Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Ç‘patën yjet e natës?

| E merkure, 03.05.2017, 05:16 PM |


Xhevahir Cirongu

 

Ç‘patën yjet e natës?

 

Të thash se do të vija,

dhe ti më prisje me krah hapur!

Sa dhe  ngjyrat e ylberit në qiell

me fjalë e premtimet bashkë

nga përmballimi

u përqafuan atje në krua.

Ç ‘ patën yjet e natës?!

Të trebur zbritën nga kupa e qiellit,

sa dhe fjalët me ngjyra ylberi

ato të gjitha u dehën,

dhe etjen e dashurisë

tek ai krua e shuan.

Dhe yjet e dehur nën zë uruan

në vetminë e natës pa zhurmë,

në gotën e qelqtë me ujë

tek ne të dy ndriçuan

dhe fjalët e zjarrta

etjen aty e shuan.

 

Durrës, 2 maj 2017