Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhat Halimi: 36 yje

| E merkure, 17.05.2017, 05:11 PM |


Botime të reja

Nexhat Halimi

36 yje

Shtëpia Botuese “Fad” e Prishtinës botoi  librin e ri për fëmijë “36 yje” të Nexhat Halimit. Autori i njohur,  me një përkushtim të veçantë, për secilin tingull të Alfabetit të gjuhës shqipe ka shkruar nga një vjerdhë. Secili varg i secilës vjershë në këtë publikim fillon me shkronjën e caktuar, secili krijim është sajuar nga dymbëdhjetë vargje, për ta harmonizuar në këtë mënyrë gjithë veç e veç gjithë librin, i cili sado i shkruar për të vegjlit kërkon përkushtim të jo të vogël për ta lexuar. Secila vjershë, secili tingull është ilustruar me nga një insert të zgjedhur, në të cilat janë derdhur dhe shkronjat  adekuate.

Libri, për hir të leksikut të përdorur, për hir të  çasteve e ngjarjeve poetike që reflektojnë, është me interes ta lexojnë dhe lexuesit me përvojë.

Librit i prin vjersha “ABC”, ndërsa përmbyllet me një shkrim me interes për fëmijët, ku bëhet fjalë lidhur me Kongresin e Manastirit dhe Alfabetin e Gjuhës Shqipe.