E enjte, 25.04.2024, 09:26 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Gëzim Llojdia: Folku evropian zbret në Vlorë

E hene, 08.05.2017, 09:30 PM


FOLKU EVROPIAN ZBRET NË VLORË NË EDICIONIN E IX TË “AULONA INTER FOLK FESTIVAL”

Nga Gëzim Llojdia

1.

Prej datës 11 -13 Maj 2017 në qytetin e Vlorës folku evropian zbret në Vlorë në edicionin e IX të “Aulona Inter folk festival”.Starton në datën 11 Maj,në skenën e sheshit“Pavarësia”në Skelë dhe mbyllet në 13 Maj, ditë kur në qytet do të kulmojnë veprimtaritë e Çeljes së Sezonit Turistik “ Vlora 2017”, organizuar nga Bashkiae qytetit historik.Nëse klikon te http://ëëë.cioff.org/ do te gjesh eventin shqiptar të regjistruar nga UNESCO ku shkruhet events-festival.cfm/en/4301/Albania-Aulona_International_Folk_Festival.

2.

Rrënjët muzikore bashkëkohore të muzikës popullore ringjallin muzikën popullore,thonë burimet. Edhe festival folku ,që tash prej 9 vitesh zhvillohet në jug të vendit  është pjesë e muzikës popullore.

Muzika popullore, lloji i muzikës tradicionale dhe përgjithësisht rurale që fillimisht u kalua përmes familjeve dhe grupeve të tjera të vogla shoqërore. Në mënyrë tipike, muzika popullore, si literatura popullore, jeton në traditën gojore; Mësohet përmes dëgjimit dhe jo me leximin. Ajo është funksionale në kuptimin që ajo është e lidhur me aktivitete të tjera, dhe është kryesisht me origjinë rurale,shkruan Bruno Nettl.

Traditat kryesore të muzikës folklorike transmetohen me gojë ose me zë, domethënë mësohen me anë të dëgjimit e jo me leximin e fjalëve ose muzikës, zakonisht në rrjetet shoqërore joformale të të afërmve apo miqve, në vend se në institucione të tilla si shkolla apo kisha. Në shekullin e 20-të, transmetimi nëpërmjet regjistrimeve dhe mediave masive filloi të zëvendësojë pjesën më të madhe të të nxënit ballë për ballë. Në krahasim me muzikën e artit, e cila sjell kënaqësi estetike dhe muzika popullore, e cila (shpesh së bashku me vallëzimin shoqëror) funksionon si zbavitje, muzika popullore më së shpeshti shoqërohet me aktivitete të tjera, të tilla si ritualet kalendarike ose të ciklit të jetës, Enkulturation, dhe fenë popullore. Muzika popullore ka më shumë gjasa të jetë pjesëmarrëse sesa prezantuese. Koncepti zbatohet për kulturat në të cilat ekziston edhe një traditë muzikore urbane, teknikisht më e sofistikuar e mbajtur nga një elitë më  e vogël sociale, ekonomike dhe intelektuale në qytet, gjykata ose kultura të urbanizuara. Në përgjithësi, "muzika popullore" i referohet muzikës, që segmente të gjera të popullsisë,veçanërisht ato më të ulëta socio-ekonomike, kuptojnë dhe me të cilat identifikohen. Tradicionalisht, interpretuesit e muzikës popullore ishin amatorë dhe disa këngë folklorike njiheshin fjalë për fjalë për të gjithë anëtarët e një komuniteti; Por specialistët-instrumentalistët dhe këngëtarët e tregimeve ishin të rëndësishme për komunitetet popullore. Në shekullin e 20-të, roli i profesionistëve si interpretues dhe bartës të traditave popullore u shtri në mënyrë dramatike. Muzika popullore siç besohet të ketë ekzistuar në kohët e hershme mund të diskutohet ndaras nga periudhat e ringjalljes siç është ajo e nacionalizmit evropian të shekullit të 19-të dhe ringjalljes së shekullit të 20-të, pak para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, të motivuara nga axhendat politike . Në kontekstin e muzikës popullore, shfaqjet e "muzikës popullore" mund të dallohen nga përdorimi i këngëve me axhenda politike dhe përdorimi i instrumenteve tradicionale dhe kitarat akustikë. Në anën tjetër të spektrit muzikor, linjat ndërmjet muzikës popullore dhe artit muzikor ishin të paqarta duke filluar në shekullin e 19-të, kur kompozitorët e muzikës artistike prezantuan këngë nga folklori në kulturën muzikore urbane. Termat e përdorura për muzikën popullore në kultura të ndryshme ndriçojnë aspektet e konceptit. Termi anglez dhe analogët e tij francezë dhe italianë, muzque populaire dhe musica popolare, tregojnë se kjo është muzikë e lidhur me një klasë sociale, "popullore". Volksmusik gjerman ("muzika popullore") kombinon konceptin e klasës me unifikimin e një grupi etnik, ashtu si edhe termi indian hindi log git ("muzika e popullit") në Indi. Çeke, si disa nga gjuhët e tjera sllave, përdor termin narod ("komb") dhe të afërmit e tij, duke treguar se muzika popullore është unifikuesi muzikor i të gjithë çekëve. Në anën tjetër, termi persian m?s?q?-ye ma?all? ("muzika rajonale") thekson dallimet në stilin e muzikës popullore dhe repertor midis fushave të ndryshme të Iranit. Termi muzika popullore gjithashtu, është  përdorur për muzikën tradicionale të artit të kulturave aziatike dhe afrikane, për t'i dalluar ato nga sistemi klasike perëndimor,thotë studiuesi te :”britannica.com”.

3.

Për  3 mbrëmje me radhë, në datat 11, 12, 13 Maj 2017, Vlora do të jetë nën mbretërinë e flokut evropian, duke përcjellë këngët dhe vallet folklorike që vijnën ga Çekia, Bullgaria,Bjelorusia, Sri Lanka, Kosova, Mali iZi, Maqedonia ,Shqipëria.

1.    Ansambli “Handrlak”, Kunovicë,      Çeki

2.   Ansambli“ Sofia – 6 “, Sofie,           Bullgari

3.  Ansambli“ Raduga”,     Mnisk,        Bjellorusi

4.  Ansambli“  Uma Dancing Academy”,  Colombo, Sri Lanka

5.   Ansambli“ Dëshmorët e Kombit”, Obiliq, Kosovë

6.   Ansambli“ Ilirida”, Shkup,   Maqedoni

7.   Ansambli Narta e grupe të tjerë nga Vlora, Shqipëri

Festivali organizohet nga Qendra Kulturore “ Aulona” Vlorë, me mbështetjen kryesore të Bashkisë qytetit të Vlorës si dhe Ministrisë së Kulturës e donatorë të tjerë.

Festivali Aulona Folk vazhdon të mbetet një manifestim i jashtëzakonshëm i Folkut europian e më gjerë si dhe një promovim i rrallë i  hapjes zyrtare të Sezonit Turistik  të Vlorës.Një gërshetim i bukur i turizmit kulturor me turizmin natyror të  rërës e ujit të detit. Edicioni i Parë i këtij Festivali është mbajtur në vitin 2009 duke shënuar të parin festival ndërkombëtar folku në hapësirën mbarë shqiptare. Për nga standartet që realizon, gjeografinë dhe diversitetin e grupeve, nivelin e zhvillimit në të gjitha planet ky festival prej edicionit të dytë është kualifikuar nga CIOFF duke u bërë pjesë e kalendarit botëror që ky institucion prestigjioz kulture organizon në çdo vit kalendarik.Në tetë edicionet e zhvilluara kanë marrë pjesë rreth 70  ansamble nga vende të ndryshme të Evropës me mbi 2300 festivalistë. Festivali ndan si trofe  “Kupën e Festivalit” e cila deri tani ka shkuar në Sllovaki, Kroaci, Bullgari, Itali, Kosovë, Turqi, Poloni dhe në Tiranë kur fitues është shpallur Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore.

President Nderi i Edicionit të 9 – të do të jetë Akademik Muzafer Korkuti, Kryetar i Akademisë së Shkencave.

4.

Historiku i  grupeve , AIFF 2017

Drejtori i përgjithshëm i këtij festivali,Sejmen Gjokoli përshkruan grupet pjesmarrëse në këtë event muzikor folku evropian.

ÇEKIA

Ansambli“ Handrlak”.Ansambli  “HANDRLAK” paraqet këngë dhe vallet dhe kostume popullore kombëtare nga rajoni I pjesës jugore dhe qendrore të Moravës. Grupi I folklorit është I njohur jo vetëm brenda,por edhe jashtë vendit në shumë vende evropiane në festivalet  CIOFF.

BULLGARIA

Ansambli“ Sofia – 6”, Sofie. Ansambli I Valleve Folklorike "Sofje - 6"  është themeluar në vitin1976. "Sofja - 6" ka marrë pjesë në shumë festival në Evropë, Azi dhe Afrikë.

Fitues I shumë çmimeve të mëdha si në 2009 n ëKonkursin e 13-të Botëror të Vallëzimit "Palma - 2009" në Palma de Mallorca, kufitoi Çmimin e Madh dhe u bë kampion bote.

Ka marrë pjesë dhe fituar çmime në Turqi, Rumani,  Azi, Kore e Jugut,, Japoni, etj. Ky ansambël është themeluar dheu udhëhiqet nga Nestor Nestorov.

KOSOVA

AKV” DËSHMORËT E KOMBIT”, Obiliq. Ansambli u themeluanëvitin 1991 nëqytetin e Obiliqit, Kosovë. Është pjesëmarrës në mjaft festivale, Brenda dhe jashtë vendit. Ku është vlerësuar me çmime të ndryshme si në Turqi, Kroaci, Mali I Zi, , në festivale të

shumta në Kosovë etj.Për here të pare në Shqipëri është në Vlorë, në Aulona- Inter Folk.

MAQEDONIA

Ansambli“ Ilirida”, Shkup. Ansambli I Këngëve dhe Valleve ILIRIDA-Shkup u themelua në zemër të Shkupit, pikërisht  në Qarshinë e vjetër të Shkupit në vitin 2015. Aktiviteti I Ansamblit gjatë këtyre viteve ka qenë mjaft i suksesshëm duke marrë pjesë në disa festival në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.

BJELLORUSIA

Ansambli“ Raduga”, Mnisk. Është krijuar në vitin 1958 në kryeqytetin e Bjellorusisë dhe është nga më të njohurit në vend. Pjesëmarrës dhe fitues i  çmimeve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Është fitues i çmimit të pare në festivalin e tretë ndërkombëtar“ Kupa e Evropës”. Pjesëmarrës në shumë festival ndërkombëtare si :Portugali, Spanjë, Poloni, Gjermani, Itali, Francë etj. Ansambli drejtohet nga çifti Orest e Irina Zvir.

SHQIPËRIA

Ansambli“ Narta”, Vlorë.Grupi i valleve të Nartës vjen si një traditë e Ansamblit të kësaj zone me fillime në vitet 70, vite kur nga gjiri I tij doli këngëtarja e madhe e këngës popullore KleopatraSkarço. Është një iniciativë e vajzave dhe djemve të këtij fshati për ta rizgjuare dhe një here traditën e bukur përmes këngëve, valleve dhe kostumet karakteristike plot kolorit e ngjyra.

SRI LANKA

Ansambli“ UMO Dancing Akademi”, Colombo. Historia e këtij grupi fillon që kur kur ishullii Sri Lankës ishte I ndarë në 13 mbretëri.

Muzika dhe vallet folklorike të këtij grupi janë tradicionale e origjinale duke kaluar brez pas brezi. Format e vallëzimit shoqërohen me shfaqjen e ritualeve dhe ceremonive të ndryshme që janë shekullore dhe janë të bazuara në religjionin popullor dhe besimet popullore që shkojnë  para dhe pas ardhjes së Budizmit qysh në shekullin e 3 para Krishtit. Këto ritual dhe ceremoni pasqyrojnë vlerat, besimet dhe zakonet e një qytetërimi bujqësor e rural. Të gjitha vallet e këtij grupi shprehin tematika që lidhen me besime, ritual demonë ,perëndesha, hyjni e ritual ekzotike. Akademia e valleve UMA ka marrë pjesë në mjaft festival jo vetë brenda Sri Lankës por edhe në mjaft vendet  të Indisë, Butanit,Tailandës etj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora