Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Virgjine

| E shtune, 06.05.2017, 09:04 AM |


KURVA QË KA FJETUR ME SHKËRDHAÇIN

DHE SOT HIQET VIRGJINE

NGA KALOSH ÇELIKU

Kurva, që ka fjetur me shkërdhaçin dhe nateditë i ka ndërruar burrat: serb, maqedonas e turq, sot para Dhëndrrit shqiptar hiqet si virgjine. Thotë, publikisht pa marre: Nuk kam bërë asgjë me ato burra në shtrat, as ditën e as Natën e “Xhumasë”. Vetëmse, kemi fjetur mes dy qirinjëve të ndezur me flakë mbi tavolinë, pranë oxhakut. Vera dhe rakia e rrushit na ka munguar, se: ne jemi “muslimanë”?! Megjithatë, çajin e rusit me gjygima i kemi pasur me bollëk mbi tavolinë. Lutjet me pesë “vakte” dhe hanëmet e haremeve të Sulltanit, përditë e përnatë në dhomë. Trashëgimi “kulturore - artistike” që nga koha e sulltanëve, pashallarëve dhe agallarëve.

Kurva, që gjatë gjithë jetës “fetare - muslimane” e ka hequr veten edhe si poete. Vetëmse, shumë larg nga rubairat e Librit Fije Bari të Omar Khajamit. Hapat e parë i bëri si përkthyes administrativ në spital, ngase e kishte “vështirë” të dalë asaj kohe në sipërfaqe si poet. Vite më vonë, do të inkuadrohet në Lëvizjen e tij “humanitare e fetare” me “besë e Fe”. Djalin, pas lufte  (1999) minsitër të kulturës shqiptare, veten si profesor e poet me gjithë familje. Sanço Panço Shqiptar, jo i Don Kishotit të Madh, por i DoktorZiut. Rrufjan den baba den, brez pas brezi. Shpërblime karrieriste profesionale, që do ta ndjekin edhe në Shkup, falë mbeturinave turko-arabe. Shtëpia botuese “humanitare” do t’ia botojë “veprën e tij poetike dhe shkencore” si komplet të krijuesit “shqiptar”.

Kohë kjo, kur kjo Kurvë politike turko-arabe do ta marrë guximin edhe Çajupin publikisht do ta shpallë idiot shqiptar. Keqpërdorë, Ligjet letrare e fetare në emër të popullit shqiptar. Profesor e poet i reklamuar me të madhe, në Tiranë, Prishtinë e Shkup: nëpër shtëpi botuese, gazeta, panaire të librit e emisione televizie me paratë e ndihmave “humanitare” të vëllezërve” e Njerkës. Kurva turko- arabe, që do t’i afirmojnë dhe përpilojnë lista të shkrimtarëve shqiptar edhe me zi se sistemi komunist.

Kurva politike e haremeve turko-arabe-serbe, sot merr guximin t’i dalë në ndihmë një Lëvizje Politike me “besë e fe” me këmbët e trutë në legen, që moti kohë ka ikur nga Fronti i Luftës për Liri. Pavetëdije se, nuk i ndihmon kësaj  “lëvizje politiko-fetare” në hurdhën politike ku kanë rënë këmbekrye si dudumë politik, po e fundos edhe më thellë në hurdhën politike. Tekefundit, ta thirrte në ndihmë si poet dhe “fetar”, atë thënjen e popullit shqiptar: i mbyturi tri herë delë në sipërfaqe mbi ujë. Herën e tretë, mos ia zgjatë dorën për ndihmë! Shkaku, se: ai të tërheq me vete edhe ty në fund të hurdhës.

Punë tjetër është ajo, se: Kurva politike “shqiptare”, sot ia zgjatë dorën shkërdhaçit që ka rënë këmbekrye në hurdhën politike. Edhe, hiqet si virgjine. Nuk duhet t’i ndihmohet të dalë në sipërfaqe të ujit mes shelgjeve, në breg të Lumit! Aqmëpak, merret për grua besnike si virgjine në Shtëpi, por duhet shty me të dyja duart mbi kokë të fundoset në hurdhën politike!...