E enjte, 25.04.2024, 12:05 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Bajrami: Shota ndërpret bashkëpunimin me ministrinë

E diele, 14.05.2017, 10:02 AM


SHKOLLA SHQIPTARE E VALLËZIMIT „SHOTA“ NË ZVICËR NDËRPRET ÇDO BASHKËPUNIM ME MINISTRINË E DIASPORËS DHE ME ME QENDRËN KULTURORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË ZVICËR!

Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër  po i afrohet 25 vjetorit të veprimtarisë. U krijua nga dy entuziastë, filloi me tre vetë dhe ende pa i mbushur 25 vjetë veprimtari nëpër këtë shkollë vallëzimi, në të cilën u mësua „ecja shqip“ kaluan më shumë se 600 mërgimtarë të të gjitha moshave.

Gjatë gjithë kësaj kohe kjo shkollë me paraqitjet e veta qe ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare të shperhur përmes valles, jo vetëm në Zvicër ku e ka edhe qendrën, por edhe gjithandej Evropës. U paraqit në shumë skena të qyteteve më të mëdha të Zvicrës. U paraqit edhe në sheshe vallëzimi në qytetet më të mëdha të Evropës përfshirë edhe Parisin e Vienën. Dy herë u paraqit edhe në në Festivalin „Luxexpo“ në Luksemburg. Në vitin 2015 bashkë edhe me simotrat tjera nga Zvicra „Dardania“ e Vinterthurit, „Ilirët“ dhe „Rapsodët“ të Llozanës u paraqit edhe në skenën e Festivalit Kombëtar të Folklorit në Kështjellën e Gjirokastrës, dhe kudo u paraqit, vallen jo vetëm të Kosovës, por të gjithë hapësirës gjeografike shqiptare duke filluar nga „Shota“, „Vallet e Shqipeve“, „Festë e madhe“,  „Vallen e demonstratave“, Vallen e UÇK-së dhe „Vallen e Osman Takës“  e dhjetëra valle tjera i paraqiti denjësisht duke e bërë publikun që të ngritet në këmbë me duartrokitje të gjata. Krejtësisht e vetëdijshme që Kosova përjetonte ditë të rënda, sa herë u angazhua që të ndihmonte në Kosovë edhe përmes aksioneve humanitare, qoftë gjatë luftës për t’i dalur në ndihmë UÇK-së, qoftë pasluftës për të iu dalur në ndihmë skamnorëve në Kosovë, pa pritur ndonjë mbështetje nga institucionet e Kosovës, qofshin ato fiktive të paraluftës, qofshin ato reale të pasluftës. Kosova u çlirua në vitin 1999. Në vitin 2008 u shpall shtet i pavarur. Pas çlirimit të Kosovës u krijua një Departament për Çështje Jorezidente në Kosovë që merrej me mërgatën, i cili pas shpalljes së pavarësisë u shndërrua në Ministri për Diasporën. Qeveria e Kosovës dhe Ministra e Diasporës e krijuan edhe një Qendër Kulturore të Kosovës në Cyrih, e cila, nëse nuk është gabim, do të duhej ti ndihmonte këto shoqata e grupe kulturore.  Ndihma vazhdoi edhe më tutje të mungonte, ndërkaq Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër, sikurse edhe shoqatat tjera kulturore me shumë mund dhe sakrifica vazhduan ta mbajnë vetveten dhe ta qojnë tutje vallen shqipe duke i ruajtur vallet e vjetra dhe duke krijuar edhe valle të reja, pa pasur asnjë ndihmë e përkrahje nga institucionet e Republikës së Kosovës, ndonëse Institucionet e Republikës i kanë shfrytëzur në raste të ndryshme shërbimet e këtyre shoqatave.

Qëndrimi indiferent i institucioneve të Republikës së Kosovës ka ndikuar që këto shoqata të zhgënjehen në to jo pak.

Kulmi i zhgënjimit (në këtë rast flas vetëm në emër të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër) u arrit kur Ministria e Diasporës në vend se shoqatat kulturore shqiptare në Zvicër t’i mbështeste sadopak financiarisht, qoftë edhe simbolikisht, vendosi që përmes një tenderi, për arësyet që ajo vetë i din, (shih. Edhe „Gazeta Express“ e datës 23 nëntor 2016, http://www.gazetaexpress.com/lajme/dy-gjermanet-e-trashe-dhe-nje-tender-ne-ministrine-e-diaspores-283050/)  për „Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”, me llojin e procedurës “i negociuar”, pa publikim të kontratës, që në fakt në këtë tender është negociuar vetëm çmimi në vlerën 17.900€, pasi konkurrentë nuk ka pasur fare, t’i ipet Fisnik Ademit, njërit nga „Tre gjermanët e trashë“, mik i Kushtrim Sheremetit, këshilltar i ministrit Murati.

Kur jemi të ditët e kulturës shqiptare, mërgimtarët shqiptarë në Zvicër për shumë vjetë radhazi, në mënyrë të shkëlqyeshme  dhe gjithëpërfshirëse i kanë oganizuar dhe realizuar „këto ditë“ mbështetur në forcat e veta.

Ndarjën e kësaj shume një personi, mik i këshilltarit të ministrit të diasporës, Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër e sheh si keqpërdorim të mjeteve publike në emër të diasporës, prandaj e indinjuar me këtë veprim dhe me mospërfilljen që ministria tregon për shoqatat kulturore në Zvicër, kjo Shkollë ka marrë vendim që për më tutje ta ndërpres çdo bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, dhe me Qendrën Kulturore të Republikës së Kosovës në Cyrih. Atë që Serbia për 25 vjetë rresht nuk arriti ta shkatrrojë ketë shkollë dhe simotrat e saj, Ministria e Diasporës me Qendrën Kulturore të Republikës së Kosovës me heshtjen dhe injorimin e vet po don ta realizoj për një kohë të shkurtë.

Në emër të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër

Agron Bajrami



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora