E enjte, 18.04.2024, 11:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Guri Seferi, Simboli i Intelektualit

E shtune, 29.04.2017, 12:44 PM


Guri Seferi, Simboli i Intelektualit popullor te perkushtuar

Nga Luan Kalana

Idea për të skicuar këtë portret jetësor,më lindi e me ngacmoi penën, jo rastësisht ,në një nga zyrat bashkiake të Tiranës,duke pyetur e kërkuar për emrin e këtij personi,inetelktual i mirefillte e patriot.

Të gjithë qytetarët që ishin prezent atje në pritje para sportelisteve,thanë fjalët më të mira,s'mbeti njeri pa folur.Një burrë i moshuar tha :

-"Dëgjomë mua,unë jam den babaden tiranas ,jam dibran ,dhe z.Guri Seferi,Sekretari Bashkisë, është korçar,por njeri më të mirë e burrë më të drejtë ,te thjeshte e popullor,e qe na i ka zgjidhur hallat tona,nuk kemi pare e as degjuar ne te dyja sistemet,jo vetem ne te lagjes tone,por ne gjithe Tiranën".

Ma tha emrin Babushi,por unë nuk u tregova i vemendshem ta regjistroja..

M'u bë zemra mal e ndjeva nje krenari te ligjshme,kur foli dibrani ,por dhe te tjeret qe e pasuan,me vleresimet me maksimale dhe me epitetet me popullore,per kete intelektual te zgjedhur nga populli, ne dy legjistratura,dhe qe nuk deshin ta ndronin me asnjeri tjeter.

Cili është z.Guri Seferi ?

Një emër i lakuar ne rrethet e mjediset shoqerore por dhe me thelle dhe ne ato familjare,me plot goje e themi nje intelektual,nje personalitet, qe gezon nje populloritet te madh ne masat e gjera te qytetareve te thjeshte e hallexhinj.

Pa u futur ne anen tjeter te shtreses te intelektualeve e nepunesave,le qe te gjithe thoshin se kush e kush e kam mik e kam shok te ngushte ,por mbi te gjitha ,vleresime nga me te goditurat," nje person","Njeri mbi te gjitha","shok ne kohe te veshtira","goje mjalte",i dashur ,i respektuar,i beses,bujar ,i çilter i thejshte,"nje here e ka bere nena"... e te tjera epitete pa mbarim.

Puna e vepra e tij eshte e degjuar e vlersuar jo vetem ne Tirane,por dhe ne vendlindjen e tij ,ne Arreze,Devoll,per te cilen ati i eshte dhene titulli i larte "Qytetar Nderi".Jo vetem vellezerit arezare por edhe ata devollinj,qe kane jetuar e punuar me te per nje kohe te gjate,nuk e ndajne nga goja e qe te gjithe duan te thone qofte dhe dy fjale te mira per njeriun e tyre e te urte..

Pasi mbaroi shkollen tetevjecare ne Arreze,fshatin e tij te lindjes ne Devollin e siperm,mes kodrave me lajthishte,aty ne kufij te maleve te larte te Gramozit,vazhdon shkollen e mesme, teknikumin bujqesor ne qytetin e Korçës,ne te gjitha shkelqyer.

Më pas vazhdon studimet e larta,Univeristin Bujqesor ne Tirane,fakultetin e agronomise inxhenerike dhe mbarimin e tyre shkelqyer,caktohet e punon per disa vite specialist bujqesie ne Miras,(Bozhigrad).

Perkushtimi ,obligim dhe pasioni i tij i agronomise do ta benin ate me lidhur me token ,me mjeshterat bujq devollinj aq te degjuar ,veç te tjerave, per kultivimn dhe prodhimin e qepes,aq famoze ne Shqiperi dhe per eksport.

Djalin arrezar fshataret e Mirasit e te fshatrave perreth, ata do ta quanin si birin e tyre me te mire ,duke ndjekur pas mençurine tij shkencore dhe pervojen e mjeshtrave bujq.

Edhe pse ai largohet transferohet ne Tirane,fjalet e keshillat e tij,vepra e shembulli itij personal ne krye te puneve e te aksioneve tij lane gjurme e do t'i paraprinin bujqit me te rene perparimtare.

Ne filmin dokumentar,kushtuar figures te Guri Seferit,me rastin e dhenijes te titullit Qytetar Nderi i Devollit,gazetarja dhe folesja artiste e talentuar e Radio-Televizionit shqiptar,znj.Tefta Radi,do te thote se keto pak fjale dhe kuadro filmike per portretin e Gurit,jane pak,per jeten dhe vepren tij ne Devoll,per zhvillimin modern te bujqesise por dhe per emacipimin e jetes kuturore shoqerore ne fshat.

Ne Tirane ai shquhet si nje specialist i zoti, ne kombinatin "Misto Mame" duke njohur e thirur te gjithe punetoret me emrin e tij te profesionit te merituar, "inxhinjeri ynë".

Gjate kesaj kohe talenti i tij shfaqet e spikat e ne fushat shqerore,duke qene nje aktivist shoqeror i pa lodhur dhe i perkushtuar per interesat e klases punetore.

Zgjidhet  e drejton me urtesi e aftesi profesionale sindikatat e deri Konfederaten e Sindikatave te vendit.

Ajo qe do te afirmoje personalitetin dhe figuren e tij intelektuale si nje lider popullor eshte aktivizimi i tij human e vullnetar ne jete shoqerore ne lagje e me tej ne gjithe Tiranen me nje gjuhe te thjeshte komuniim,nje dhunti e tija te tipit inteligjent.

Merr pjese ne seminaret nderkombetare per specializimin ne Institutet publike,duke rritur aftesite tij komunikuese mes njerezve duke u shndruar ne nje lider i urtesise popullore.

Ai shquhet si nje veprimatar shoqeror duke kontribuar me gjithe shpirt ne problemet me jetike te popullsise dhe deri ne ato me kardinale ne proçest e perparimit e demokratizimit te jetes ne vend.

Per keto merita e aftesi ,banoret e Lagjes Nr.6 te qytetit te Tiranes,i japin votebesimin e plote per zgjedhjen  e tij ne keshillin bashkiak,Sekretar Bashkie dhe sot krenohen me te,duke i paraprire atyre ne te gjitha problemet dhe interesat e tyre per zgjidhje e mbaresi.

Perkushtimi i tij si qytetar i denje,do te ngrere me lart emrin e figuren e tij,ne obligimin patriotik te trashegimise kombetare,me traditat me te mira historike e kulturore te vendlindjes.

Ai behet promotori i krijimit dhe organizimi i shoqates Devolli ne vend e jashte saj,duke qene e dhene shembullin inkurajues me aktivitete te larmishme,me Degen e Tiranes,si kryetar i apasionuar pas saj.

Kete e pashe me syte e mij dhe u befasova ne Tirane,gjate promovimit te librit "Devoll Albania" te L.K.ne sallen e Akademis te Shkencave,jo vetem per pjesmarjen por dhe per organizimin cilesor te aktivitetit qe ishte me interes per auditorin.

Akoma me i bukur ishte aktiviteti zhvilluar keto kohet e fundit per prezantimin e filmit dokumentar kushtuar figures historike kombetare te Martin Camajtnga kineastja dhe regjizore Tefta Radi.

....Te flasesh e te shkruash per Guri Seferin do te duhej kohe e gjate,por ne le te mjaftohemi me fjalet e gjalla nga miqte e shoket e tij te ngushte,siç i quan ai,koleget dhe intelektualet qe rrethojne pa komplimete.

Poeti Skender Kodra,me banim ne Boston SHBA, para se te nisesha per Shqiperi,me tha se po shkove ne Tirane mos lere pa takuar Guri Seferin.

Ai me tha se ne syte e tij do te shohesh gjithe Devollin,dhe ne fjalet e tij do te degjosh devollinjte e mençur e punetore.

Ashtu ishte me te vertete nuk u zhgenjeva,por u manihta nga ajo e vertete.

Nje miku im i vjeter specialist ekonomist Myfterem Duçi,duke biseduar,me citoi se e shikon ate burre,e kish fjalen per Gurin,sikur ai njeri ta kiish vene gjithe potencialin e tij mendor siç e ka shkrire per atdhetarizmin duke punuar pa paguar as nje qindarke,ne kohe e ne hapesire,per nje bisnes te tijin ,sot ai do te ishte milionieri me i madh i vendit.

Ndersa kolegete tij te ngushte qe rrethojne ne mjediset shoqerore,Studjuesi Viktor Demirazi,gazetarja Ervehe Baruti,shkrimtari Hysen Kocibelli,historiani Ismet Larti,duke pire nje kafe me te,guxuan t'i thone ne sy fjalet me ekzemplare te nje njeriut dhe te intelektualit  te kompletuar.

Me la mbresa te thella fjalet e veprimtarit te shquar shoqeror Xhevair Ahmetli,i cili e cilesoi ate,si nje njeri qe i ka shoket e rralle,e qe sakrifikon jeten e tij private per shqoqerine,duke qene dhe shembull  si edukator me familjen tij..

Potretin e tij modest po e mbyll me fjalet e poetit tone te madh kombetar Dritero Agolli,Nderi i Kombit,gjate takimit me te ne Tirane,, ku me shoqeronte Guri,duke e prezantuar,atë:

-"Me Guri Seferin, jo vetem krenohemi ne intelektualet devollinj,por mburemi se ai na nderon duke qene devolli dhe devollinjte, ne balle te proçeseve demokratike e te Rilindjes te Shqiperisë."



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora