E shtune, 20.04.2024, 01:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Drita Lushi: Kënga e prillit

E diele, 30.04.2017, 09:00 PM


Drita Lushi

Kënga e prillit...

-prozë poetike-

Dëgjoj një muzikë në ecje dhe shoh pentagramet e lëndinave të thurin vallen e diellit.

Është prill,

është prill,

është prill…

E ndiej në imtësinë e indeve, në harlisjen e fantazisë, në çmendjen qenies së Dritës

Është prill dhe e dua...

E dua,

për fëshfërimat dhe të fshehtat e gjelbra,për këngën e luleve,për ngjyrat e patreguara të gonxheve,për muzikën e lumtur të liqejve,për gjersinë e shpirtit të syve,për zemrat blu të shtëpive,  për puthjet e cicërimave ,për ciltërsine e tërfilit,për vrapin e luleve fushave,për rrokullisjen e ëndrrave,për pagjumjet e mia,për trazimin e gjymtyrëve, për vështrimet e yjeve ,për pasigurite e mia, për ndrojen dhe çmenduritë, që mbulohen nga hëna,për lirine e pakufishme të fantazisë,për dëboren e akacieve,per dashuritë e çelura dhe për ato që s'u rriten kurrë.

E dua,

...Për ngastrat e punuara,dhe shpresën e bujqve,e dua për rrugët dhe krojet që i rrjedhin në trup dhe më japin ngadhnjim

E dua,për supet e virgjëra dhe krahët e kaltër;

E dua,për atë foshnjën tetëmuajshe, që rritet në mitrën e një gruaje syblu, që pret të përshëndesë botën në majin e trëndafiltë.

E dua, për melodine e blertë që i jep rruzullit...

Është prill…

Është prill…

Këtë këndojnë dhe zogjtë në qiell

Është prill…!

Fundprill 2017

Drita Lushi,Tiranë.



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora