Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bajram Kurtishaj: Shkollimi i deputetëve të Kosovës

| E diele, 07.05.2017, 11:00 AM |


Çfarë niveli të edukimit, cilat drejtime dhe në cilat institucione janë edukuar deputetët e Kosovës? [Infografikë]

Nga Bajram Kurtishaj

Studentët e Kolegjit Universum ( http://universum-ks.org ) kanë bërë një hulumtim në lidhje me nivelin e edukimit të deputetëve të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i hulumtimit ka qenë identifikimi i nivelit të edukimit, drejtimet në të cilat këta deputetë kanë diplomuar si dhe institucionet e përzgjedhura nga ta për përfundimin e studimeve.

Mbledhja dhe identifikimi i të dhënave të nevojshme për përgatitjen e kësaj infografike ka qenë mjaft sfiduese sipas Era Baliut, studente kjo në Kolegjin Universum, sepse shumica nga burimet zyrtare ofronin informata jo-komplete për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë arsye, studenteve u është dashur të identifikojnë burime dytësore për gjetjen dhe analizimin e të dhënave që pastaj i kanë paraqitur përmes infografikës së më poshtme.

Infografika paraqet disa të dhëna interesante në lidhje me nivelin e arsimimit të deputetëve (sa % kanë përfunduar studimet Bachelor, Master apo Doktoraturë) si dhe drejtimet e përzgjedhura nga ta ku kryesojnë drejtimet në fushën e Ekonomisë dhe Juridikut. Për më shumë, lexoni infografiken e mëposhtme.