Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Gratë shqiptare që martohen me serbë, i trajtojnë mall që shitet e blihet!

| E hene, 17.04.2017, 02:26 PM |


Gratë shqiptare që martohen me serbë, i trajtojnë mall që shitet e blihet!

Pse i përziejnë këto martesa interesi e fatkeqe me martesat e qifteve shqiptare Dardani- Shqipëri, që bëhen nga dashuria.

Nga Gani MEHMETAJ

1. Martesat e grave nga Shqipëria e veriut, me burrat e moshuar serb bëhet me mblesëri. Janë martesa fatkeqe, pa dashuri, pa njohje të mëparshme, me dallime të mëdha në moshë, me interesa të qarta materiale deri në cinizëm. Gratë nga malësia e varfër shiten e blihen, jo pak syresh janë viktima seksi. Me t'u martuar i detyrojnë të ndërrojnë identitet kombëtar, pra ato nuk guxojnë as të deklarohen, as të flasin shqip, ua ndërrojnë  identitetin fetar, nëse janë katolike apo myslimane, detyrimisht i bëjnë ortodokse serbe, ua ndërrojnë emrat: nga Bardha i pagëzojnë në Mileva, Zorka, Radojka, Milojka, Stanojka etj. Ato gra fatkeqe ende pa filluar jetën bashkëshortore i trajtojnë më keq se sa në mesjetë, janë gra që i depersonalizojnë e i denigrojnë. Përkatësinë e dikurshme shqiptare e kanë mallkim, që i ndjek prapa. S'ka katundar a katundare serbe që nuk flet me përbuzje deri në urrejtje për këto gra, për të cilat kushërinjtë e tyre kanë paguar 5000 euro e sipëri. Shumë prej këtyre grave malësore nuk e kanë përballuar trajtimin çnjerëzor te familjes serbe, prandaj kanë ikur kah sytë këmbët, në kufijtë e çmendurisë me ato që kanë përjetuar.

Shoqatat e grave në Shqipëri e në Kosovë më shumë se me çdo gjë tjetër duhet të merren më fenomenin e shitje-blerjes së këtyre grave, duhet të denoncojnë e të arrestojnë mblesit që janë serbë, shqiptarë, goranë e e sllavë maqedonas. Shoqatat për mbrojtjen e grave më parë se për çdo gjë tjetër do të duhej të luftojnë për shkeljen flagrante të dinjitetit e integritetit të grave të shitura në familjet serbe, sepse i trajtojnë si mushka pune e skllave. Dhe s'kanë ku të ankohen, sepse katundet ku jetojnë janë prapa diellit.

Kush martohet me gratë e vajzat lenesha të malësisë së Mbishkodrës? Kryesisht pleq apo burra të shkuar në moshë që nuk i mori askush, (serbet ikin në qytet ta kërkojnë fatin), të ve apo me pamje që lënë shumë për të dëshiruar. Dhëndri serb jeton në katundet e humbura, ku  jeta gati është shuar, apo është një jetë e mjerë. Në këto katunde shtëpitë kundërmojnë si të ishin thark i derrave,  mesjeta e hershme e kohës së "opçinave" sllave, është ulur këmbëkryq.

2. Nuk e di pse rastet e këtyre martesave me mblesëri trajtohen në rrafshin e barabartë me martesat e qifteve shqiptaro-shqiptare që bëhen me dashuri. Sipas statistikave janë mijëra qifte ku njëri është nga Tirana, Durrësi apo Korça, ndërsa tjetri nga Peja, Prishtina, Gjakova apo Drenica. Sa shumë ndryshojnë këto martesa, me martesat me mblesëri. Por, për martesat me dashuri nuk shkroi askush, kurse për martesat me mblesëri u bë shumë zhurmë, madje me synim nxitjen e mos durimit shqiptaro-shqiptar.

Para shumë vjetësh pata biseduar me një zyrtar të Ambasadës Shqiptare në Prishtinë për martesat shqiptaro-shqiptare. Janë mijëra, me tha, nuk e ke idenë sa shumë na paraqitën kur duan të kurorëzohen e ta rregullojnë shtetësinë. Janë shumë qifte që bashkëjetojnë, një formë e martesës së pa legalizuar, kurse dashuritë e ndërsjella nuk janë të pakta.

Në Dardani gratë nga Shqipëria i çmojnë shumë, sepse shtëpinë ta bëjnë parajsë, thonë ata që patën fatin të martohen. Por  edhe familjet e vajzave shqiptare që janë martuar me djem të Dardanisë janë të lumtur që bënë dhëndër, burrë me karakter, që koka i prek të tavan, sikurse thonë ata.