E enjte, 28.03.2024, 06:21 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Gatishmëria bashkëshortore, si duhet të përshtateni për të evituar problemet

E diele, 31.08.2008, 12:48 PM


Çdo ditë me mijëra njerëz të rinj hyjnë në bashkëshortësi. Për shumicën e tyre akti i martesës shënon një jetë të lumtur bashkëshortore. Çdo çift në jetën e përbashkët bashkëshortore dëshiron të ketë jetë të lumtur bashkëshortore. Mirëpo, një numër i madh bashkëshortësh nuk mund të jenë të lumtur më jetën bashkëshortore. Është me rëndësi që çiftet bashkëshortore duhet të jenë të gatshme për pranimin dhe adaptimin e vetive dhe cilësive ekzistuese të çifteve. Pastaj ata duhet të kenë gatishmëri për mirëkuptim të njëri-tjetrit, gatishmëri për mirëmbajtjen e marrëdhënieve seksuale të shëndosha, si kënaqësi, e jo si obligim bashkëshortor, gatishmëri për pranimin e obligimeve ekonomike në jetën bashkëshortore dhe familjare, gatishmëri për edukimin e drejtë të fëmijëve, si dhe gatishmëri për mirëmbajtjen e nevojave psikohigjienike të çifteve bashkëshortore.

Çifti

Çdo çift i ri duhet të jetë i përgatitur për bashkëshortësi si dhe për bashkësi familjare. Gatishmëria për bashkëshortësi përfshinë gatishmërinë fizike dhe morale. Çiftet bashkëshortore në jetën e tyre duhet të kenë pajtueshmëri dhe mirëkuptim të përbashkët. Psikologët amerikanë, Berxhis dhe Volis, në studimet e tyre erdhën në përfundim se 1 mijë çifte bashkëshortore (të studiuar dersa kanë qenë në fazën e fejesës) në jetën e tyre bashkëshortore kanë qenë të lumtur, ndoshta më së tepërmi pikërisht, sepse ata meshkuj e femra kanë pasur pajtueshmëri dhe mirëkuptim mes vete. Kështu, sipas analizave të psikologëve, çiftet bashkëshortore duhet t’i adaptohen këtyre elementeve: Mirëkuptimit; Adaptimit të qëndrimeve për mënyrat e ndryshme të reagimeve të kuptueshme në situata specifike; Aftësisë së adaptimit që reagimet e kuptueshme me të vërtetë të pranohen dhe njëherësh ato të aplikohen në jetën bashkëshortore. Me fjalë të tjera, njeriu adaptibil jo vetëm që mund të mendoj: “Se si do të ndjeja unë po të isha në vendin e tij”, por edhe: “Se si ai e ndjen dhe pse janë ndjenjat e tij janë të tilla në situatën e krijuar”.

Reagimet

Përveç mirëkuptimit të ndjenjave, njeriu adaptibil në jetën e përditshme bashkëshortore është mësuar dhe është ushtruar se cilat reagime dhe çfarë sjelljesh më së tepërmi i konvenojnë çiftit tjetër në marrëdhëniet e tyre ashtu të mira ndërpersonale. Njeriu adaptibil është i aftë të bëjë veprime për të cilat di se janë të mira. Disa njerëz e dinë se çfarë duhet bërë në mënyrë që të mos shkohet “në nerva”. Mirëpo, për arsye të vrazhdësisë së vet sillen në mënyrë jo taktike dhe jo tolerante. Aftësia që të reagohet në mënyrë elastike në situata të ndryshme paraqet komponentë të rëndësishëm në adaptivitetin e bashkëshortësisë. Shumë të rinj, duke mos mundur t’i adaptohen njëri-tjetrit, bashkëshortësinë e çrregullojnë. Çiftet bashkëshortore duhet të dinë se me bashkëshortësi ndërpritet aktiviteti individual i tyre, sepse shprehjet: “Unë” dhe “Ti” duhet të shndërrohen në “Ne”, që në esencë paraqet gatishmërinë për adaptivitet në jetën bashkëshortore.

Gatishmëria

Gatishmëria për bashkëshortësi nënkupton zhvillimin e konsiderueshëm psiko-fizik të çifteve bashkëshortore për bashkëshortësi, për bashkësi bashkëshortore dhe për jetë familjare. Të rinjtë dhe të rejat që janë të edukuar në atë mënyrë, që më lehtë t’u adaptohen situatave të reja dhe njerëzve të ndryshëm, ata më shpejtë dhe më mirë mund t’i adaptohen dhe t’i përshtaten bashkësisë bashkëshortore.
Disa njerëz për nga natyra janë të vrazhdë, prandaj ata e kanë të vështirë t’i ndërrojnë qëndrimet dhe idetë e veta për të fituar shokë të rinj, ose t’i përshtaten situatës tjetër në të cilën ndodhen. Pasi bashkëshortësia kërkon adaptivitet të lartë, personi që në ndryshime nuk sheh kërcënim për sigurimin e jetës personale do të tregohet si parter më i mirë.

Adaptimi

Sipas analizave të tyre, çiftet bashkëshortore duhet t’i adaptohen këtyre elementeve:

Mirëkuptimit

Adaptimit të qëndrimeve për mënyrat e ndryshme të reagimeve të kuptueshme në situata specifike
Aftësisë së adaptimit që reagimet e kuptueshme me të vërtetë të pranohen dhe njëherësh të aplikohen në jetën bashkëshortore

Si të bësh për vete një femër

Mbushe me komplimente
Respektoje
Trajtoje me nder
Përkëdhele
Puthe me pasion
Përkëdhele përsëri
Dashuroje me çdo gjë tënden
Dëgjoje me kujdes
Ngacmoje
Ngushëlloje
Mbroje
Shtrëngoje rreth vetes
Sill botën mbrapsh për ta mbajtur afër teje
Harxho para për të
Mbushi gjithmonë gotën me verë
Mbuloje me dhurata
Bëje të ndjehet gjithmonë e sigurtë
Shqetësohu për të
Qëndroji afër
Mbeshtete gjithmonë
Shko deri në fund të botës për atë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora