E enjte, 18.04.2024, 02:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Nasho Jorgaqi: Drita Lushi - Sonata e Syve

E premte, 12.05.2017, 09:40 PM


Mbi Librin e Ri, të Poetes Drita Lushi:

“SONATA E SYVE”

Nga Nasho Jorgaqi

Poezia e Drita Lushit, që në kontaktin e parë, ka qenë për mua një befasi sa e këndshme, aq dhe emocionale.Emëruesi i saj  i përbashket ështe Dashuria, ndjenja më e bukur njerëzore dhe e gjithëpushtetshme.

Ajo buron nga një zemër e ndezur, nga një  shpirt i çiltër, nga tërë qenia e saj, e ndjeshme dhe delikate.Një individualitet krijues, që të bën menjëherë për vete e të përfshin në botën e saj.
E till
ë, ajo u shfaq së pari në vëllimin poetik “Ëndërr” në 2012 dhe më vonë me vëllimin poetik “Flirt”2014, për të ardhur pas tri vitesh me vëllimin poetik “Sonata e syve”

Është i njëjti zë poetik i njëjti portret krijues,është vlaga dhe patosi i Dashurisë,gjithnjë në rritje e plot vlera të reja.

Padyshim, ky liber i ri poetik, shënon një hap të madh në krijimtarinë e saj.Është  lirika tashmë e njohur dhe e vlerësuar nga lexusi i poetes Drita Lushi.Kemi një stad të ri, në këngët e saj erotike, që burojnë para lexuesit bukur dhe këndshëm.

Ajo, që të lë mbresë është thjeshtësia dhe sponaniteti, që përcjellin situata psikologjike origjinale dhe herë herë të papërsëritshme.

Drita tregohet mjeshtre në zbulimin e të fshehtave të dashurisë, e në zbërthimin e enigmave të saj. Ajo nuk e sheh këtë ndjenjë,vetëm mes çiftit, po shkon edhe më tej, ku si personazhe të poezive të saj janë dhe pjesëtarë të familjes,si shoku i jetës dhe e bija.Tek vargjet  e Dritës,poezia lind dhe ngjizet brenda vetes, për t’u percjellë tek të  tjerët si një vlerë.Këto forma, janë fokusuar në këtë vëllim  në kapitujt “çaste”, “gjendje”,”frymë”,”shkreptima”, të cilat ndërtohen mbi të njëjtin taban, si një refleksion dhe përjetim i botës së brendshme  të autores.

Ajo s’ka as druajtje, as komplekse, për ta dhënë këtë realitet hapur me kurajo e me gjuhë të qëmtuar me kujdes.

Drita nuk bie në racionalizëm.Erotika e saj, përfshihet nga nota optimiste si një ndjenjë, që jep gëzim e kjo, pasqyrohet bindshëm në poezitë e saj;Mungojnë konfliktet, xhelozitë, zemërimi dhe kjo e bën dashurinë e saj humane.

 Drita, përmes vargjeve të saj, vjen jo vetem si këngëtare e dashurisë, por dhe si qenie e përkushtuar ndaj kësaj ndjenje të bukur ,ndaj ajo, është heroina e poezisë së vet, ku bëhet pjesë e gjithë qenia, shoqëruar me një ndjeshmëri të lartë.E veçoj këtë cilësi të  Dritës si një eliksir tepër aktiv, që vë në levizje  shpirtin dhe fizikun e bashke me ta dhe lexuesin.Ajo në këto situata, tenton ta bëjë veten, jo vetëm qendër të dashurisë, por dhe qendër të botës, duke e përshfaqur bukur në lirikat e saj.

Vetë Drita, është produkt i zemrës së dashuruar,  aq sa e kthen qenien e saj poetike, në një lirikë të gjallë, që arrin ta shpërfaqë me pastërti shpirtërore para lexuesit.

 Në një stad të tillë artistik e ka ngritur bota e pasur,perceptimi  poetik i realitetit,  prirja e metaforizmit frymëzimi i vetvetishëm,ritmika e brendshme,gjuha e bukur!

Këto veti të çmuara të poezisë së saj, nuk merren me mend pa sinqeritetin dhe kurajon  për të shkelur në shtigje të reja.Ajo ka një aftësi të natyrshme, për të komunikuar me një auditor sa më të gjerë lexuesish.

Me  “Sonata e Syve”,Drita Lushi ka dalë në fushën e poezisë, me një individualitet  artistik, bindshëm dhe bukur!



(Vota: 14 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora