E hene, 27.09.2021, 02:19 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Si të krijosh përshtypjen e duhur për një femër në takimin e parë

E diele, 31.08.2008, 02:44 PM


Je njohur përmes internetit apo je duke shkuar të takohesh për të parën herë me një vajzë dhe pasi jeni marrë vesh për vendin dhe kohën e caktuar, je ndrequr dhe rregulluar. Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra larg saj dhe deri sa t’i i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të dëshironit të dini se në çfarë është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty? Nëse po, atëherë lexojeni tekstin në vazhdim.

Veshja

Sa mirë je “i veshur dhe i paketuar”. Këtu ajo tek ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hedhur ca rroba në trup, të cilat më parë kanë qenë të shpërndara nëpër dhomë. Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës. Kur jemi në këtë temë, shumica e femrave i dëbojnë tipat e meshkujve që nuk përkujdesen për veten, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi. Sidoqoftë është më mirë të dukesh perfekt sesa i lënë pas dore. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili yt, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua.

Duart

Ajo çfarë mbani në duar flet shumë për ju. Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaja flet mjaft. Ajo çka ke në duar, bën që femra të mund t’iu lexojë më mirë. Për shembull, topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirt garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se je tip lexues, i qetë. Do t’i interesojë se çfarë lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexojë, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kozmosi të jesh fati i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund të arrijë edhe në konstatim se i’a ke shpëtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besojë se je fati i saj. Në anën tjetër, telefoni celular në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je.

Sytë

Sytë flasin më tepër se vetë goja. Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Michael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mençur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: A janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, pasi lëvizjet e syve janë të drejtuara deri diku nga ndërdija e njerëzve. Dhe, atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të vetëdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për “Po” apo “Jo”. Tjetër gjë që asaj i tërheq vëmendjen është edhe madhësia e syve tu.

Rëndësia
 
Në rast se i ke kushtuar tepër rëndësi vetes, atëherë duhet t’i ndihmosh femrës, që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompleksi i inferioritetit, e cila e ka kapluar nga pamja jote. Nëse ajo e sheh se rrobat tuaja janë aq perfekte, atëherë do ta kaplojë një frika nga ideja se është e pamundshme për t’iu kënaqur në jetë. Pra, duhet t’i japësh ndonjë shenjë se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rastet kur asaj i pëlqen stili yt. Nëse jo, atëherë, skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohës së saj etj. Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtpërdrejt se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodh për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë që të mos i pëlqejnë një mashkulli. Paramendo, po t’i thotë një mashkull një femre: “Ti s’më pëlqen”. Kjo do të shkaktonte te ajo trauma aq të thella sa që me muaj do t’i duhet të mjekohej për to.

Përshtypja

Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato, nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze, ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre. Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant. Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj. Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: “Për të kuptuar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe, kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të fillojë të studiojë faktin se çfarë është interesante te një mashkull për sytë e femrës”.

Natyrshmëria

Një vajzë tëalon në krah dhe buzëqesh. “E bukur? S’jam i bindur. Disa kile më shumë, hunda pak me hark, por ka diçka që më tërheq tek ajo, është intriguese”,- shprehet një mashkull i kohëve të sotme. Përgjigjja që mund të merrte është se: Ajo që të tërheq është feminiteti, por edhe siguria e saj. Një miks eksploziv sensualiteti që tejkalon estetikën të bën të harrosh centimetrat më shumë apo më pak, këmbë të gjata, të shkurtra apo celulite, s’kanë rëndësi. Është thjesht sharm, erotizëm i pashprehur. E keqja jonë është se na ndodh që shpesh të fiksohemi tek defektet dhe lëmë pas dore armën tonë më të fortë: Natyrshmërinë. Joshja seksuale është veçanti ose më mirë krenaria e të qenit i veçantë, aftësia për përdorimin e disa defekteve, të cilat ndryshe përkthehen “sharm”. Në kohët që jetojmë ka shumë bukuri seriale, të manipuluara sipas operacioneve plastike.

Ja sinjalet që tregojnë se ajo është e interesuar për ty

Qesh e sforcuar? Fik telefonin? Të thërret në emër? Janë këto disa nga mesazhet që një femër i dërgon pareshtur një mashkulli, për të cilin ndjen diçka. Pasi të mësosh kuptimin e të gjitha kodeve që janë radhitur më poshtë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të hidhesh në sulm. Ato shërbejnë si një shtysë, për t’i dhënë më shumë aksion dhe energji një lidhjeje që ka ngecur në pragun e shoqërisë dhe dashurisë.

Lexoni me kujdes 27 sinjalet dhe veproni!

Në një festë të madhe, flet me ty dhe vetëm me ty, gjërat e tjera nuk i bëjnë përshtypje
Ajo vendos herë pas herë shkëlqyes buzësh, por jo në praninë tënde (nëse trukimi ndodh në prezencën tende, ti je vetëm një mik)
Në prezencën tënde kafshon shpesh buzët me njëra-tjetrën
Qëndron e ulur mbi mbështetësen e kolltukut
Është ditëlindja jote dhe keni mbushur 10 minuta që po flisni me njëri-tjetrin duke mbajtur gotat në dorë
Zakonisht në festa pihet verë e kuqe, por ajo ka porositur një gjë tjetër, zakonisht birrë
Flet më ngadalë dhe me një zë me ton bas
Ti pi cigare, ndërsa ajo edhe pse duket qartë që bezdiset, vazhdon të të dëgjojë
Të sfidon, pa arsye, papritur, më shumë se një herë
Qesh duke u sforcuar, edhe pse biseda nuk është gazmore
Gjatë bisedës, brenda fjalisë shqipton emrin tënd, vend e pa vend
Afron veshin pranë buzëve të tua për të dëgjuar: “Në këtë lokal ka shumë zhurmë, nuk arrij të të dëgjoj”
Të thotë se i ngjan një personazhi të famshëm
Të heq nga xhaketa fijet e flokëve që të kanë mbetur pas krehjes
Të thërret gjithnjë në emër, duke shmangur emrat përkëdhelës me të cilët të thërret miku ose miqtë e tu të ngushtë
Bie zilja e telefonit të saj. Fillimisht nuk përgjigjet në fund e fik
Flet me një ton pyetës, duke t’u drejtuar e mbushur me kuriozitet: “Besoj se kjo gjë do t’i pëlqente të dashurës tënde”. (Kjo bazohet në një taktikë klasike, që në fakt ka synimin për të zbuluar, nëse në jetën tënde ka apo jo një grua)
Të thotë, që je i talentuar dhe ky është një lloj komplimenti i moderuar që tregon se ajo është e sinqertë, ose sipas ligjeve të pashkruara të shoqërisë, kjo do të thotë se ti i dukesh tërheqës. “Të kesh talent” do të thotë, që je salca pikante në një pjatë
Të telefonon e para ose ndonjëherë vetëm telefonon, pa asnjë shkak
Kur ti e fton për të pirë diçka, ajo vesh një palë këpucë të reja, një veshje të re dhe një çantë, ndryshe nga ato që kishte në orarin e punës
Është vonë dhe ajo s’ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u trukuar, por nuk ka harruar rimelin
Të pyet se ku është tualeti, ti i tregon se ku. Ajo sheh rrotull, ngre vetullat dhe ngrihet ngadalë duke ecur drejt vendit të duhur
Qëndron në banjë më shumë sesa duhet, qëllimi për t’u rregulluar para pasqyrës
Në praninë tënde përdor shpesh fraza romanesh, vargje poezish apo tekste këngësh
Të pyet nëse do të provosh pjatën që ajo ka zgjedhur për të ngrënë, që do të thotë se është gati të ndajë gjithçka me ty
Ti ose dikush me të cilin të ka krahasuar jeni protagonistë të gjërave që mund të fantazojë gjatë bisedës
Ajo fillon të flasë pareshtur për materien, vrimën e ozonit ose argumente të ngjashme shkencore 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora