Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Misionet ruse në tokat tona

| E hene, 01.05.2017, 05:32 PM |


Misionet ruse në tokat tona

E kishim një fat të zi me ndarjen e kishave ( viti 1054 ) e fatin edhe më të zi që mbetëm si zonë lindore. Të këqijat ishin të kobshme  edhe më shumë kur po në këtë shekull  Bizanti e shtriu ndikimin e vet edhe në tokat e sllavëve të Rusisë së sotme. Fati i zi ndjelljet edhe më shumë kur arbanasit e Bisancit e ndërtuan kishën e parë ortodokse në Rusi dhe Libri I shenjt u përkthye në  gjuhën sllave të kohës mu  nga arbanasit .  Fati i zi i kombit tonë nuk u ndal as me krijimin e Perandorisë Osmane të cilët u shtrinë hiç as më shumë e as më pak se sa ishte e shtrirë Perandoria Bizantine.

Në principin diplomatik “ Bëje si të duash por mua mos më nguc «  ishte e tërë bashkëjetesa ortodokse- osmane  e Kishës së Lindjes në Stamboll . Dhe ortodoksizmi sllav trashej edhe më shumë dhe pastaj ata e quajtën edhe ortodoksia  “Pravosllave” . Një ndihmë të madhe të kësaj i erdhi edhe nga gjuha tjetër artificiale nga një popull artificial -grekët. ; shqiptarët ( albanët ) e morën  tëposhtëzen dhe historia e luante monstrumin mbi ne.

Në kohën e Otomanëve u forcuan rusët , ata e donin “ hisen “ e tyre në Ballkanin e vjetër . Ata me ndihmën e turkut e ngritën një “ popull” që ishte gjithmonë në margjinat e historisë -serbët.

Duke e lexuar romanin “ Misioni Rus “ të Ibrahim Kadriut  e sheh një të vërtetë të fshehur , së cilës populli ynë nuk ia shihte kryet . Misionet ruse me qëllime të llojllojshme ishin prezente edhe në kohën e sundimit otoman. Populli ynë nuk e shihte që edhe feja që e praktikonin , ajo muslimane ishte  bukur shumë e dirigjuar edhe nga misionarët rus :

“Në ndërkohë oficeri rus Ruslan Nikolai, që ishte pas nesh me gjeneralin tonë, kërkoj tja lironin rrugën drejt shkalleve. Njerëzit që prisin  ja lëshuan rrugën; krijuan një lloj koridori mes tyre ndërkaq oficieri rus vazhdoj shkalleve. Hipi te imami Mulla Adnani. U përshendet me të. Folën dishka si  me pëshpërimë, duke ja afruar kokat njëri tjetrit. Mulla Adnani , pastaj ju drejtua te pranishmeve:

-”Xhemat i nderuar,-nxori ai një zë si prej kasës,-ju mbetshi mirë. Unë kaq e kisha punën time. Më duhet të kthehem nga kam ardhur..”  (pjesëz nga romani )

-Nga kishte ardhur ? mund të pyesësh.

“Askush prej të pranishmëve nuk foli gjë, as kerkuan të hapej dera e xhamisë. Shikoheshin mes vete me habi .Fjalët e tij ju tingëlluan si shkreptimë rrufesh. ”Ju mbetshi mire unë kaq e kisha punën”.Ajo që tha hoxha ishte kumt i pakuptimtë. Gjatë njëzet vjetëve ai ishte imam i asaj xhamie. Që nga viti  1892 kishte vepruar si klerik mysliman, deri sa emri i tij i vërtet  doli të ishte Kazimir Olenko.  Ketë e bëri publik oficieri rus Ruslan Nikolai kur ju drejtua mases me fjalët : ” Kazimir Olenko ka kryer misionin e tij. Duhet ti falenderohemi. Ky burrë, tha ai , do të vazhdojë këtë mision por në ndonjë vend tjetre.” ( pjesëz nga romani )

Pra,miq të nderuar që nga viti 1892 e deri më 1912 imami  i Xhamisë së Sinan Pashës në Prizren Mulla Adnani , ishte rusi Kazimir Olenke.  Por, sa të tjerë rus  ishin ne territoret në tokat shqiptare në kohën e osmanëve ? në Gjakovë , Vushtrri , Kosovë, Maqedoni , Serbi Jugore , Sanxhak ?  saktësisht , në arkivat ruse ,serbe dhe turke.

“Prandaj ishte pajtuar qe bashkë me Ruslan Nikolain, i cili gjithashtu ndjehej me siklet kur mendonte se mund të ishte zbuluar se kush ishte në realitet ,të vazhdonin drejt Shkodres dhe Malit të Zi. Për kahen e rrugetimit të mëtutjeshem Ruslan Nikolai kishte menduar edhe më heret, por nuk i kishte treguar Tatjanës.Ruslan ishte me plot dyshime, andaj me rrugëtim e mendonte humbjen e gjurmëve.Edhe pse e kishte vrare Sebastian Kolën, që kishte marrë vesh per identitetin e vërtete të Tatjanës dhe Ruslaniit, dyshonte se në momentin kur ai,Sebastiani, kishte mbetur vetëm me zonjën e shtëpisë, mund ti ketë treguar asaj për përkatësinë ruse te tyre. Prandaj në vete kishte vendosur të largohej nga Guroi bashkërisht me Tatjanën, duke zgjedhur rrugën e largimit jo drejt Lumes por drej Arzës per të kaluar në Lezhe dhe tutje drejt Shkodrës,për të mbërri në Cetine ,ku ishte qetësi. “  ( nga romani “ Misoni Rus “ )

E vërteta islame e Rusisë , e Serbisë dhe e Greqisë  mbetet për t`u hulumtuar shumë në mënyrë që mashtruesve të sotëm t`iu tregohet qëllimi islamik i rusëve në tokat tona.

Lexim të lehtë e me vëmendje ju dëshiroj .

Fahri Xharra,01.05.17

Gjakovë