E enjte, 28.03.2024, 09:38 AM (GMT)

Kulturë

Lekë Mrijaj: 'Keqkuptimi'

E enjte, 11.05.2017, 05:29 PM


SOT NË PALLATIN E KULTURËS  “JEHONA E DUKAGJINIT” NË KLINË U SHFAQ REPRIZA E KOMEDISË “ KEQKUPTIMI "

Shkruan Lekë MRIJAJ

Komedia “Keqkuptimi” është një komedi shqiptare që merret me problemet tona të përhershme, probleme të cilat i kemi takuar dhe vazhdojmë t’i takojmë pothuajse për çdo ditë. Kjo premierë për herë të parë u dha vitin e kaluar me: 2 Nëntor 2016 në Pallatin e Kulturës "Jehona e Dukagjinit" të Klinës në ç’rast u realizua me shumë sukses dhe tashmë është filluar me reprizim të komedisë, e cila do jepet vazhdimisht për art dashësit e qytetit  të Klinë s.

Ndaj në kerkesë të dashamirëve të artit dhe të kulturës sot me 8 maj 2017, në Pallatin e Kulturës "Jehona e Dukagjinit" të Klinës, në ora 15:00, para publikut të shumtë pjesmarrës u dha premiera e komedisë “Keqkuptimi”nën  regjinë e Alban Gashi. Ndërsa Vlora Zhutaj-Gashi është autore profesionale e bërjes së tekstit të shfaqjes së komedisë së sotme, përmes së cilës dalin në pah ngjarjet e realitetet e perditëshme të keqkuptimeve me të cilat ndeshën e ballafaqohen shqiptarët çdo ditë.

Komedia “Keqkuptimi” e prezentuar sot para publikut artdashës Klinas, përcjell një mesazh të madh, duke shtuar se është koha kur nëpërmjet humorit e argëtimit tonë t’i shpërfaqim deformimet - dukuritë tona gjithëperfshirëse, të cilat ndodhin në jetën e shoqërinë tonë në pergjithësi. Loja e bukur dhe brilante e aktorëve të talentuar Klinas, sot i dhanë  më shumë nerv, bukuri dhe emocion kësaj komedie brilante.

Regjisori i komedisë Alban Gashi, pas perfundimit të komedisë tha se shfaqja ka një humor të thellë argëtues e thumbues, ku siq shihet nga vet autorja e tekstit të kësaj komedie Vlora Zhutaj – Gashi, e cila në mënyrë profesionale ka skalitur shumë mirë personazhet, duke i renditur në mënyrë perfekte, ajo i ka trajtuar dukuritë e pahijshme të kohës që po ndodhin në mesin tonë, megjithatë i tërë mesazhi kryesor i kësaj komedie është se këtu na paraqitet intriga, lakmija, interesi, dhe mentaliteti mesjetar në menyrë të saktë në formë të satirës, dhe deshirës së pasurimit pa punuar, ai ka theksuar se puna, gjatë provave, është bërë në një atmosferë shumë të mirë e të ngrohtë dhe se është ndjerë shumë mirë me aktruesit e komedisë. Pra edhe mesazhi fund e krye i tërë kësaj komedie është që në fund e keqja duhet zhdukur e ndëshkohet. Komedia “Keqkuptimi”  siq thotë regjisori është mbeshtetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vitin 2016 e pushteti lokal i Komunës së Klinës. Pikërisht siq pohon regjisori, tutje me këtë komedi do të paraqitet edhe në qytetet tjera si Mitrovicë, Pejë, Prishtinë etj.,  në ç’rast në të ardhmen kjo komedi do të konkurojë nëpër festivalet e komedive brenda e jashte atdheut. Ndërsa autorja e teksit e kësaj komedie Vlora Zhutaj-Gashi potencoi se komedia “Keqkuptimi” është një trilogji e gërshetuar me muzikë dhe korodramë. E bazuar në komeditë korale qysh nga fillet e dramës dhe komedisë nga antika e deri në ditët e sotme. Andaj edhe është tejët e gëzuar me punën e regjisorit, lojës se aktorëve, skenës, zërimit e ndriçimit. Ideja e komedisë në fjalë është e bazuar në dukuritë e shfaqura negative . Ishtë publiku ynë Klinas, i cili e mirëpriti shfaqjen e sotme reprizë dhe jam tejet e lumtur.

Ndriçimin dhe zërimin e komedisë “Keqkuptimi” e bëri Elmi Salihu, skenografin prof. Idriz Berisha, dhe mjeshter i skenës Elmi Berisha. Në aktrim morën pjesë: Lirjet Gashi, Veton Bekaj, Venera Bojaj, Ardian Toplanaj, Doruntina Doçi, Armir Prenaj dhe Leutrim Berisha. Skena e improvizuar në mjediset e Pallatit të Kulturës, efektet e zërit dhe ndriçimit, vertetë krijuan një ambient të shkëlqyer dhe mbreslënës për publikun e pranishëm pjesmarrës Klinas në këtë pallat të kulturës.

Perveq personaliteteve të tjera të pushtetit lokal morën pjesë edhe figura të tjera të artit e kulturës së Klinës, pikërisht mori pjesë edhe z. Halit Barani, perfaqësues kryesor në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, dhe njohës i mirë i historisë dhe rrjedhave politike në Mitrovicë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora