Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Këngë himni për Çamërinë

| E hene, 01.05.2017, 10:16 AM |


KËNGË HIMNI PËR ÇAMËRINË

 

Çamëri, plagë e të gjithë shqiptarve

Ji zemër nënash, dhe zemër bijash

Ji  trimja  jonë    betejat për  liri

Ji armë burrash nga më atdhetarët

 

Kjo këngë himni për tërë shqiptarët

Është nder i gjuhës dhe  i  flamurit

Çamëria- Shqipëri është udha jonë

Çamëria-Shqipëri është tërëzgjidhja

 

Çam dhe  arvanit  jemi  një  flamur

Shqip  flasim  prej  13 mijë vjetësh

Tanët  janë ; Joni, Adriatiku, Egjeu

Ipe, shembja çatinë e qiellit Greqisë

 

Gjallë është Pirro, dhe Gjergj Kastrioti

përpara çam për Çamërinë-Shqipëri

përpara Festim, Bardhosh dhe Met

përpara Xhemil, Idajet  dhe Ahmet!

 

Ora Greqisë  çdo çast po  i  mbaron

Në kujtesë  nuk  kemi    humbur

Republikë e Çamërisë,  të betohemi

Çamëria-Shqipëri është qëllimi ynë!..

 

Rrustem Geci - Shkodër, 22 Prill, 2017