E enjte, 18.04.2024, 01:08 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Zeqiraj & Gërguri: Veprimtaritë e shtuara të LDK-së

E diele, 30.04.2017, 11:05 AM


Nga "Darka e Lamës" 2016

VEPRIMTARITË E SHTUARA TË NËNDEGËS TË LDK-SË NË NORDRHEIM WESTFALEN

NGA JAKUP GËRGURI

IDRIZ ZEQIRAJ

Landi, Republika e Nordrheim Westfalenit (NRW), në Gjermani, shquhet për shumësinë dhe dendësinë e qyteteve: Köln, Dyseldorf, (kryeqytet i NRW),  Dortmund, Essen, Duisburg, Bochum, Bonn, (dikur kryeqytet i Gjermanisë), Wuppertal, Bielefeld, Münster, që kanë nga më shumë se 300 mijë banorë dhe 20 qytete tjera me mbi 100 mijë banorë. Andaj, edhe numri i të huajve është i madh, ku vendin e parë e zënë turqit, të pasuar nga shqiptarët. Edhe problemet janë të shumëta, në raport me Republikat tjera.

Për komunitetin e shumtë shqiptar, prej viteve `90-a, dominon organizimi përfekt i LDK-së, në aktiva, të përfaqësuar në Nëndegën e LDK-së, në Nordrheim Westfalen. Pavarësisht "hallakatjes", përgjatë dhe pasluftës, asnjëherë nuk ka pushuar se vepruari si Nëndegë, natyrisht, me aktiva të reduktuar.

Anëtarët e Kryesisë: Nga e majta (lart): Behxhet Muqolli, Behxhet Krasniqi, Enver Musa, Bahtir Avdiu, Ilir Makolli, Hamit Halili, Donikë Gërvalla, Jakup Gërguri

Aktualisht, Nëndegën e LDK-së në Nordrheim Westfalen e udhëheqë një Kryesi e vyeshme, me kryetar Jakup Gërgurin, Donikë Gërvalla, Enver Musa, Behxhet Ktasniqi, Ilir Makolli, Behxhet Muqolli, Bahtir Avdiu, Hamit Halili... LDK-ja këtu vazhdon traditën e mirë, të trashguar nga kuadrot e hershëm të kësaj Nëndege, të cilët kontribuan edhe në Degën e LDK-së në Gjermani, si Marjan Tunaj, Agim Kamberaj, Donikë Gërvalla, Qazim Bajgoraliu, Muharrem Sfarça, tani, anëtar i Kryesisë të LDK-së dhe kryetar i komunës në Ferizaj, për të vazhduar me Abedin Gashin dhe Jakup Gërgurin me shokë.

Kjo Nëndegë ka pasur privilegjin t`i japë Degës së LDK-së,  në Gjermani, dy kryetarë radhazi: Qazim Bajgoraliun dhe Donikë Gërvallën. Gjithashtu, prej vitesh, pjesë e kësaj Nëndege është edhe bashkëpunëtori i afërt i  Kryetarit Rugova, ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotëri Anton Kolaj; ish i burgosuri politik Behxhet Krasniqi, vëllai i ministrit të mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës.

Më 26 prill 2015, Nëndega e LDK-së në Nordrheim Westfalen mbajti Kuvendin Zgjedhor të radhës. Më 03 maj 2015, Kryesia e Nëndegës mbajti mbledhjen e parë të saj. Ajo vlerësoi organizimin dhe rrjedhën e Kuvendit Zgjedhor, plotësisht konformë statusit dhe rregullorës së zgjedhjeve të LDK-së , traditë kjo qysh nga themelimi i kësaj Nëndege të zëshme.

Nga Akademia Përkujtimore për Kolonel Ahmet Krasniqin

Më 10 maj 2015, në Velbert të Nordrheim Westfalisë, u mbajt Kuvendi i 8-të Zgjedhor, për Kryetarin dhe Kryesinë e Degës të LDK-së në Gjermani. Ndonëse Kuvendi mbahej në këtë Land, Republikë, Nëndega e LDK-së në NRW, përkatësisht, Kryesia e saj, me kryetar Jakup Gërgurin, ishin nikoqirë, pritës të këtij Kuvendi, andaj u përkujdes për sigurimin e sallës dhe monitorimin, mbarëvajtjen e të gjithë procesit zgjedhor. Trinomi i parimeve demokratike, të përcaktuara edhe me Rregullorën e Këshillit të Partive Popullore të Evropës, si: debati i suksesshëm; konkurrenca me më shumë se një kandidatë, (në këtë rast kanë konkuruar tre kandidatë); votimi i fshehtë dhe demokratik, është zbatuar plotësisht.

Nëndega e LDK-së në Nordrheim Westfalen ka shtuar veprimtaritë e saj të shumëllojshme. Në përvjetorin e vrasjes të akademik Fehmi Aganit, Kryesia e Nëndegës dhe anëtarësia e saj organizoi tubim përkujtimor, me ç`rast u fol për ideologun e devotshëm të LDK-së dhe bashkëpunëtorin e afërm të Presidentit Rugova. Me rastin e amëshimit të veprimtarit të hershëm, Marjan Tunaj, Kryesia e Nëndegës u gjend pranë familjes, duke organizuar edhe përcjelljen mortore dhe nderimin meritor për anëtarin e saj cilësor.

Nga e djathta: Anton Kolaj, ish-nënkryetar i LDK-së, Jakup Gërguri dhe Enver Musa, nënkryetar i Nëndegës të LDK-së në NRW

Më 06 gusht 2015, një delegacion i gjerë, përfshi edhe ish veprimtarë të kësaj Nëndege, që tani jetojnë në Kosovë, në Selinë e LDK-së në Prishtinë, dorëzuan Çmimin "Ora e Presidentit 2015". Laurat i përzgjedhur ishte veprimtari luftarak nga Malisheva, heroi i gjallë i Kosovës, kuadri besnik i Ibrahim Rugovës, Fetah Rudi, i atentatuar nga një bandë kriminale, me urrejtje patologjike për LDK-në. Por, Fetah Rudi ynë fisnik, mbijetoi, për të mbetur, përjetësisht, në karrikën invalidore, mjerisht. Një vit më vonë, Çmimi "Ora e Presidentit", do t`i ndahej një heroit tjetër, pas vdekjes, Xhemajl Mustafës, këshilltarit urtak të Ibrahim Rugovës. Ky çmim, me emërtesë sa emocionale, aq edhe simbolike, është pronë vetëm e Nëndegës të LDK-së në Nordrheim Westfalen.

Më 07 gusht 2015, një përfaqësi numerike nga Nëndega e LDK-së në Nordrheim të Westfalisë, vizitoi Familjen e Presidentit Rugova, duke i dorëzuar një - Mirënjohje - Zonjes Rugova. Ajo, në respekt, shpjegoi të gjithë mjedisin ku jetoi dhe veproi Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Më O5 shtator 2015, kjo Nëndegë e LDK-së shënoi përvjetorin e shpalljes të Deklaratës Kushtetuese. Në këtë shënim përkujtimor u emetua një inçizim i kohës, të cilin Dega e LDK-së në Kaçanik, gjegjësisht,  kryetari Selim Reka, e kishte përgaditur enkas për Nëndegën e LDK-së në Nordrheim Westfalen. Ishte një intervistë e kryetarit të atëhershëm të Degës të LDK-së të Kaçanikut, Habib Shehu, organizator kryesor i mbledhjes plenare, për shpalljen e Deklaratës Kushtetuese në Kaçanik.

Ne përvijuam, në mënyrë kronologjike, vetëm disa nga veprimtaritë vjetore të Nëndegës të LDK-së Nordrheim Westfalen. Përndryshe, kësaj kronologjie mund t`i shtoheshin edhe veprimtaritë tjera, si: shënimi i Ditëlindjes të Presidentit Rugova, që përkon edhe me themelimin e kësaj Nëndege; Akademitë e përvitshme përkujtimore për heronjtë markantë të Kosovës: Kolonel Ahmet Krysniqin, Komisarin Sali Çekaj e tjerë; homazhet në vend-prehjet e Presidentit Rugova, Vëllezërit Gërvalla, akademik Fehmi Agani, Kolonel Tahir Zemaj, Komandant Sali Çekaj e tjerë; vizitat në disa Familje të Dëshmorëve; shënimi i datave historike; organizimi i festave tradicionale shqiptare, si "Darka e Lamës" dhe të tjera; bashkëpunimi me palën vendore, gjermane dhe pjesëmarrja reciproke në festat kombëtare; debatet dhe takimet me mërgimtarët tanë; organizimet kulturoro-artistike dhe të tjera, janë pjesë e veprimtarive, në vijimësi, të Nëndegës të LDK-së, që realizohen me sukses, nën drejtimin e Kryesisë dhe të aktivistëve të përkushtuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora