E premte, 19.04.2024, 04:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Neshat Mehmedi: Shoqata kulturore Karnavalet Ilire

E shtune, 29.04.2017, 01:00 PM


Referat – Shoqata kulturore “Karnavalet Ilire” f. Bozovcë – Tetovë

Shkruan: Neshat Mehmedi

Të nderuar të pranishëm anë e mbanë trojeve shqiptare, kjo tregon se pjesëmarrja e juaj fizike sot fletë shumë, flet më shumë se 1000 fjalë: më lejoni të përshëndes, Përfaqësuesin e Komunës së Tetovës, Zotri Ahmed Qazimin, shef i sektorit për Veprimtari Publike, Pra të nderuar të pranishëm edhe pse s’është këtu, përshëndes Kryetaren  e  komunës së Tetovës znj. Tetuta Arifi, që sot ky manifestim kaq me vlera historike  mbahet nën patronazhin e saj dhe finacim të komunes.

Përshëndes Institutet; Institutin Albanologjk nga Prishtina dega e folklorit, Prof. Dr.  Zimer Nezirin,  Institutin e Trashigimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me drejtorin  Prof. Dr. Skender Asanini dhe përfaqësuesit e  saj,Përshendes në mënyrë të veçant Efendi Miqail Osmanin – nga Miftinia e Strugës, Hoxhën nga Prizreni Enver Batiun doktor shkencash të Historisë, Institutin e folkorit shqiptarë në shkup Udhëheqësin Prof.Dr. Izaim Murtezanin, Dekanin e Fakultetit filologjik Prof.Dr. Fatmir Sulejmanin, Prof. Ordinar - Dekanin e Fakultetit të arteve Miftar Memetin, i cili na ndihmoi në realizimin e Vulës dhe Logos të shoqatës Karnavalet Ilire, Etnografin Dr. Nexhat Çoçaj, etnografin Dr. Hamdi Mediun,  Prof Dr. Sefer Tahirin, Prof Dr. Sevdail Demirin, Përshëndesim Lazim Destanin Humanistin e përmasave mbarë kombëtare ( edhe pse sështë  këtu), po smund të lëm pa e përmendur të ndjerin Profesor Fadil Sulejmani, themeluesin e Universitetit të Tetovës, përkrahësin dhe mbështetësin e Karnavaleve Ilire aq sa ishte gjallë, Kryetarin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ‘’EMIN DURAKU’’ në Shkup, z. Fadil Zeneli si dhe valltarët pjesëmarrës, Drejtorin e SH.K.A ‘’ Xheladin Zeqiri’’ në  Tetovë Profesor Jeton Pustina dhe Koreografin dr. Remzi Matoshin si dhe valltarët pjesëmarrës, Vëllezërit Sejdiu, bilbilat  e Bozovces, Artistët e mëdhenjë të Teatrit të tetovës Arsim Fazlija dhe  Muzafer Etemin, përshëndes në mënyr të veçantë tri nuset e teleisura përherë të parë nga gjinia femrore (Ardiana Alili, Rresmie Alili, Orgesa Osmani ) Përshëndes Prof. Dr. Vebi Bexhetin, Prof. Dr. Hamit Xhaferin nga Korçova, Prof. Dr. Lazim Kamberin, Prof . Dr. Agim Poshka nga Struga, Prof. Sherif Sulejmanin,  Sazan Papranikun dhe Inspektorin  Shtetror  të Arsimit Nuri Kolecin  nga Dibra

Përshëndesë të gjithë bashkëkatundarët e mi dhe  të gjithë misafirët e pranishëm; nga Dibra, Struga, Ohri, Korçova, Gostivari, Tetova, Shkupi e Kumanova, Prishtina, Gjakova, Prizreni e Opoja, Kukësi e Tirana

Të nderuara të pranishëm, katundarë e qytetar, anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në diasporë, Mirëseerdhet  në Malësin e Sharrit, në vendbanimet e sajë, ku janë vend burim i historisë, kulturës, traditës, riteve, zakoneve, mikëpritjes e bujarisë,… e njëra ndër to është edhe Bozovca. Sot, bashkaeisht me Ju, festojmë Karnevalet Ilire, të nëntin vit me rradhë,  që organizohet  në katundin Bozovcë. Ne bashkërisht me Ju u japim jetë, gjallëri dhe shëndet. Kjo pjesëmarrja kaq madhore tregon se:  Ne si popull po ecim rrugën e duhur me hapa shumë të sigurt, të qëndrushëm e të bashkuar, sepse jeta kulturore po e merr vetn,… sepse kjo tregon  të gjithë ndihmojnë nëse kërkohet ndihmë,… Bashkëpunimi I jonë meju mësues, profesorë, student e.studiues,  Institute, shoqëri kulturore, ansamble, istitucione, e …shpresoj të bëhet edhe më I fuqishëm, të ketë gjallri çdo vendbanim I jonë, çdo lagje e katundit apo e qytetit edhe në arsim gjithëpërfshirës, ekonomi e teknologji... Kështu të bashkuar sdo ti lejojmë albanofobët të naçveshin historin, kulturën, traditat, ritet,… e të na imponojnë histori të re, kulture te re, adete e rite të reja, siçe kanë bërë aparatet shtetrore, duke paisur me dokumente të rejshme, me emra e mbiemra të rejshëm se gjoja janë shqiptar  në profesione të ndryshme, si në arsim, fe, histori e lëmi të tjera

–,…falë shkollimit të gjithëanshëm të rinisë dhe bashkpunimit të përgjithshëm, mësuesve, profesorëve, historianëve, studiuesëve,  klerikeve fetarë, institutive, sot  po lulëzon familja, gjallron kombi, pra rina shqiptare sot po korrin suksese mahnitëse në vendëlindje, atëdhe e gjithëandej nëpër botë.: në mësime, shkecë, kulture, sport, e në ligjëvënie. …

Sot zemra të bëhet mal, veçënarisht kur sheh në këtë mes një numër kaq të madhë të femrës së shkolluar, bile një numër shumë I madh me tituj shkencor.Përsëri armiqtë e popullit shqiptarë skanë të ndal, ata le të flasin, ata le thonë çfarë të duan, kot e kanë, sepse kultura sështë pron e askujt personale, por është e popullit, ajo ruhet dhe kultivohet, pra përcillet nga brezi në brezin tjetër, siç e përcjellim gjuhën nga brezi në brezë, po ai që se përcjell  kulturën…, qoftë edhe gjuhën shumë kollaj do të asimilohet.

Këta të rinjë që I shihni këtu e që si njihni janë djemë të rinjë e të reja, janë  fëmijët tanë, jane vëllezër e motrat tona, janë të afërmit tanë, janë rinist, student, e nxënës, jo vetëm nga Bozovca , por edhe nga Veshalla. Sot këta për disa orë do na argëtojnë me trashigimin mijravjeçare Iliro – Pellazge. Veshmbathjet dhe kulturën që shfaqin sot, sjanë të marruara uha e as kopjim nga popujt e tjerë, po janë kryekëput kulture dhe  veshmbathjet tona kombëtare e tradicionale nga të parët tanë , këtu I gjetëm; Tyrqit, brezi, xhemadani, lurka, gëzofi, ferexha, lëkura, shkopit, strajcat e mbushura me hi, pra dy mjete luftarake të kohës, bashkë me shkopin, ndërsa hiri është edhe dizenfektues.kësulat, dhe maskat e ndryshme të nusërisë dhe të humorit.Më vjen keq që smund të shihni sot kalin e improvizuar nga Neshati I Miles dhe Beteshi I Demes në Bozovcë dhe Rakipi Harunit e Resia në katundin Veshallë. Këta improvizime I kanë bërë para tetëdhjet vitesh.Nuk mund të shihni as brirët e kijeve, deshe e të cjepe,…Edhe këta tre nuse që I shihni janë të maskuara, Ne si kemi marr huazim, po I gjetëm kështu si I shihni, na I lanë të parët tanë, jo vetëm në Malësinë e Sharrit, por edhe më gjërë, pra përfat të keq kjo ngjyrosje – teleisje gati dy dekada më spraktikohet,

Të nderuar vëllezër e motra kështu e teleisur ka ardhur bashkëshortja ime, nëna ime, lokja ime, …pra me një fjalë të gjithë grate e malësisë e gjithëandej trojeve shqiptare, kështu janë teleisur nga telakja. Përfat të keq teleisja më sot spraktikohet.  Po ta analizojmë ngjyrat e tyre kanë një domethënje shumë të madhe që të çojnë te të parrët tanë iliro – Pellazgët.

Në ditën e parë të nusërisë telehiset e tërë fytyra me ngjyrë të bardhë. Mbi të bardhën në dy faqet vëndoset nga një rreth i kuq i mbështjellur me rrathë të verdhë nga këtu shpërndahen rreze simetrike,  të lidhura njëra me tjetrën me ngjyrë të verdhë e të shëndritshme. Pra në formën e diellit,me rreze qe shperndahen në hapsirë. Por në këtë hapsirë dielli ngrohë jo njelloj dhe rrezet e diellit nuk shpërndahen njejtë, sepse mbrenda njëzetë e katër orësh dielli në dukje lind dhe perendon, por në realitet ai gjithënjë lind,rrezet e diellit token se ngrohin njejtë, pra ku më shumë e ku më pak. Që do të thotë se nusja e re duhet të lindë fëmijë e të le trashegimtarë, për përtirje dhe shtim të familjes dhe mbarë shoqëris, sikur dielli – drita që është kushtë jetësor për qenjet e gjalla dhe zhvillimine tyre .Pra edhe nusja është rrënjësore për pjellshmërinë dhe përtrirjen e familjes dhe kombit në përgjithësi. Ne mbrendësi te  ketij dielli te pikturuar mbizoteron vetëm ngjyra e kuqe që nenkupton zjarrin. Zjarri shpreh gjallërinë,  jetën në vazhdimesi, begatinë, dhe pjelleshmërinë. Pra aty ku sheh zjarr, aty ka jetë, aty ka gjallëri, punë dhe mbarësi. Kurse ngjyra e bardhë tregon pastërin  e  femrës shqiptare, nënës shqiptare dhe të kombit shqiptarë,...

Pra sikur që sbie ndesh telisja e nuseve, sbien ndesh as këta maska që I shini në fytyrat e këtyre të rinjëve, që janë pjesë humori, janë pjesë nga lëkura e kafshëve  ku kemi mbijetuar nga këta, pra lëkurat e bagëtisë I kemi përdorur për mbulesa e veshmbathje dhe për maska sikurse sot. Pra ju sot do të shihni se këta karnavale janë thjesht humor, kulturë dhe as gjë të keqe si sjellin as kujt, e aqë më pak fesë.

Armiqtë po I friksohen tmersisht zgjimit, vetëdisimit, shkollimit, ringjalljes së Kultures tonë,… dihet se pse. Ata me vetedije e nëpërmjet istitucioneve kanë përvetësuar historin, heronjët, monomentet e lashta kulturore,  kulturën, po më e keqja më e madhe edhe  pjesë të popullit. Ama sdo ta arrin kurrën e kurrës, sepse kjo përkrahje, kjo mbështetje kaq madhështore anë e mbaë trojeve shqiptare, nga studiuesit, profesorët, klerikët fetarë, institutet , historianët,…tregon se me punë të palodhur, hulumtime shkencore, fakte e argument,… ku te gjithat janë në anën tone, do ti gjunjëzojmë hajdutët.

Sot do të keni mundësi të shihni copëz nga e kaluara e jonë e lashtë Iliro – Pellazge, këto këngë e kumbona do na e shkundin pluhurin  e haresës, do na nxitin ta duam më shumë njëri tjetrin, ta nderojmë e ta ndihmojmë në të gjitha sferat e jetës, kështu do të bëhemi më të forte në arsim, shkencë, sport, kulture, ekonomi, teknologji, industri,…

Shkollimi bënë zhvillim dhe bashkim, bashkimi si sot  bënë fuqi.

Moment të këndëshme!

Me rastin e mbajtjes së manifestimit të paradokohshëm tradicional “Karnavalet Iire” (12 mars, 2017) të malësisë së Sharrit në katundin Bozovcë të komunës së Tetovës, por njëkohësisht u promovua edicioni i 14-të i botimit të veçantë periodik “Scupi”, me temë “Karnavalet Ilire në Bozovcë nga ITSHKSH, të tribunës shkencore nga viti I kaluar dedikuar enkas këtij manifestimi, Këshilli organizativ i shoqatës kulturore ’’KARNAVALET ILIRE’’ në Bozovcë, shfrytëzon rastin që të gjithë kontribuesve dhe pjesëmarrësve në këtë ndodhi kulturore t’u shfaq këtë:

FALËNDERIM PUBLIK:

Falënderojmë kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pasi manifestimi i pagëzuar “Karnavalet ilire’’ të malësisë së Sharrit në fshatin Bozovcë të komunës së Tetovës” mbahet nën patronazhin e saj dhe financohen nga komuna e Tetovës. Tanimë janë institucionalizuar dhe regjistruar në Regjistrin Qendror të R. së Maqedonisë me emrin shoqatëa kulturore ’’KARNAVALET ILIRE’’ fsh. Bozovcë – Tetovë. (Themelues të saj janë; Vllaznim Kamberi, Seladin Xhezairi, Liman Mehmedi, Fatmir Sulejmani dhe Neshat Mehmedi).

Falënderojmë përfaqësuesin e komunës së Tetovës, përkatësisht Shefin e Sektorit për Veprimtari Publike, Ahmed Qazimi, Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përkatësisht përfaqësuesit e tij: Drejtorin Prof. Dr. Skender Asanin, Sekretarin Prof. Dr. Sefer Tahirin dhe Prof. Dr. Sevdail Demirin. Institutin Albanologjk nga Prishtina dega e folklorit Pro.Dr. Zimer Nezirin, Institutin e Folkorit Shqiptarë në Shkup Udhëheqësin Prof.Dr. Izaim Murtezanin, poashtu falënderojmë Dekanin e Fakultetit filologjik Prof.Dr. Fatmir Sulejmanin, Dekanin e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, Prof. dr. Miftar Memetin, i cili na ndihmoi në realizimin e vulës dhe logos të shoqatës Karnavalet Ilire, Profesorin Abdi Bajramin që na e zbukuroi sallën me pikturat e tijë shumë të bukura e tërheqëse me motive nga bjeshkët e Sharrit, humanistin e përmasave mbarëkombëtare, Lazim Destanin (edhe pse nuk ishte i pranishëm), Një kohësishtë përshëndesim mbështetsin dhe përkrahahësin më të madh të ‘’Karnavaleve Ilire’’ – të ndjerin Prof. Dr. Fadil Sulejmani – themelues i Universitetit të Tetovës, dy bilbilat – kultivuesit e këngëve burimore Jashar dhe Idajet Sejdiun që me zërin e këndshëm të tyre kënaqën të pranishmit, drejtorin e ShF “ Besa ’’ Shefajet Rmadani të katundit Veshallë (që ndihmoi me pjatat, lugët, letrën për tavolinën), drejtorin dhe Sekretarin e ShF “Rexhep Voka’’Ali Shefitin dhe Shefajet Ismailin që na ndihmuan me veshëmbathjet( tyrqi, kësula, këmisha, xhemadanë dhe breza,Profesor Vllaznim Kamberin, Skënder Hikmet Azizin që na dhuroi ndihmë kumbona për Shoqatën kulturore “ Karnavalet Ilire’’, falenderojmë Ibrahim Mahmudin që bleu tridhjetë e pesë xhama për sallonin e katundit dhe Hazir Zeqirin që i montoi, falenderojmë Prof. Dr. Arlind Farizin që na dhëroi flamuj për Shoqatën, përshëndes anëtarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “EMIN DURAKU” nga Shkupi dhe të SHoqërisë Kulturore Artistike“ XHELADIN ZEQIRI” nga Tetova, që me vallet e bukura mahnitën të pranishmit, ashtu si fluturojnë shqiponjat në majet e maleve të Sharrit- Korabit – Tomorit,… valltarët fluturonin në manifestimin Kulturor “Karnavalet Ilire’’ në Bozovcë, përshëndes Kryetarin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “EMIN DURAKU’’ z. Fadil Zenelin – njëherit edhe udhëheqës i emisionit Konaku te Tv shenja, që na ndihmoi me veshmbathjet e tre nuseve komplet, me tyrqi, këmisha, kësula, xhemadan… për karnavalistët( dhe udhëhoqi programin në “Karnavalet Ilire’’ ), drejtorin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri’’, Prof. Dr. Jeton Pustinën, koreografin dhe vallëtarin e mirënjohur prof. dr. Remzi Matoshin të- SHKA “ XHELADIN ZEQIRI” nga Tetova, Tre vajzat naëtare të SHKA“ Xheladin Zeqiri’’ Ardiana Alili, Resmie Alili ( motra nga katundi Tearcë ) dhe Orgesa Osmani (nga Tetova) që u Teleisën në Manifestimi Tradicional “Karnavaleve Ilire” në Bozovcë, përshëndes Rilindën dhe Rahimin ( motër e vëlla, e para nuse e teleisur, ndërsa i dyti rolin e dhëndërit ).Përshëndetim saraçin - Biron Munirini që bëri qepjen e strajcave pa pagesë dhe na ndihmoi për të tretin vit me kumbonat e tijë. Përshëndetim Naim Vatën - mjeshtrin më me nam të punimit të gurit nga Shqipëria që për të dytin vit rreshtë na ndihmon me veshje autoktone për nusen dhe dhëndërin. Përshëndetim Irfan Bakijën që rregullisht na ndihmon me gëzofat e tijë dhe pantullonat e leshta si dhe bashkë me Sherif Sulejmanin , Amet Kamberin, Besir Mehmedin dhe Bajram Kadriun na ndihmuan në përgatitjen e Karnavalistëve, dhe të gjithë ata që ndihmuan në shpërndarjen e ushqimit, Aktorin Muzafer Etemin që na ndihmoi me lurka, tyrqi, xhemadanë dhe breza, Përshëndetim aktorin e mirënjohur – Arsim Fazlia (nga Tetova) me monologun “Bariu i Vetmuar’’ dhe aktorin Agron Biba( nga Ohri) që na e madhëruan manifestimin, Përshëndesim Efendi Miqail Osmanin kryeimam në Myftinin e Strugës dhe Imamin Prof. Dr. Enver Batiun nga Prizreni, fjalimet përshëndetëse të tyre u ndërpren nga duartrokitjet frenetike në shenjë respekti për mesazhin drejtuar masës, etnologun – studiuesin prof. dr. Nexhat Çoçaj, drejtorin e Revistës ‘’Fidani’’ Berat Batiu, fotografin e mirënjohur nga Prizreni - Syri Ramadani, Prof.Dr. Ymer Domin nga Tirana, studiuesin prof. dr. Vebi Bexhetin, Studiuesin e folklorit burimor Prof.Dr. Hamit Xhaferin, Prof.Mr. Sherif Sulejmanin, Prof.Dr. Agim Poshka, Prof.Dr. Hamdi Mediun, Prof. Dr. Enver Beqirin, Prof. Dr. Lazim Kamberin, Sekretarin e Juridikut Mr. Ali Saliun, Sazan Prapanikun, mësuesen Shpresa Sinani,mësuesin Sulejman Ramadani, Lavdrim Mehmedin … si dhe të gjithë mediat që ishin të pranishme:Tv Alsatin, Tv 21 mk, Tv Shenja Konaku, Tv Artin, Tv Kohën, Tv Topestradën , Tv Besën, Mtv2 që me lajmet dhe dokumentarët e përgatitur enkas për Karnavalet Ilire ndihmuan në informimin e teleshikuesve anë e mbanë trojeve shqiptare dhe në diasporë, përshëndesimë mësuesë e profesorë,… të gjithë mysafirët nga Dibra, Struga, Ohri, Korçova, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, Prishtina, Prizreni, Gjakova e Tirana, Përshëndetim misafirët nga Veshalla, Brodeci, Shipkovica, Liseci, Gajrja, Sellca, Llaca,Vejca, Xherma, Reçicë…e në mënyrë të veçantë pesë karnavalistët nga katundi Veshallë që e begatuan traditën e lashtë autoktone, si çdo vit më parë. Përshëndetim bashkëkatundarët e Bozovcës që treguan bujarinë, mikpritjen e rrallë që çdo kush e ka lakmi, përshëndes rininë e Bozovcës që është bastion i ruajtjes së traditave dhe të trashëgimisë kulturore mijëravjeçare duke përfshirë: Karnavalet Ilire, Ditën e Verës, Ditën e Luleve, Shëngjergjin dhe shumë elemente tjera që e karakterizojnë folklorin dhe etnologjinë e kësaj ane.

Kërkojmë ndjesë nëse kemi harruar pa përmendur emra apo kontribues tjerë të cilët në mënyra të ndryshme ndihmuan në madhështinë e këtijë manifestimi mijëravjeçarë. Çdo lëshim nga ana e jonë është e rastësishme dhe e paqëllimtë. Ju lutemi për mirëkuptim!

Pra, të gjithë bashkarisht promovuam vlera të trashëgimisë kulturore mijëravjeçare ‘’Karnavalet ilire’’, të përcjellura brez pas brezi deri në ditët tona. Pjesëmarrëja Juaj aq e madhe, anë e mbanë trojeve shqiptare, ndikuan që ky manifestim kulturor të merrte përmasa tejet madhështore.

Shpresojmë të takohemi përsëri në vitet e ardhshme ku do të festohet fillimi I dhjetëvjetorit të Karnavaleve Ilire – pra viti jubilarë.

Ju faleminderit për pjesëmarrje dhe përkrahje!

Zoti ju Bekofte!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora