrje shpirtërore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ta duam dhe respektojmë njëri-tjetrin jo sipas fjalëve, por sipas veprave. Vetëm duke respektuar vlerat e njëri-tjetrit, besimin dhe përcaktimin e lirë dhe sovran të njëri-tjetrit i krijojmë standardet e një shteti të lirë dhe sovran.

Mendimi ndryshe është vlerë, kritikat, këshillat dhe sugjerimet e tjerëve t'i pranojmë me dashamirësi. Asnjëri në këtë botë nuk jemi të përkryer, secili ka diçka më shumë dhe diçka më pak se tjetri.

Bashkombas të dashur, vllëzër e motra shqiptare të mos ndahemi e përçahemi për parti politike, për interesa të liderëve partiak, as për koncepkte ideologjike por të bashkohemi me njëri-tjterin për kauzën e shtetndërtimit, mbrojtjen e interesaave vitale të shtetit tonë siq janë sovraniteti dhe integriteti teritorial, elemente këto që klasa aktuale politike i ka vënë në pazar në bisedime me armiqt e shtetit tonë në Bruksel.

Madhështia e njerëzve dallohet në momentet e vështira, në tejkalimin e situatave pa sharje e fyerje ndaj njëri-tjetrit. Sikurse çdo gjë që ka fillimin dhe mbarimin e vet, edhe koalicionet politike e kanë fillimin dhe mbarimin e tyre.

Jo rrallë, koalicionet dhe kurorat qeverisëse përfundojnë para kohe dhe në mënyrë  të njëanshme, duke i shkaktuar hidhërim dhe "plagë" të pashërim partnerit tjetër.

Kështu ndodhi edhe kësaj radhe, fitoj shkathtësia politike ndaj ambicieve dhe dëshirave. Edhe kësaj radhe, për të satën herë u vërtetua ajo maksima e vjetër për politikën, si "art i së mundshmës".

Të paaftit politik, shkaktarët e prishjes së kurorës së panatyrshme qeverisëse po i akuzojnë si tradhëtar e besëprerë! Në raste të tjera mbase do të ishin normale konstatimet e tilla, por kurora e fundit qeverisëse nuk ka pasur mundësi të përfundoj ndryshe, ngase parimet bazë të lidhjes se asaj kurore kanë qenë të bazuara pikërisht mbi interesat e ngushta personale dhe elementet e tradhëtisë dhe pabesisë njerëzore.

Të paaftit politik krahas meritave që po ia atribuaojnë vetes përgjatë qeverisjes trevjeqare, duhet të jenë të gatshëm të pranojnë edhe përgjegjësitë për dështimet e përbashkëta në qeverisjen e vendit. Edhe po deshën, nuk do mund ta pastrojnë aq lehtë veten e tyre ashtu siq po trumbetojnë.

Pasi vet fillimi i koalicionit PDK-LDK brenda natës, ishte nje sinjal ogurëzi për të ardhmen e vendit dhe LDK-së në veqanti, mirëpo e keqja më e madhe është tek katandisja e disa vlerave, të cilët për kënaqjen e egos së tyre personale për pak pushtet e privilegje u bënën bashk me djallin....

Fatkeqeësisht edhe përkundër abortit të dytë politik, LDK-ja edhe kesaj radhe nuk do te ndryshoj, lideri i saj  nuk do t'i marrë përgjegjësitë që i takojnë, për të ikur nga kreu i saj. Të gjitha deklarimet se gjoja "nuk do të kandidoj sërish për postin e kryeministrit" janë lojëra ditore për të mashtruar elektoratin, por jo edhe kryesinë dhe të deleguarit në KP të LDK-së, sepse ata janë vasalët, mbështetesit e tij më besnik,...e të cilët nesër prap do ta kërkojnë kandidaturën e Isa Mustafës për kryeministër.

Ngase, për të mos thënë të gjithë, shumica e eksponentëve të larte të LDK-së së sotme, në forma të ndryshme janë të lidhur me strukturat e SHIK-ut, duke filluar nga bizneset, tenderimet dhe punësimet e familjarëve të tyre,...të tillët në disa raste në shkrimet e mia i kam quujtur  "Urithët e nëntokës së LDK-së, të cilët para opinionit, diten shiten si rugovista në LDK, ndërsa natën e kalojne më Kadri Veselin, Thashim Thaçin, Xhavit Halitin, Adem Grabovcin, etj.

Kjo është tepër e dhimbshme, por është e vërteta e hidhur e disa LDK-istëve të ditëve të sotme.

Unë nuk shofë asgjë të keqe, prej atyre që publikisht aderojnë nga njëra parti në tjetrën, por e keqja e madhe është e atyre që ditën trupin e mbajnë në LDK, ndërsa natën, përveq shpirtit sheshin gjithçka tek partitë e tjera për përfitime personale.

Edhe pse tani akoma jemi në fazën e spekulimeve mediatike sa u përket lidhjeve të koalicioneve parazgjedhore, LDK-ja ndodhet në prag të dështimit të radhës, pra të një lidhje të re akoma më të panatyrshme, nga e cila përveqse më e dëmtuar, do të dali edhe më qesharake para opinionit publik dhe elektoratit të saj.

Në rrethana normale, për të mos thënë e pamundur, do të ishte veshtirë e realizueshme për LDK-në, por shkaku i kapjes së tmerrshme të saj nga grupet e interesit është e mundur të ndodhë çdo gjë.

Mosrespektimi i programeve, koncepteve dhe parimeve bazë, shumë nga subjektet politike do t'i nxjerrë nga shtrati i tyre politik.

Do të ishte mirë për të ardhmen e vendit, që liderët partiak t'u qendrojnë besnik parimeve dhe deklarimeve të tyre publike të dhëna menjëherë pas prishjes së koalicionit PDK-LDK, në të kundërtën përveqe do t'i dëmtojnë partitë e tyre, do t'i lëndojnë proceset demokratike dhe do të rrezikojnë të ardhmen e vendit nesër, ngase shumë procese (të nisura) të dëmshme për vendin pritet të vazhdojnë nën qeverisjen e re, gjegjësisht në legjislaturen e gjashtë të Kuvendit, siq janë; Demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni i komunave serbe, finalizimi i Gjykatës Speciale, etj.

Dukuri e pazakont është duke ndodhur edhe me aderimin e disa figurave të njohura publike (analist të pavarur dhe gazetar) nëpër partitë e ndryshme politike, e me të cilat deri dje kanë pasur mospërputhshmëri të plotë konceptuale!

Edhe pse në parim, aderimi në një subjekt politik është krejtësisht çështje personale, kur janë në pyetje figura që deri dje kanë reflektuar shpresë për ndryshime pozitive në vendin tonë, me kalimin e tyre tek subjektet aktuale, përfundimisht janë shuar bashk me vizionet e tyre për ndryshim.

Ashtu siq e fillova, shkrimin do ta përfundoj me një thënje të këtyre ditëve të profesor Anton Kolajt, njëri ndër themeluesit dhe nënkryetar i LDK-së rugoviane të viteve të '90-ta, po citoj: "Duke i përcjellë zhvillimet parazgjedhore në skenën politike kosovare, më sakt aderimet, aterimet, hidhrimet, ndarjet, ribashkimet, sharjet, lavdrimet, dribllimet, ndreckamsat, brrylat, fishkllimat, aplauzet etj, etj, kam ardhë në përfundim se në Kosovë, parimet dhe platformat politike janë të vdekura. Sa veshtirë do e kenë ata që dijnë më i kuptu programet dhe vlersojnë parimet".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora