Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Nga vijnë shqiptarët Kim Mehmeti?

| E merkure, 26.04.2017, 08:49 PM |


Nga vijnë shqiptarët Kim Mehmeti?

Kim Mehmeti , të kujtohet kjo “ : Zbatimi serioz i strategjisë turke për shtrirjen e ndikimit të saj në territoret shqiptare, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni, fillon në Kongresin tre ditor, 29-31 Maj 2014, të mbajtur në Hotelin “Holiday inn-A irport” në Stamboll. Kongresi i organizuar nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike (QKSE), nën kujdesin e drejtpërdrejtë të zv.kryeministrit turk, Hayrulah Isler. Në Kongres kanë marrë pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Qëllimi kryesor për organizimin e këtij Kongresi në Stamboll, ishte krijimi i kushteve për themelimin e partive politike simotra të Partisë se Drejtësisë së Erdoganit në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe studimi i një veprimi politik specifik në Shqipëri. Një mënyrë e tillë e organizimit do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë në të gjitha drejtimet. Para së gjithash do të ketë mbështetje konkrete finansiare nga QKSE e përkrahur drejtëpërdrejtë nga qeveria turke.( http://standardi.eu/…/Zbardhet-strategjia-p%C3%ABr-shtrirje…) “

Kim Mehmeti të pata shkruar dikur : “Të fshehur në gëzhojën e qëllimeve perfide ;ç`kombëtarizimin e shqiptarëve të Maqedonisë e të “stolisur “ me flamuj kombëtar , plisa dhe fjalë të mëdha “atdhetarije”, lloji i Kim Mehmetit i sjell shumë dëme vetëdijes shqiptare ( ashtu të dobësuar ) , me mënyrat më të ndryshme . Kim Mehmeti nuk është vetëm , ai është i mbajtur fortë nga strukturat më antishqiptare . Shitet si atdhetar , gojën plotë demagogji mashtruese; e në thelb një ujk , buzëqeshjes së të cilit duhet ti frikohemi. “

Lexuesve duhett`iu rikujtoj edhe këtë :” “Shpesh ne tekstet tua ti perkrah islamin ekstrem dhe glorifikoni pushtuesit otoman. Një fe e cila na u imponua me dhunë e gjenocid, ju e spjegoni si pranim te natyrshëm, madje kaloni edhe në absurd duke thënë se na ka sjellë të mira….. Edhe unë e ndaj mendimin që “Kim Mehemti është njeriu i fundit i cili mund të flet në emër te Shqiptarëve apo si Shqiptar. Vonë të ka rënë në mend se nga te deklaruarit si Shqiptar ka perfitime. Perfitime per te falsifikuar historinë dhe trungun tonë. Nga një popull i vjetër, ndër më të vjetrit në Evropë, mundoheni te paraqitni një komb multi-kulti, mbeturina te pushtuesve të ndryshëm të cilët kaluan nëpër Ballkan në kohë të ndryshme gjatë historisë.(shkruan Sali Rexhaj) «

Edhe këte : ” Kim Mehmeti thotë se në Maqedoni islami i ka ruajtur shqiptarët nga asimilimi.’ këtu të pati përkarhur edhe Glauk Konjufca i VV, në promovimin e librit tënd në Prishtinë

Një mik i imi , publicist shumë me vlerë pati shkruar :”Unë nuk e di se ku i merr faktet një njeri si Kim Mehmeti, cili është konsideruar si model i jugosllavit të realizuar dhe më vonë produkt i vyeshëm i multikulturalizmit (duke vjelë fonde nga të huajt deri vonë) në Maqedoni të falsifikoj historinë. E kjo s’ka të bëjë me islamin si besim, por me një falsifikim të qëllimtë të fakteve. Pse e bën Kimi këtë punë? Jo për historinë, por për aktualitetin. Ai e di se në anën tonë dhe në Kumanovë sidomos viteve të fundit është radikalizuar islami për qëllime politike dhe Kimi ku ta dijë se për çfarë ëndrre lufton, të bëhet lider? Nuk e di.”( nga Fahri Xharra, Fol Kim Mehmeti , se shqiponja nuk është haram ! )

Kim Mehmeti  « Gazeta proqeveritare Dnevnik, e cila ka mështetur fuqishëm protestat antishqiptare në Shkup, ka publikuar sot në shkrim, në të cilin theksohet se shqiptarët kanë prejardhje nga Afrika, përcjellë agjencia e lajmeve INA.  Sipas informacioneve  të një hulumtimi në të cilin bazohet gazeta shqiptarët janë më të afërtë me popujtë që jetojnë në Afrikë, gjegjësisht, halpogrupet E2 dhe E3 që janë të ngjajshme me ADN Marokenëve dhe Alizhirit. Sipas këtij studimi maqedonasit kanë afërsi me Serbët dhe Bullgarët. Madje theksohet se popujtë sllavë nuk kanë ardhur nga Karpatet. «

E sheh burrë i botës se si  i mbyllet goja vetvetes ?

Fahri Xharra,25.04.17